Skip to main content

‘’ Bel Ami’’ miku yt më i mirë i fundjavës





Fundjava mbërriti dhe bashkë me të edhe artikulli mbi Klubin e Librit #rrembelibrin. Muaji Shkurt iu dedikua një autori të mirënjohur francez, të përkthyer në të gjitha gjuhët e botës, të dashur për lexuesit e mbi të gjitha një nga ato autor, librat e të cilit nuk duhet të mungojnë në pasurinë tënde letrare. Gi de Mopasan një autor i cili i përket rrymës realiste në përshkrimet e të cilit bëjnë përshtypje detajet e hollësishme dhe natyraliteti i të shkruarit. Kryesisht, autori i shumë tregimeve të cilat kanë bërë bujë që në publikimin e tyre të parë, por libri që përbën kulmin e tij është padyshim ''Bel Ami'', historia e një gazetari që herë pas here duket se pasqyron vetë jetën e autorit.
Hera e parë kur pa driten e botimit ishte viti 1885 dhe që prej asaj kohe ka patur me mijëra ribotime. Mjedisi i brendshëm i librit është Parisi i atyre viteve, i cili lundron në ''La belle epoque''.
Fillimisht para se të hyjmë në detajet e historisë, le të themi dy fjalë për Parisin e atyre viteve. Nëse doni të njihni pak histori, me hollesitë më të imta, me pershkrimet më të detajuara dhe gjithcka e shkruar bukur e rrjedhshme si një ujëvarë, lexo patjetër Gi de Mopasan.
Historia përqendrohet në jetët e shtresës së mesme deri në të lartë të shoqërisë franceze. Historia e një ushtaraku, George Duroy, i cili kthehet në Paris e punon si nënpunës i thjeshtë për disa kohë, por i pakënaqur nga jetesa e tij dhe të ardhurat. Një takim i beftë me një mik të vjetër gazetarin Forestier, i cili i realizon një kthesë të patjetërsueshme të tashmes së tij. Forestier i ofron një vend në gazetën ku dhe ai vetë punonte prej kohësh. Nga një gazetar i thjeshtë, të cilit i besonin ''lajmet e lehta'' rritja e tij graduale në detyrë e bën kryeredaktor dhe të gjithë suksesin ia dedikon së shoqes së mikut të tij të ngushtë, Zonjës Madeline, e cila e ndihmonte shpesh duke i dhënë shkrimeve te tij një mprehtësi të vecantë. Zonja Madeline e prezanton kryeredaktorin me njerëz të pushtetshëm , me influencë dhe vendimmarrës. Paralelisht me këto ngjarje ai dashurohet me Mme de Marelle, të cilën e cilësonte si dashurinë me të rëndësishme të jetës dhe gruan e cila i mposhte të gjitha ndjenjat e tjera.
Dashuria nuk mjaftonte për gazetarin, karakteri i tij herë cinik e herë i drejtë, e bënte të kërkonte të kishte një marrëdhënie edhe më të afërt me Madeline, e cila e refuzoi kategorikisht miqësinë e tij të vecantë, duke mos e cuar martesën e saj në një fole tradhëtie. Pas vdekjes së të shoqit, ngjarjet rrjedhin aq shpejt sa Duroy e Madeline vendosin të martohen bashkë. Kjo martese trondit disi themelet e pushtetit të tij në gazetë, ku të gjithë e nënqeshnin dhe e cilësonin si një gazetar mediokër, shkrimet e të cilit i përgatiste e shoqja. Tradhëtia bashkëshortore ulet kembëkryq në martesën e tyre dhe të dy partnerët i japin fund marrëdhënies së tyre dhe familjes së ndërtuar, duke vazhduar jetët e tyre të vetmuar, por jo pa peripeci.
Esenca e historisë është pushteti, pasioni, tradhëtia e cilësdo llojë forme, një trinom ky, i pandashëm i cili provohet edhe në ditët tona. Të gjithë dëgjojmë në përditshmëri histori të tilla, të cilat prej një dëshire të patjetërsueshme për fuqi, vendosshmëri dhe pushtet e nisin njeriun në një rruge pakrye mes vesesh dhe zhgënjimesh.
Arsyet për ta lexuar këtë libër janë të panumërta. Së pari, ky është një nga librat më të bukur të letersisë frënge ku mjeshtëria e autorit të magjeps e të bën mos ta heqësh librin nga dora deri në përfundimin e tij. Së dyti, në këtë libër mëson pak më tepër nga përditshmëria e Parisit të mahnitshëm të atyre viteve. Së fundmi, ky libër është i pavdekshëm dhe një nga ato histori të cilat do të japin mesazhe të forta për jetën, pushtetin dhe dashurinë.

Ju ftoj të gjithëve në leximin e një prej kryeveprave të Mopasan. Mos e lër fundjaven të të ik nga duart mes teknologjisë, por #rrembelibrin ''Bel Ami''  dhe fali vetes caste të cmuara me një liber që vlen.

Lexohemi javën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *