Skip to main content

Zotdalesi i marrezive



Ecja vetem, i vetem si perhere. Ne trotuaret e zbrasur te nje qyteti qe kishte fjetur prej kohesh. Per cudi, nuk ishte nje qytet i zakonte, ku atehere  kur nata vendos pushtetin e saj absolut i dorezohet prehjes. Ky ishte nje qytet i pashoq ne te cilin gjithcka ishte fikur. Ne asnje rrugice qorre a kryqezim kryesore nuk hasje arome jete. Dukej i braktisur, i abandonuar nga njerezit, nga fati e vetem mua s'me benin kembet te largohesha nga aty. Duke u endur poshte e larte me cysnin vetem kujtimet, te cilat me ushtonin ne koke e me pervelonin ne kraharore. Vazhdoja shetitjen time drejt te shkuares, duke u endur mes udhesh pakrye ndersa piklat e rrebeshit, te cilat degjoheshin me nje disonance te tmerrshme me kishin qullur e une s'kisha ndjere as te ftohte e as lageshti.

A ka valle kaq shume force shpirti, saqe kur humbet gjithcka ka dashur, t'i bllokoje te gjithe fundet nervore, ne cdo pike periferike te trupit e t'i urdheroje te mos ndjejne? Cucurisja brenda vetes, me zerin e brendshem, i cili ishte i vetmi shok qe kurre nuk hoqi dore prej meje. Dhimbja eshte e papershkrueshme pasi i ke humbur te gjithe dhe perseri eshte ai zeri gati qesharak qe te bind se ti je zoti i gjithckaje, i mendjes tende, i shpirtit qe tanime NUK deshiron te ndjeje asgje, i ketij qyteti te pluherosur nga memoria.

 Qendroja i strukur, poshte nje drite te verdhe elektrike nga ku mund te shquaja gjithcka, shtepine tende te femijerise, qelqet e dhomes tende, pemen e thare per te cilen kujdeseshe me perkushtim dhe endrrat e tua, te cilat i kishe lene te fluturonin neper qiell, per t'u arratisur larg mallkimit te qytetit tim. Shtylla elektrike me driten e bezdisur te verdhe ne te portokallinjte po me kthehej ne kokecarje, gati doja te fikej por nuk dija sesi. Vetem ate nuk mundesha ta kontrolloja dhe kjo me cakerdiste.

 Ndjeja impulse te shpejta brenda vetes, por jo ndjesi, asnje ndjesi. Une isha nje gote boshe, pa asgje, por e thyeshme nga kujtimet. Une dalzotesi i qytetit te vdekur, neper duarte e kujtimeve isha nje i perthyeshem, marionete e ato me jepnin formen qe i pelqente. Me dukej se talleshin me mua, me nenqeshnin, me perbuznin. Pra, ata kishin guximin te qeshnin me mua, me lekuren time te vrazhde, me rrudhat ne ballin tim, me ashpersine e zerit tim dhe me nxehtesin e dufit tim.

 Iridi i syve te mi ishte zmadhuar sikur te isha duke thene nje genjeshter, ate me te madhen e botes. Ne te vertete gjithcka ndodhte nga turbullimi. Te gjithe inatin e shprehja vetem nepermjet ketij veprimi te pavullnetshem e gjaku vershonte ne deje. Syte ende nuk i kisha ne dore, por shpirtin po ama. Deshiroja te bertisja, te ushtonte gerricja e zerit tim e te tregoja se gjithcka ketu ishte e imja, por ai nuk me bindej.Pse te beja gjithe kete zhurme kur askush s'do ma vinte veshin?

 Hija ime me tundonte te ngrihesha nga balta ne te cilen isha ulur kembekryq prej kushedi sesa, e t'i drejtohesha telefonit te vjeter aty buze rruges se kembesoreve, telefonit qe koha e kishte harruar njesoj si dhe mua.Me duhej vetem ta ngrija, mbase ta beja sikur e pastroja pluhurin shekullore para se ta ngjeshja ne fytyre, te degjoja sinjalin nervengrites, te formoja me shpejtesi numrin tend, i cili ishte i vetmi qe dija permendesh e te te ndyja ty me krenarine time. Mendimi dhe entuziasmi qe deshiroja te deklamoja se gjithcka ishte nen kembet e mia m'u venit shpejt nga mendja. Ai receptor i zi, i thyer, i vjeter nuk ishte i afte te me sherbente per asgje.

 Lutesha te ngehesha, te gjeja kohe per t'u pllakosur mes rreshtave, te shkruaja shpirtin, por edhe zellin per t'u shprehur ma kishte robitur vetmia. Me ke te flisja,valle? Ende me zerin brenda vetes? Me ate te cmendur qe po bente c'mos te me marroste edhe mua me marrinat e tij?

 Doja vetem te qaja, te lija veten mes pikash te kripura neper fytyre, derisa te me kaplonte gjumi. Doja te prisja diellin te thante dhimbjen time, por ai ka harruar te lindi ne kete mallkim-qytet. Doja te vrapoja derisa te mos i ndjeja me kembet e mia, te me merrej fryma, te humbisja veten. Doja te harroja pergjithmone castin kur ti shkove ne te djathte e une mbeta ne vend, si te isha i humbur, i deshtuar, pa dinjitet. Doja te te ktheja duke te bindur se me duheshe sic i duhet nje rrahje shpirtit, por te gjitha keto ishin deshira, e une kam harruar te deshiroj qe para shume kohesh, qe kur mbeta i vetem, qe kur u harrova mes marrezive.

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *