Skip to main content

Pas dyerve te mbyllura...







''E  verteta te shkund, por nuk te shkaterron!'', -keshtu e nise biseden me mua sot, teksa erdha vrapimthi e as me pyete nese ndihesha mire , nese dita qe kisha kaluar kishte qene nje makth a nje zakonshmeri. Asnje pershendetje dhe mu duke arrogant. As une nuk denjova te pyesja nese ishe mire a keq, sepse e di qe une jam ditari yt, vendi ku ti shfryhesh, shpatulla ku ti qan, dora qe te ngre kur rrezohesh, zeri qe te pershperit se ti do tja dalesh.

Nje perplasje e rastesishme e deres, te cilen era e ftohte e solli si ndeshkim per ty, te beri te shkundeshe, u shkunde njesoj sikur kjo dere te ishte e verteta. Pashe ankth ne syte e tu, disi re ne mendime dhe besova se  mbase po flisje kuturu per ngjyren gri.

''Ngjyra gri me krijon nje mori pershtjellimesh,''- me the, e une nuk te nderpreva por prisja te mesoja per ndjesite e tua, te cilat nuk lodhem kurre se degjuari.
Dyerte ne shtepine tende te femijerise paskeshin qene ngjyre gri, e ti nuk i pelqeje aspak. Me kutine e pare te ngjyrave te drunjta, qe gjyshja e embel te kish dhuruar kur ishe ende pa shkuar ne kopesht, paske zhgarravitur cdo cep dere dhe kishe vizatuar vetem Diej. Nje diell te kuq, nje diell jeshil, nje diell bojeqielli e nje diell lejla, por asnje diell te verdhe o portokalli. Arsyen nuk mundesh ta shpjegosh as sot, por the se ti e ndjeje se dielli i vertete, ai i arti lart ne qiell, nuk i sillte femijerise tende mjaftueshem ngrohtesi, prandaj nise te provosh se mos valle ishte faji i ngjyrave.

Perplasjet e dyereve gri te piset, te shfaqen dhe sot si kujtime te largeta, por te dhimbshme. Nje kristal i thyer ne kuzhine, nje cjerrje zeri burreror, e nje e qare therrese e cila humbiste nga degjimi yt pas nje dere te mbyllur me force. Kjo ndodhte cdo dite, e ti pas cdo dere te mbyllur shihje diej shumengjyresh. Te gjithe  vogelushet gjejne nje femijeri te gatshme, plot dashuri, lodra e perkujdesje. Ti gjete vetem nje vegjeli e te tjerat ia fale  vetes.

Gjumi nuk te merrte kurre me nje ledhatim neper floket e bukur te verdhe, as me nje puthje te embel nder faqe e aq me pak me nje ze te dashur teksa bente lloj-lloj lekundjesh per te argetuar ty me nje perralle. Ti te gjitha keto i krijoje vete, sepse nje femije i zgjuar, i cili nuk gjen asgje vec te vertetes, shkundet edhe rritet i forte si nje lis.

Per te milionten here ne jeten time, teksa humba thelle ne syte e tu te medhenj, plot shkelqim, shprehes  me ngjyren e erret te geshtenjeve te pjekura, u kujtova se jam nje njeri me fat qe degjoj cdo dite e cdo nate, te vertetat tundese te dikujt qe pa te verteten do te vdiste pa ajer...

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *