Skip to main content

Lëre diellin të shkoj...


Pyetën njerëzit për dashurinë dhe ata nisin të dërdëllisin për dhimbjen. 

Kështu e nise ligjëratën tënde të para disa mbrëmjeve, kur me këmbëngulje doje të më tregoje se e gjithë bota ishte egoiste, kishte humbur ndjesitë dhe kishte harruar të donte. Të degjoja me vëmendje në cdo hukame që leshoje e cdo pulitje sysh e ndiqja sikur doja ta mësoja përmendësh. Prej fjalëve që ledhatoje me kujdes mendimet e mia kishin formëzuar një elips dilemash dhe nisa të gjykoja vetveten si asnjëherë më parë.

Përpjekjet për të të cytur vdiqën dhe e zhvendosa përqendrimin nga ty për te lëmshi i pazgjidhshëm i mendimeve të mia. Bindja veten se dhe unë nuk ndryshoja shumë me njerëzit për të cilët t'i më flisje. Edhe unë si ata isha, madje edhe ti, por këtë nuk guxova të ta përmendja.

E ndjeja vetëdehjen, davarisja në mendjen time se fërfëllimat e ikjes, unë vetë nuk do i përjetoja kurrë. Ikjet therrin në zemër, njësoj si perëndimet e diellit. Dielli fuqiplotë mbretëron për orë të tëra qiellin e jetët tona, shfaq hijeshinë e tij, lëshon rrezet e tij gazmore e formon lloj e soj ngjyrash të paarritshme as nga piktorët famëmëdhenj të periudhës së romantizimit, e dalë-ngadalë tretet, tkurret e bëhet i mefshët teksa fiket, skuqet, zhytet në detin e thellë, i cili nga i kaltër shëndërrohet në blu e errët e duket sikur mbytet në të.

 Nëse mendon për diellin në castet që hëna nis te ledhatohet ne qiellin e muzgët me siguri kujton se ai do jetë mbytur aq keq sa as neser nuk do shfaqet më e as kurrë. Bota cdo ditë e humb diellin, por si për cudi ai të nesërmen të zgjon përsëri me mijëra përkëdhelje e ti harron për vdekjen e djeshme të tij. Ai qenka ringjallur sërisht e këtë do bëj cdo ditë deri në fundin tënd.


‘’Kur në mendje të vjen perëndimi, mendimet e tua lidhen me mbretërimin e diellit gjatë gjithë ditës apo me fikjen e tij e largimin? ‘'.  Mua përherë me ketë të fundit ja pse kur pyetemi për dashurinë dërdëllisim për dhimbjen. Mes të hidhurës e të ëmblës shija më e fortë është ajo farmak e keqe dhe për dreq atë se harron më kurrë. Dhimbje që dëshiron të dal prej shpirtit, të bërtas e të nëpërkëmbet prej lumturisë ka nevojë të thuhet me të madhe, të permendet edhe kur asaj nuk i takon të ulet në tryezën e bisedimeve, dhimbja vëtëftohet, të trazon e turbullon e c'është më e keqja nuk ikën më kurrë, as kur dielli i të nesermes lind, as kur ai i te pasnesërmes fiket e as kur ti mbetesh aq vetëm sa as dielli, as qielli e as vetja s'të hyjnë më në punë.

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *