Skip to main content

Hajdutet e festave












Sonte, gjumi u arratis. Iku fluturimthi diku pas Henes, teksa me tregoje listen e deshirave per fundvit.
Shkelqimi i mijera dritave vezulluese te cdo vitrine qe te therret per me shume kerkesa materiale dhe te gjitha ulerimat publicitare e vjedhin shpirtin e vertete te festave.

Pema madheshtore, e gjelbert me mijera çingla rrezellitese e me lodrat argetuese e bejne cdo te rritur, te qaj si femije per dhurata, ashtu sic po ben dhe ti. Pra, shtepia jote nuk eshte mjaftueshem e madhe sa ke enderruar gjithnje, makina jote po vjetersohet e fundja ti meritonke nje llogari te praruar nga ari ne banke?!

Diç cinike me kalon ne mendje, valle fajtori je ti dhe shpirti yt i ngrire njesoj si floket e pare te debores qe presim me padurim te leshohen mbi ne, apo fajtore jane festat qe harrojne te bertasin me te madhe se jane krijuar si simbol dashurie, paqeje dhe harmonie?!
Jo, nuk mundet te jete fajtor asnje nga Babagjyshet kercimtare qe na pershendet me dore kudo ku shkojme, as kenget e gezueshme nuk kane faj.

Ne jemi erresira dhe materializmi qe na ka veshur syte si me mjegull, na trazon mendimet edhe ne prehje e ne degjojme ne vesh zerin e eger tonin teksa kerkon me shume shtepi luksoze, me shume pushime marramendese e me shume makina me pretekstin se jemi lodhur shume duke punuar,e ne vendin e te cilave do duhet te luteshim per me shume dashuri e me kaq te lumturoheshim. Keta jemi bere ne? Po ti, a po e njeh me veten?

Jo, mos me keqkupto, une nuk po lodhem duke degjuar zerin tend tingellues e metalik teksa kerkon e nuk gjen, por une ndihem e bezdisur. Ndihem e lenduar prej botes, prej teje, prej vetes sepse nuk dime te vleresojme e as te falenderojme perpara se te kerkojme. Ne nuk dime te ndajme me ata qe nuk zoterojne aspak nje shtepi, qe as nuk u shkon mendja per  nje makine e qe nuk kane shkuar kurre ne jeten e tyre me pushime. Ne jemi shpirtngushte, ne vjedhim festat, po ti deshiron ende te sillesh si Grinch?

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *