Skip to main content

‘’Portreti i Dorian Greit’’, libri që na kujton t’i largohemi veseve të një Doriani të kohërave tona




Fundjava është  casti ideal për  t'i dedikuar vetes momente qetësie me një  libër në  duar, një  gotë  caj e një  tufë  ëndërrimesh. Libri që  vendosa të  ndaj me ju këtë  javë  e t'ju ftoj të  gjithëve në  lexim është  ''Portreti i Dorian Greit'' nga Oscar Wilde.

Së  pari, duhet përmendur se ky libër kategorizohet në  një  roman filozofik, i cili në  cdo shkronjë  të tij të  bën të  zhytesh thellë  në  mendime e reflektime. Nganjëherë  fjala ''filozofi'' i tremb lexuesit duke menduar se ata dë shirojnë  dicka me të  lehtë  e me të  përtypshme për të  lexuar pas një  javë plot kokëcarje, por më  besoni ky nuk është  libri që  do t'ju trembi.


Nëse do analizonim librin natyrisht do ndaleshim në  disa linja, megjithatë  ajo që  unë  dua të  bëj është  të  tregoj sesa aktual është  ky libër edhe pse i botuar për hërë  të  parë  më  1890. Dorian Grei është  personazhi kryesor, rreth të  cilit zhvillohen të  gjitha ngjarjet dhe ai prej të  cilit burojnë  të  gjitha dramat dhe tragjeditë  e romanit. Një  djalosh me fytyrë  ëngjëlli dhe bukuri si e skalitur prej skulpëtorëve të  antikitetit grek, e cila marrosi një  qytet të  tërë .

Dorian ishte i lindur prej një  historie të  dhimbshme, e ëma një  grua e cila rridhte nga një  familje e aristokracisë , e fortë  dhe pasionante, e cila hoqi dorë  prej familjes e pasurisë  për dashurinë  e saj,  ndërsa i ati nje kapiten i thjeshtë , i cili u vra në  një  duel të  thurur prej familjes të  së  shoqes. Nga bashkimi i tyre lindi një  djalë  i pashëm, me flokë  të  mëndafshta e lëkurë  të  mermertë , historia e të  cilit duket sikur ngjason shumë  me mitin tragjik  të  Narcisit në  mitologjinë  greke.

Bukuria e Dorian frymëzoi një  piktor të  talentuar, me moral të  lartë  e të  kulturuar të  realizonte portretin e tij, e pikërisht kjo pikturë  të  përmbënte kulmin e karrierës së  tij. Sikur të  mos mjaftonte Dorian bënte të  magjepsej pas tij i madh e i vogel, dhe gjithë  energjia e tij drejtohej te rinia, hijeshia dhe prestigji. Teksa shihte se në  sa i magjishmë  kthehej cdo ditë  e më  shumë  portreti i përgatitur nga duart e Basil Hallward-it, Dorian e zë  paniku. Ai trembet e frikësohet për humbjen e rinisë  së  tij dhe mendon se një  portret kaq i arrirë  vetëm sa do ndikojë  negativisht në  humorin  e tij kur lëkura t'i jetë  rrudhur dhe ai vetë  të  jetë  plakur, e tkurrur. Bukurinë  e konsideronte vlerë n e tij më  të madhe dhe dashuria për veten e bënte të  përcmonte të  gjitha dashuritë  e tjera që  i vinin rreth e qark. Aktorja e bukur, e cila e dashuronte Dorian kryen vetëvrasje kur mëson se ai nuk interesohej më  aspak për të . Ky fragment të  kujton Ofelinë  e bukur në  kryeveprën ‘’Hamlet’’ nga William Shakespeare. Ai humbi cdo njeri që  interesohej për të  si  shkak i shpirtvogëlsisë , egoizmit dhe narcisizmit. Fundi tragjik nuk kishte si të  mungonte dhe e ktheu atë  fytyrë  hyjënish në  një  vdekje si cdo i gjallë  tjetër.
  
Arsyet pse duhet të  lexoni këtë  libër janë  të  pafundme. Fillimisht ky është  një  nga klasikët e pavdekshë m, i cilësuar si një  nga njëqind librat që  duhet të  lexohen patjetër në  jetë . Së  dyti, mesazhi më  i thellë  që  përcillet nga ky libër është  të  kuptosh vërtetë  vlerën e cdo gjëje. Në  një  botë  virtuale, ku jemi të  bombarduar cdo ditë  nga imazhet perfekte, të  cilat ndonjëherë  arrijnë  të  ndikojnë  negativisht tek ne duke na kompleksuar e duke na krijuar pasiguri, në  një  botë  ku sipërfaqësorja duket se merr cdo ditë  e me shumë  rëndësi se thelbi e dashuria, na duhen libra të  tillë  që  të  na rikthejnë  në  kujtesë  se bukuria, pasuria e gjithcka e përkohëshme janë  të  pavlera krahë suar me dashurinë , miqesitë  e dhe vlerat që  e bëjnë  shpirtin të  shkelqejë . Një  tjetër arsye për të  mos e humbur këtë  libër është  shqipërimi i arrirë  nga Nikoleta Kalldremxhi, e cila e ka bërë  cdo faqe të  librit të  rrjedhi lehtësisht e të  lexohet me ëndje.


Ju dërgoj të  gjithëve një  ftesë  të  ngrohtë  në  lexim dhe #rrembelibrin ‘’Portreti I Dorian Grei’’, sepse pasi të  kesh mbyllur kapakun e fundit, më  beso, do ndjesh se ke përforcuar brenda vetes peshoren e vlerave të  vërteta.

Lexohemi së  shpejti,
©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *