Skip to main content

Amaneti i dashurisë nga Dritëro Agolli



Muajit e fundit të vitit akademik janë shumë të ngarkuara për studentët e nxënësit. Po e nis kështu shkrimin e ditës së sotme, jo në një formë për të justifikuar mungesën në "Një tufë rrezesh nëpër RE" apo për të treguar se po kaloj ditë të parehatshme, por për t’i treguar bashkëmoshatarëve se ajo që po përjetojnë është e përbashkët dhe nuk janë të vetëm.

Në ditë të tilla, kur të vetmet lexime që më mbushin ditë-natën janë ato në lidhje më shkollën e kur në çdo çast më duhet të shkruaj të gjitha idetë që më lindin për punën timë shkencore, kudo që të ndodhem, të lexuarit letërsi e konsideroj luks edhe pse është dashuria ime më e madhe. Megjithatë, këto ditë që sytë më përvëlojnë nga rrezatimi i gjithfarë ekrani teknologjik, e vetmja hapësirë për t’u argëtuar, frymëzuar dhe për të gjetur prehje është të lexoj poezi.

Gjithçka kisha nevojë ishte një shije e ëmbël shpirti, melhem dashurie dhe tharm jete dhe nuk mund ta gjeja askund tjetër ve çse në poezitë e Dritëro Agollit.

Çdo lexues ka disa libra të dashur, njësoj si miqtë, të cilëve u hap zemrën në netët e gjata pa hënë, u rrëfen pasiguritë nën dritën e lehtë mbrëmjeve, gjen shpatullën për të ndarë frikërat dhe mbështet kokën në vargjet e shkronjat e tyre. I tillë është për mua ky libër. “E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua” është libri i parë i botuar pas largimit nga jeta të Agollit, nën kujdesin e veçantë të zonjës së tij, Sadijes dhe poetit Ilirian Zhupa.

Qysh nga titulli mund të kuptohet lehtësisht se tërësia e përmbledhjes poetike i dedikohet dashurisë.

Së pari, ky libër është një kujtesë për dashurinë e vertetë. Mes të rinjve ndihet sikur dashuria ka evoluar dhe domosdoshmërisht është hasur me rrugëtimin drejt modernizimit, ku nganjëherë ndihet se ka ngecur nëpër skutat e të pavërtetës. Megjithatë, mes të rinjve ka nga ata shpirtra të vjetër, për të cilët dashuria mbetet e thjeshtë dhe kuptimplotë, njësoj si në gjashtëdhjetë vitet e shkuara apo në shekuj më parë.

Ndër rreshtat e Agollit, pa e menduar dy herë më kujtohet aroma e parezistueshme e shtëpisë, ngrohtësia e njerëzve të dashur, rehatia e dashurisë, oazi i paqtë, romancat në kohë të vështira e gjithashtu shpresa.

Së dyti, mënyra e jashtëzakonshme e respektit dhe dashurisë së tij për gruan, bashkëshorten, nënën është frymëzuese dhe të mbush me ndjesitë me të bukura të universit. Dritëroi i përkushtohet më shumë vëmëndje dhe kujdes dashurisë, duke e trajtuar atë në  çdo hallkë, qysh tek dashuri çkat lojcake, tek dashuritë në largësi, mjalti i martesës, vazhdimësia e saj, ëmbëlsia me të vegjlit e deri tëk faza e dashurisë së mo çme, e cila pasi është maturuar për një jetë nuk i frigohet më as vdekjes dhe është transformuar në një energji hyjnore.

Sa më shumë lexoj Agollin aq më shumë dashurinë e përfytyroj si pemën e bukur, plot gjelbërim e fruta të ëmbla, e cila kërkon të pastrohet nga barërat e këqinj, të kujdesesh për dheun dhe ujitjen e saj dhe vetëm kur bëhet e madhe aq sa të kthehet në ombrellën tënde të sigurisë, atëhërë kur jashtë bërtet furtuna, por nën strehën e saj rrezaton dielli, në ato çaste mund të konsiderosh se në këtë botë ke gjetur vërtetë një thesar me vlerë.

Së treti, unë mahnitem   çdo herë që ndër rreshtat e tij has adhurimin e shprehur hapur për të dashurën e përjetshme. Dritëroi ka fuqinë ta hyjnizojë dashurinë e tij të madhe, ta kthej në përmase surreale edhe pse dashuria e tij është e thjeshtë, shumë e prekshmë, reale, pa zbukurime të kota, pa asgjë të ndërlikuar.

Në përfundim mund të thëm se libri “E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua” shkruar nga Dritëro Agolli është një qoshkë prehje dhe kënaqësie, në ditë të bukura e të vështira. Nëse dëshironi t’i falni vetes disa orë të mbushura me frymëzim rikthjuni leximit të poezive dhe më pas të gjitha do i shihni pak më ndryshe.

Ju ftoj në leximin e “E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua”!

Lexohemi shumë shpejt,
©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com



Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *