Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Leximi dhe librat

Si të dashurosh një maniak/e librash?

  Leximi është një nga aktivitetet, të cilët na maturon me durim, hijeshi dhe mençuri. Pikërisht ato karakteristika, që na duhen para se të dashurohemi! Nganjëherë përshtatja me dikë tjetër është thuajse një luftë e shumfishtë përshtatje e gjërat bëhen edhe më të vështria nëse ti si një jolexues bie në dashuri me një lexues të apasionuar në çdo qelizë.  Hmm, le të themi që si rast hipotetik është i vështirë, por megjithatë më poshtë gjenden disa këshilla të vockla sesi të përballoni jetën me një të dashuruar pas libave.  Lexoni të njëjtët libra. Të lexuarit ekzaktësisht të njëjtat libra në të njëjtën kohë është një mënyrë e mrekullueshme për të gjetur shum ë tema të reja për të komunikuar e njohur njëri-tjetrin. Librat janë një element i rëndeësishëm që ndikon në formimin tonë si individ e në të njëjtën kohë janë një çelës zgjidhësh i personalitetit të lexuesit.  Për më tepër, të lexoni njëkohësisht do ju bëj të mbushni kohën me të njëjtën gjë; t’i krijoni hapësirë n...

Si të lexoj më shumë libra, kur nuk di ç'të bëj më parë?!

Dikur isha ndër lexuesit fanatik e betohesha se nëse dëshiron mund të gjesh kohë për leximet e tua njësoj siç gjen kohë për çdo aktivitet tjetër në ditë-natën tënde. Kjo aksiom ë  nuk më hiqej nga mendja derisa orët studimet pasuniversitare plot detyrime e përgjegjësi u gërshetuan me një punë me angazhim të plotë e shumë nisma të tjera për të cilat dua të bëj vend në jetën time. Pikërisht nga kjo situatë e ngarkuar nisi një pendesë e thellë, pasi ndjeja se po lexoja shumë më pak nga çfarë kisha bërë gjithë jetën e gjithashtu zotohesha për të t’iu kthyer zakoneve të vjetra të leximit, por koha përsëri më pengonte. Mblodha forcat dhe duhet të hartoja një plan. Përditshmëria e ngarkuar nuk do largohet edhe për ca kohë, ama kjo nuk do të thotë që leximet e mia do qëndronin të zbehta e unë do jetoja me ndjesinë e fajit dhe mungesën e librave. Ju ftoj të lexoni si më poshtë sesi unë arrita t’i kthehem leximit dhe të përfundoj çdo punë tjetër të ditës pa u shqetësuar aspak. 1.Vendos ...

Jamarbër Hoxha, lexuesi i vitit dhe frymëzuesi i të gjithëve

Panairi i Librit mbajtur deri fundjavën e shkuar ishte ndër më të veçantët në traditën e tij më shumë se dy dekadëshe. Jo vetëm prej zhvillimit të tij virtualisht; prezencës së gjerë në mediat sociale dhe promovimeve të pazakonta të librave, por edhe prej ndarjes së çmimeve. Siç të gjithë fanatikët e ndjekësit e tij besnik e dinë, panairi është tempulli i shkrimtarëve, përkthyesve, njerëzve të letrave, por edhe vetë lexuesëve e pikërisht këta të fundit u shpërblyen ndryshe në këtë edicion.  Për herë të parë, juria vendosi të vlerësonte me çmimin e lexuesit më të mirë, krahës librit më të mirë, përkthimit më të mirë etj. Pikërisht djaloshi që u nderua me këtë titull është Jamarbër Hoxha, një fëmijë gjenial, inteligjent, kreativ, me mendje e shpirt të bukur dhe një leximtar i apasionuar. Me Jamarbërin jam njohur virtualisht që në daljet e tij të para televizive, teksa fliste me krenari për aftësitë e tij të veçanta e të bentë të admiroje elokuencën, edukimin serioz, vetëbesimin e tij...

Si të zgjidhni librat pa i prekur? Eja në #PanairinVirtualtëLibrit

Nëntori është muaji i shumëpritur për dashamirësit e librave dhe shkaku i kësaj është ngjarja më e rëndësishme e vitit për botën e letrave, Panairi i Librit. Ky vit kaq i pazakontë e i çuditshme sa rezultoi të ishte nuk mundi të mos na surprizonte as në lidhje me këtë aktivitet. Si gjithçka tjetër e cila po gjen mbeshtetje në rrjete sociale e internet këtë periudhë, njësoj u desh që Panairi i 2020-ës të zhvendosej online. Përditshmëria në veshje të rehatshme shtëpiake është kaq e këndshme. Punojmë me veshje që nuk do denjonim të ngjisnim shkallët në punë e të paraqiteshim me flokë të çrregullt e kaq shumë rehati, studiojmë po njësoj mbase shtrirë në ngrohtësinë e shtratit e tani duhet të shëtisim edhe në panairin online të librave veshur me pizhama… 🙊  Panairi i Librit është festa e tij edhe pse unë mendoj se libri nuk mund të festohet vetëm tre apo katër ditë në vit. Gjithashtu, kjo ndërthurje mes librave e e-commerce, e cila është e ardhmja e bizneseve është kaq interesante dhe ...

Lexuesit mëkatar. A je njëri prej tyre?

  Pas periudhash të gjata shkëputje nga “Një tufë rrezesh nëpër RE”, hera-herës më kaplon një hezitim, nga pesha e fajit se e kam lënë pas dore e nuk kam treguar dedikimin dhe përkushtimin e një viti më parë, por më pas rikujtoj çdo mesazh që kam marr ndër vite tanimë, çdo lexues që kam njohur prej qoshkës sime të lumturisë, e çdo mik të ri që kam krijuar dhe nxitoj të shkruaj me nxitim, fjalët që më burojnë nga shpirti. 😊 Si një lexuese konsistente, librat nuk janë për mua një objekt çfarëdo me funksionin e informacionit, shpenzimit të kohës në mënyrë interesante apo kënaqësisë. Librat janë MIQTË më të vjetër që kujtoj nga vegjëlia ime dhe dashuria për ta kalon kufijtë e një afeksioni me sendet. Unë besoj plotësisht se librat kanë shpirt e lulëzojnë sa herë ndjejnë sytë lexues në rreshtat e tyre, por sot dua të flas për një shqetësim. Në përditshmëri kam hasur disa veprime, të cilat dua t’i quaj “ mëkatet e lexuesit”. Nga vetë fjala “mëkat” nuk do shumë mend të kuptosh se bëh...

Klubi i Librit, aktiviteti argëtues në karantinë

Jam gati për të rrumbullakosur javën e katërt të qëndrimit në shtëpi, veçse e përmalluar për pak liri, nisa të ndjej lodhjen psikologjike. Të përballuarit me këtë situate; kujdesi ynë i shtuar tërësisht i nevojshëm; të qënit paranojak se mos diçka e padisifektuar tenton të hyjë në shtëpinë tonë, kthyer tanimë në strehëzën më të sigurtë të higjenës dhe pastërtisë; orët e tejzgjatura të të punuarit nga shtëpia, ku harron kafen e mëngjesit, pushimin e drekës, ndonjë bisedë të këndshme me kolegët, përgatitjen për të lënë zyrën kur ora shënon 17 dhe zbritjen më nxitim të shkallëve; mungesën e jetës shkollore dhe mësimit tradicional; orët e stërmundimshme të të mësuarit e gjithcka tjetër për të cilën edhe ju shqetësoheni e nuk keni aspak nevojë ta rilexoni këtu. Të qëndruarit në shtëpi po transformon rutinën tonë duke ndikuar në çdo lidhje tonën me botën jashtë. Veçse kemi humbur kontaktet fizike me të afërmit dhe miqtë, ndihemi hera-herës të frustruar e të mbingarkuar edhe kur nuk ...

Librat frymëzues të muajit shtator

                                     Muaji i fundit ka qënë tërësisht i përqëndruar tek rruga për të takuar ëndrrat e mia, udhëtimi i mundimshme dhe i lodhshme i ngjitjes së shkallëve për të prekur yllin, të cilin e shoh prej kohësh dhe luftës së brendshme të të mbijetuarit në një realitet të ashpër. Vendosa të lexoj më pak letërsi klasike emë shumë libra frymëzues, shkruar nga vajza e gra, të cilat kanë influencuar mendësinë e miliona të tjerave nëpër botë, që dëshiroj t’i ndaj me ju. 1.        I am that GIRL – Alexis JONES Nëse gjendeni në një udhëkryq, mes ëndrrash e dëshirash e mungesës së vetëbesimit për të marr vendime, zgjedhur midis mundësive dhe vështirësive për të ndërtuar qëllime konkrete, ky libër do të shërbejë si një udhërrëfyes i vërtetë. Leximi i këtij libri më njohu me mësime të vërteta jete duke më rikujtuar pozitivitetin në çdo vësh...

Vëmëndja te më të vegjlit dhe marrëdhënia e tyre me librat

Ditët e para të shtatorit rikthejnë pashmangshmërisht nostalgjinë e kujtimeve fëmijënore, ankthin e nisjes së vitit të ri shkollor dhe kthen tërësisht vëmendjen te më të vegjlit. Nisja e shkollës dhe shtatori i rrëmujshëm mes blerjesh, nxitimi, librash, objektivash të ndërtuara, ëndrrash të ngritura në këndvështrimin vetjak më mungon, por sot më frymëzoi të rikthenim në përditshmërinë tonë si të rritur, disi të rritur, duke u rritur apo të rritur pa dashur, librat që shërbyen në krijimin e vegjëlisë sonë. Përzgjedhja e librave të fëmijërisë është një investim i rëndësishëm, i cili do të përkthehet në marrëdhenien e individit me librin përgjatë gjithë jetës së tij. Jo më kot në Një tufë rrezesh nëpër RE , ju pyeta se cili është libri i parë që mbani mend të keni lexuar, si për të theksuar rëndësinë e herëve të para për të kuptuar rrjedhën e mëtejshme të marrëdhënieve. Nëse do e nisja rrëfimin e sotëm me kujtime tërësisht personale do thoja se librat e parë që më janë lex...

Albatrosit dhe lirisë që vjen me të

Veçse një lexuese besnike, e cila e ndjek me kërshëri dhe vëmëndje çdo nismë të një prej autorëve të saj më të dashur, lumturohem sa herë me Albatrosim këmbej ndonjë mendim. Pas një sërë librash të botuar për ata që jetën e zhveshin nga paragjykimet, gënjeshtrat, kotësitë dhe stisjet, pas rikthimit në jetën publike me librin e tij më personal ‘’Kthimi’’, Rexhaj zgjoi dy projekte krijuese të reja, inovative dhe premtuese. Sa e shpeshtë është ndërthurja e fotografisë artistike me copëza letrare, në një atmosferë të qëndisur për t’iu përshtatur në mënyrën më të këndshme fjalëve që burojnë afër zemrës? Qysh në fëmijëri jam lidhur me idenë e të paturit ditar, duke zhvilluar kështu një traditë vetjake të këndshme për ndërtimin e kështjellës së kujtimeve të mia, forcimit të marrëdhënies me vetveten e njëkohësisht të qënit e sinqërtë, pavarësisht gjithçkaje. Libri i parë që lexova prej Albatrosit ishte ‘’Ditar dashurie i një shkrimtari’, i cili mbetet i parapëlqyeri im duke ma mar...

Personazhet, të cilët lanë gjurmë në mendësinë time

Gjatë leximit, përveç përvetësimit të njohurive të reja, pasurimit të fjalorit, mishërimit të dijeve, zhvillimit të imagjinatës, kalitjes së durimit dhe ndërtimit të vyrtytit të empatisë, mes lexuesit dhe personazheve krijohet një marrëdhënie imagjinare, thuajse e pashpjegueshme, e cila mundet të ndryshojë përgjithnjë jetën. Personazhet e librave jo gjithnjë janë të veçantë apo të aftë të ndikojnë tërësisht botëkuptimin e lexuesit, por në mesin e tyre mund të gjesh nga ata që të kanë frymëzuar duke u shndërruar në të paharrueshëm, në modele për t’u ndjekur dhe miq me mësime të vyera. Më poshtë, do të gjeni pesë personazhet, të cilët kanë ndikuar thellësisht tek unë, në çaste të ndryshme jetësore. 1.Hamleti Hamleti është një nga personazhet më enigmatike të Shekspirit, i cili mençurinë, filozofinë dhe mprehtësinë e tij e fsheh mes rrethanave. Gjithnjë e kam admiruar për guximin, luftën e hapur me të gjithë për të vënë në vend të vërtetën e babait të tij; vetëflijimin për a...

Pesë shqetësimet e një libërdashësi

Komuniteti i libërdashësve është i veçantë, kreativ dhe disi i çuditshëm. Mos prisni asgjë të zakontë nga njërëz, të cilët hera-herës harrojnë të jetojnë jetët e tyre duke u endur mes mijëra jetëve imagjinare të personazheve letrare. Shkrimi i mëposhtëm do të shërbejë si një hapësirë e përbashkët sensibilizuese për lexuesit e sprovuar dhe gjithashtu si një guidë interesante për lexuesit e largët, të cilët dëshirojnë të njohin mendimet, shqetësimet dhe jetën e një njeriu, që frymon me librat. Thënë kjo, mëposhtë do të njiheni me problemet që shqetësojnë një lexues të apasionuar në përditshmërinë   e tij. 1.        Huazimi i librave dhe moskthimi ose dëmtimi i tyre. Nëse një lexues ju huazon një libër, këtë gjest vlerësojeni si një akt dashamirës dhe respektojeni. Huazimi i një libri të dashur mund të konsiderohet fare lehtë si falja e një copëze shpirti. Fatkeqësisht, jo gjithnjë lexuesit janë korrekt e të përgjegjshëm. Shpesh ndodh që libr...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *