Shkëputja nga pasioni është një zemërthyerje e vërtetë, sidomos kur pas një pushimi të gjatë të pushton pakëz ndjenjë faji e copëza mërzi për gjithë këto muaj të humbur. Një tufë rrezesh nëpër RE dhe Nefos edhe pse janë krijuar nga një lexuese e ethshme për gjithë dashamirësit e librave nuk kanë qenë kurrë hapësira, ku predikimi për leximin kthehet në i mërzitshëm. Fatkeqësisht, përditshmëria, punët, shkolla, aktivitetet e angazhimet nuk na krijojnë gjithnjë mundësinë për të qënë lexuesit e përpiktë. Megjithatë, këtu jemi për ta rregulluar këtë së bashku. Si një rikujtesë të vockël, për këdo që ka ca kohë që i është larguar leximit e po përballet kohët e fundit me ndonjë vështirësi (krejtësisht të parëndësishme nëse nuk lidhet me shëndetin), sot dua të ndaj me ju disa arsye pse leximi është forma më e këndshme e kujdesit ndaj vetes. Megjithë këto lajme bombastike në rrjet rreth kujdesit për vetën parë në këndveshtrimin e një lekurë të shndritshme, flokëve të mahnitshëm e trupit ...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."