Skip to main content

Gjithcka te duhet per festa eshte MIRESI...







Festat jane nje magji e bukur qe zgjojne  brenda nesh femijen engjellor, i cili kemi qene. Festat jane nje oaz paqe dhe dashurie, nje rigjetje shprese dhe nje rilindje njerezore pas gjithe disfatave te lodhshme te perjetuar pergjate nje viti te tere.

Edhe une i dua shume festat dhe i gezohem zbukurimeve  vezulluese dhe shkelqimit te dritave sikur te isha ende femije, por kur perhumbem ne boten time kuptoj se ne thelb festat me trishtojne. Une lendohem shume teksa mendoj se ne as gjate festave nuk harrojme te shfaqim vanitetin e pakuptimte, egoizmin dhe mosngopjen tone me gjithcka materiale, qe fundja eshte e thyeshme, e shkaterrueshme, e pavlere.

Une trishtohem kur njerezit pergatisin listet e tyre familjare plot e perplote ushqime e dhurata e harrojne se fare prane tyre jeton nje familje e vobekte qe mbase e vetmja gje qe do ja mbushi tryezen do jete zhurma uleritese e fishekzjarreve. Une trishtohem edhe me shume kur shoh prinder duke llastuar jashte cdo mase femijen e tyre e duke kontribuar keshtu ne krijimin e nje qenie egoiste kur te rritet. Keta prinder harrohen aq shume duke mburrur e levduar femijet e tyre saqe harrojne se aty prane kendit te bukur te lodrave, rreth pemes gjigande plot shkelqim e ne mes te embelsira te Krishtlindjeve, zgjatet nje dore jetime, e zhveshur, e ngrire dhe ca sy lutes, qe shohin sikur te jene brenda nje kristali bore dhe kerkojne por nuk degjohet asnje ze qe flet. Asnjeri prej tyre nuk ve kujen e te uleras me te madhe: ''Edhe une jam femije, edhe une kam te drejte te lumturohem. Po une pse nuk meritoj dhurata valle?''

Une trishtohem teksa shoh gjysher te vetmuar te cilet kane mbetur fillikat ne kete bote, sikur mos te kishin lindur e edukuar kurre femije, por pikerisht keta gjysherit jane prinderit e atyre te perkedhelurve te fatit qe permenda me lart. Trishtohem tej masa kur mendoj sa e sa njerez do i kalojne keto festa VETEM, teresisht vetem, pa pasur askend me ke te tokin goten apo pa u embelsuar nga nje sheqeroses.

Une trishtohem kur shoh se shpirti i festave vdes cdo dite e me shume. Trishtohem kur ne kujtohemi te themi sa me fat ndihemi e sa shume na ka bekuar Zoti e na ka falur shendet e familje, vetem per festa. Une trishtohem kur ne nuk dime te falim cdo dite e jo vetem per feste.

Cdo dite dhuro perqafime, ndihmo cdokend qe eshte me i dobet se ty, jepi zemer nje femije qe fati deshi ta braktiste e te rritej pa me te dashurit e tij, perkedheli koken, luaj me te, mesoje e fali buzeqeshje, shko vizito perhere ata gjysherit zemermire qe femije linden e femije skane.

Ti, behu festa per dike, jo vetem ne fundvit, por cdo dite te vitit!

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *