Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Kaplo dijet

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Tri librat bashkëkohor me të cilët adoleshentët do ndërtonin konceptin e lirisë

Adoleshenca është periudha në të cilën leximi i librave duhet të gëlojë. Kjo fazë kaq e rëndësishme i jep formë lexuesit të rritur pas disa vitesh dhe është çelësi që do tregoi se cilës letërsi do i drejtohet i rrituri në vitet e ardhshme. Adoleshenca është periudha ku klasikët duhet të përpihen, të lexohen me një frymë e të ngjiset në shpirt dashuria për librat e mirë. Gjithashtu në këtë periudhë lexuesi duhet të aftësohet për të zgjedhur libra me vlërë; duhet të mësojë të analizojë; të ushqejë inteligjencën emocionale e t’i japi jetë ëndrrave të tij. Librat janë një çast qetësie në ato beteja kaotike lufte me veten e të tjerët për të njohur idenditetin tënd; trupin; shpirtin dhe mendjen. Sot në #njëtufërrezeshnëperre dua të ndaj me ju tri libra bashkëkohor të cilët nuk duhet të mungojnë në leximet e bukura të adoleshencës, për të ndërtuar konceptin e lirisë së individit në një botë që ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim.   1.       Poezitë e...

Drama komplekse e Artur Miller

Libri i mesjavës në   ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ i dedikohet një vepre tepër të veçantë prej strukturës, përmbajtjes dhe mesazheve, të cila përcjell. Drama ‘’Pamje nga ura’’ e autorit të mirënjohur Artur Miller është botuar për herë të parë më vitet 1955-1956.Ngjarjet e veprës marrin jetë në një prej lagjeve pranë urës së Bruklinit, në Amerikën e viteve ’50. Lagja Red Huk, e njohur prej banorëve të saj, dokerët italian, të cilët ishin zhvendosur si emigrantë në Amerikë. Situata ekonomike dhe ajo politike ishin komplekse dhe këto problematika bëhen të qarta tëksa rrëfehen vuajtjet dhe mundimet e emigrantëve. Gjithë vorbulla e rrëfimit ndriçohet nga prozhektorët në familjen e Edi Karbones, me origjinë italiane, e cila hap dyertë e shtëpisë për dy vëllezërit Marko e Rudolfo. Historitë, vuajtjet dhe problemet e emigrantëve ngjyrosen me të njejtat ndjesi e harrohen nacionalitetet. Për të ndihmuar e mirëpritur dy emigrantë, familja e Edit sakrifikon disa komoditete më pak ...

Katër mënyra për të shkëlqyer në shkrimin e eseve

Një nga detyrat më të shpeshta në shkollë janë esetë. Për disa të shkruash një ese të mirë është e vështirë. Me këshillat e mëposhtme, do ju tregoj se të shkruash ese nuk është as e ndërlikuar dhe as e pamundur, pavarësisht se eseja është një sprovë. 1. Mos u ndani nga librat. Leximet janë arma më e fortë dhe e vetmja mënyrë për të pasuruar fjalorin. Një ese e arrirë kërkon një fjalor të përzgjedhur e gjuhë të qartë e të drejtpërdrejt. 2. Studio strukturat e eseve. Ndertimi i një eseje është i parapërcaktuar dhe struktura e tij është strikte. Eseja nuk të le shume hapësirë për kreativitet. Për të realizuar nje ese të përsosur, përbaju strukturës dhe kujto që eseja ngjan me matematikën për nga saktësia. 3. Kthehu e rikthehu te eseja. Gjatë ndërtimit të esesë mos u dorëzo që pas shkrimit të parë. Elementi që ndan një ese të mirë nga një ese e shkëlqyer është kontrollimi i detajuar. Elemino përsëritjet e fjalëve dhe gabimet drejtshkrimore. 4. Ushtrohu gjithmonë. Të shk...

Naim Frashëri dhe rilindja në letërsinë shqipe

Naim Frasheri është një nga rilindasit më të vecantë të letrave shqipe. Në përmbledhjen poetike ‘’Lulet e verës’’ ai vjen më i plotë si autor dhe prek në të tema të larmishme. Titulli ‘’Lulet e verës’’ ka kuptimin e pranverës, pra prurjen e dickaje të re dhe të gëzueshme, sic ishte liria. Motivet kryesore në veprën e tij janë patriotizmi e atdhedashuria , filozofia dhe dashuria . Së pari, motivi atdhetar lidhet ngushtë edhe me përpjekjet e tij dhe të vëllezërve për hapjen e shkollave shqipe, ringritjen e krenarisë kombëtare, evokimin e figurës së lavdishme të Skëndërbeut, si për t’i kujtuar të gjithëve trimërinë dhe aftësitë e shqiptarëve. Gjithashtu, Naimi ngul këmbë tek rëndësia    e përcjelljes së gjuhës shqipe. Poezi të cilat prekin këto tematika janë: ‘’ "Gjuha jonë", "Tradhëtorët", ‘’Korca’’ etj. Së dyti, motivi filozofik i shtroi rrugën në letërsinë shqipe poezive medituese. Në këto poezi lexojmë përshtjellimet e autorit, dilemat e tij për ...

Xha Gorioi dhe drama që nuk vdiq kurrë

Hapësira e sotme në "Një tufë rrezesh nëpër RE" do i kushtohet një libri, i cili i përket ajkës së klasikëve, nga Balzak,i cili i solli botës frymën realiste në letërsi. Romani "Xha Gorioi" është pjesë e "Komedia Njerëzore", e cila solli në vemendje në mënyrën më artistike dhe realiste njëkohësisht problematika të thella njerëzore,të cilat prekin shumë a pak jetët e të gjithëve. Në qendër të ngjarjeve është Xha Gorioi, një i moshuar fisnik, të cilin jeta e kishte përplasur me shumë dallgë e sfida. Ai ishte babai i dy bijave dhe jeta e kishte detyruar t'i rriste i vetëm, për shkak të fatkeqësisë që mori nënën e tyre. Dashuria e tij për dy vajzat arrinte deri në dobësi. Xha Gorioi vetëflijohej për to,i përkëdhelte,i plotësonte cdo ënderr, dëshirë e tekë dhe ishte kujdesur që të bëheshin pjesë e shtresës artistokrate, që mos të vuanin e të kalonin një jetë pa kokëcarje, mes luksit dhe vanitetit. Xha Gorioi jetonte i braktisur në pensionin Voker ...

Mjerimi i pashëruar i Migjenit

Këtë javë në ''Një tufë rrezesh nëpër RE'' do flasim për tregimet dhe skicat letrare të Migjenit, ndërsa javën tjetër do flasim për poezitë, pasi Migjeni nuk është një shkrimtar që mund të kapërdihet kaq lehtë. Millosh Gjergj Nikolla ose sic njihet gjerësisht me psudonimin Migjeni ishte një nga poetët e shkrimtarët e shekullit të XX-të me një vizion ndryshe. Një zë, i cili therriste fuqimisht për ndryshimin e shoqërise dhe që shfaqte tërësisht të zhveshur realitetin e popullit shqiptar duke lënë mënjanë patriotizmat e panevojshme, kur njerëzisë i mungon buka e përditshme. Migjeni ishte zëri i popullit, zëri i ndërgjegjes dhe zëri i të pazëshmëve.  Personazhet e Migjenit janë njerëz të zakontë nga i vobekti, i cili zgjat dorën për një lëmosh në trotuarë e deri te nena, e cila shet veten për të siguruar një thërrmijë bukë për të voglin. Migjeni është Zoti i të mjerëve, i vetmi që shfaqte të vërtetën me guximin e një malësori, urtësinë e një arsimtari dh...

"Prill i thyer", atëherë e përherë

Në mes të hicit, kur gjithcka të ka mbetur është një vdekje e pritshme, cfarë të jep jetë? Një nga rrëfimet më rrënqethese mbi gjakmarrjen therrëse, mbi kodin zakonor të Shqipërisë së maleve dhe mbi luftën mes jetës dhe vdekjes, ku fitimtare shpallet dashuria është romani ''Prilli i thyer'', nga autori mbase më i lexuar dhe i dashur i shqiptarëve, Ismail Kadare. Gjorku, personazhi kryesor, ishte rritur me frymën se duhej të merrte gjakun e të vëllait në mënyrë që ai të prehej i qetë dhe pasi e coi ''amanetin'' në vend, hyri në pritjen e tmerrshme,   ku dukej se orët e vdekjes po vraponin drejt tij. Paralelisht me këtë ngjarje zhvillohet udhetimi i një cifti të sapomartuar Diana dhe Besmir, të cilët zgjodhën vendin ku Gjorku jetonte për të kaluar ''muajin e mjaltit'' dhe për t'u njohur me ''muajin e pritjes së vdekjes''. Një zjarr ndizet mes dy shikimeve, përtej qelqeve të karrocës, në mes të një udhëk...

Koliqi, ky modernist i pazëvëndësueshëm

'' Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej nurmit të të gjallve qyshse je ndy në kët dugajë mbushe me mall. Ky asht vorri i yt. E sa për Shqipni, po të siguroj un se ka me qindrue.Prandaj mos ban merak se edhe flamujt kanë me t'u shitë krejt. Por rueje, shpirtin tand mos t'ia shitish dreqit.'' Dëshmite më të vërteta, të gjalla, të shkruara me elegance dhe thjeshtësi mbi qytetin e Shkodrës, për rreth viteve '29-'35, mbajnë firmën e të mirënjohurit Ernest Koliqi. Krijimtaria e tij e vecantë, guximi për të prekur temat më aktuale me vërtetësinë lebetitëse, dashuria për qytetin e tij, për atdheun dhe mbretëria e madhe e kujtimeve të krijuara ndër vite pasqyrohet mjeshtërisht në librin me tregime ''Tregtar flamujsh''. Koliqi nëpërmjet tregimeve, të cilat mbajnë autorësinë e tij sjell realitetin e shqiptarëve që jetonin në folenë e tyre dhe atyre që fati deshi të migronin larg. Temat kryesore që preken në tregimet e tij ësh...

Si të shkruani ese, kur ju mungon frymezimi

Gjithcka e kthyer në detyrim shëndërrohet në një ''torturë'' sfilitese. Të gjithëve na ndodh me angazhimet tona të përditshme të kemi ditë kur produktiviteti është i ulët dhe përqëndrimi i pamundur. Paramendoni se në një ditë të tillë, ku lodhja ka kapluar cdo shqisë tënden, detyra për të nesërmen të jetë një ese impeniative. Paraprakisht, dua t'ju them se pas katër këshillave, të cilat do lexoni më poshtë, do kuptoni se lodhja nuk pranohet më si justifikim dhe e vetmja gjë që ju mbetet është të rrëmbeni fletoren dhe të punoni. 1. Kërko Celsi i suksesit në një ese të mirë është të kërkosh në mënyre të zgjuar. Së pari, organizo të gjitha  mendimet dhe të dhënat që zotëron përpara se të nisesh  hulumtime më të detajuar. Më pas gjej disa burime të besueshme informacioni,mos u lodh duke lexuar,por në fund krijo dhe shpreh ndjesitë, mendimet dhe këndveshtrimin tënd. Mendo mbi temën e eses ndërkohë që je duke kryer aktivitete të pashmangshme të përditshmëris...

Pesë këshilla para se të nisësh të shkruash esen e rradhës

Eseja është një sprovë, e cila gërsheton mendimet, argumentet, kundërshtimet dhe shprehitë me njëra-tjetrën, me qëllim realizimin e prezantimit të opinionit tënd mbi një temë të caktuar.  Gjatë viteve të shkollës, esetë kthehen në një nga detyrat më të pandara, në lënde të ndryshme, por sidomos në atë të letërsisë. Në fillim të gjithë hasin vështirësi me to, duke pasur parasysh sesa lehtë shprehej mendimi për tema të ndryshme gjatë klasave më të ulëta, mirepo gjimnazi është pikërisht hapi i një individi më të pjekur ku cdo fjalë e shprehur merr peshë më të madhe dhe ku mënyra e prezantimit të mendimit tënd tregon shumë për botëkuptimin dhe edukimin tënd. Në vazhdim do të ndaj me ju disa këshilla praktike se si të përmirësoheni në shkrimin e eseve. 1. Shkruaj, shkruaj, shkruaj. Të ushtrohesh do të thotë të mesosh. Një nga armët e tua më të forta kur vjen puna tek perfeksionimi në shkrimin e eseve duhet të jetë durimi. Askush nuk lindi duke ditur të shkruaj...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *