Periudha e festave është e përshatshme për t’i kushtuar më shumë kohe vetes, aktiviteteve që na kënaqin e na ushqejnë plot energji të reja. Gjatë muajit dhjetor, në Klubin e Librit #rrembelibrin i kushtuam leximet tona një libri të jashtëzakonshëm,'''Dita e mbetur'' shkruar nga Kazuo Ishiguro . Mund të them më plot bindje se ky është libri më i mirë, që kam lexuar kohët e fundit dhe më mbushi me madhështinë e tij, aq sa kam frikë nga cdo libër tjetër, që rrëmbej në duar për të lëxuar pas tij. Autori Kazuo Ishiguro është një figurë unike e botës së letrave. Fitues i dhjetrave cmimeve letrare dhe i nderuar me Cmimin Nobel për Letërsinë, më vitin 2017. Historia e romanit është sa e thjeshtë aq edhe emocionuese.Uilliam Stivens është një ndër shërbyesit më të përkushtuar dhe besnik të kohës, që shërbeu përgjatë pjesës më të madhe të jetës së tij në Darlington Hall, nën bindjen e Lordit Darlington. Pas përfundimi të luftës e vdekjes së Lordit, pron...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."