Skip to main content

Ditari, terapia që të nevojitet





''Ato qe mbeten janë vetëm kujtimet.''


Thënia e lartpërmendur është aq sa mallëngjyese për kohën që kalon e ne nuk e kthejmë dot pas, por aq edhe edukuese në të njëjtën kohë. Të kuptosh rëndësinë e vërtetë të sendeve materiale dhe përshtjellimeve abstrakte, do të thotë të rritesh dalë-ngadalë. Sot, do të flasim për një nga aktivitetet më interesante dhe njëkohësisht një nga veprimtaritë teë ndermarra personalisht që shërbejnë për rritjen tënde mentale dhe emocionale, për të mbajturit e një ditari.

Unë për herë të parë u prezantova me ditarin në moshën 7 vjecare. Një nga dhuratat që gjyshja ime e shtrenjtë, me kushtoi ishte nje ditar i bukur lejla, me nje kopertinë të shëndritshme plot xixa e xhingla, me një celës të vogël e me fletë plot ngjyra. Ajo më tregoi historinë e Anës së njohur në të gjithë botën për ditarin e saj  dhe më tregoi sesi në vitet e zymta të luftës Ana gjente lumturinë duke shkruar edhe pse e ngujuar në bodrumin e një fabrike të vjetër, ku jashtë saj bucisnin bombardimet. 

E embla ime, më këshilloi që ditarit ti vendosja një emer, ta shikoja si mikeshën time të shtrejtë me të cilën  mund të ndaja gjithcka e ti besoja cdo mendim që kalonte përtej mendjes sime. Ajo propozoi që ditari im vajzëror ngjyrë lejla te pagëzohej me emrin Kiti, njësoj sic e quante dhe Ana. 

Për vite me rradhë, që prej moshës 7 vjecare e deri më sot, unë ende shkruaj në ditar dhe e konsideroj ditarin si kutinë time të kujtimeve, me të cilat qesh e përlotem sa herë i kthehem fleteve të shkuara. Të paturit një ditar, do të thotë  të zotërosh në duart e tua një provë përjetimesh, një tufë kujtimesh të harruara prej përditshmërisë dhe një thesar të vërtetë, të cdo dite të jetës tënde. 
Pak nga pak do shpalos me ju të gjitha përfitueshmeritë që përvetëson individi duke shkruajtur në ditar:

1.CLIROHESH NGA TRISHTIMI, STRESI, LODHJA.

Jo më kot thonë se fleta duron më shumë se njeriu. Ajo ka një aftësi magjike që dhimbjen ta kthejë në forcë, e lotët t’i shëndrrojë në ylbere ëndrrash dhe shprese. Pas një dite të lodhshme të derdhesh ngjarjet e ditës dhe mendimet e tua në ditar, do të thotë të zhvishesh nga pesha e rëndë e negativitetit të perjetuar ne përditshmëria. Të shkruash do të thotë të kryesh një terapi clodhëse për veten.

2.PËRMIRËSON AFTËSITË SHPREHËSE.

Dy janë menyrat për të qënë orator të sukseshëm, të mos lodhesh së lexuari gjithcka që të bie në dorë e t'i japësh vetes cdo ditë kohë për të hedhur mendimet në letër. Të shkruarit është një proces, i cili ndihmon trurin të përpunojë informacionin në një  mënyrë me shprehëse, por elementi që e ndihmon të shkruarin është natyrisht fjalori i pasur, i cili grumbullohet si një bagazh që e mban mbi vete vetëm nga të lexuarit.

3.MBAN KUJTIMET TË GJALLA.

Të lexosh ato qe ke përjetuar do të thotë që ato momente t'i përjetësosh.Teksa lexon,detajet e imtësishme të kthejnë buzeqeshje të vockla dhe reflektimet mbi gabimet e së shkuarës, të cilat  duke i rikujtuar ndihmon veten qe të mos i përsërisësh.

4.NJEH MË MIRË VETEN.

Nga të shkruarit në ditar mund të kapërcesh nga një temë në tjetrën dhe të shkruash mendime të cilat as që i dije që flinin në ty. Ditari është forma më ndihmuese për të njohur thellësisht botën tënde emocionale. Cdo ditë mund të zbulosh një reflektim të ri.


Për ta përmbledhur, ditarët janë dhurata më e mirë që mund t'i bësh vetes tënde. Pasi të kesh shkruar qoftë edhe një herë të vetme do e kuptosh sesa të ndihmon me vetëkontrollin, përforcimin e aspekteve të tua më të mira dhe abandonimin e gabimeve.

Beje përpjekjen tënde të parë që sonte. Rrëmbe bllokun tënd të preferuar dhe shpreh gjithë gezimet e dufin tënd. Ti je unik!

Lexohemi së shpejti,
©RE



Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *