Skip to main content

’Lëkura e qenit’’, si këmbana që thërret për të shkuarën dhe dashurinë



Në Klubin e Librit #rrembelibrin, gjatë muajit Mars lexuam së bashku një nga librat më të bukur të një autori brilant të letrave shqipe, Fatos Kongoli me romanin ‘’Lëkura e qenit’’. Ky roman është një shëmbëlltyrë e pastër e përjetimeve dhe ndryshimeve që pëson ndërgjegja njerëzore mes dy sistemeve politike.

Kongoli paraqet reflektimet si në pasqyrë të tranzicionit emocional të individit dhe shtrëmbërimeve të vyrtyteve të tij prej veseve njerëzore, shoqerisë, egos , ambicies dhe opinionit.
Thelbi i këtij romani është rëndësia e dëgjushmërisë me vëmendje të zërit të nënvetëdijes,zëri i cili të qorton herë me të drejtë dhe herë jo dhe zëri që të inkurajon e të jep zemër. Ky është zëri i së vërtetës, zëri që kumbon kujtimet dhe rikthen përjetimet. Ky është zëri që thërret në mendje dhe zemër për dashuritë e shkuara, për fëmijërinë e ëmbël dhe gabimet e cdo faze të jetës.

Romani i Kongolit bazohet thellësisht në retrospektiv dhe duket se përforcon dhe një herë mendimin se vegjëlia është faza më e rëndësishme e jetës dhe periudha e ndërtimit të vyrtyteve më thelbësore të individit të cilat do ta shoqërojnë gjatë gjithë këtij udhëtimi të gjatë.
Ky është një roman i sinqertë dhe vërtetësia e tij lexohet në cdo fjalë, teksa gjen veten dhe jeton mes ngjarjesh të panjohura, por ngjarje që të krijojnë idenë se ke dëgjuar për to dhe i ke përjetuar pak nga pak. Ngjarjet  rrotullohen rreth Krist Tarapit, emri i të cilit i krijonte keqkuptime në cdo situatë. Libri nis me një përkujtimore të fëmijërisë së tij, të ëndrrave dhe dëshirave të cilat e ndoqën deri në moshën më të vonë. Vitet e tjera të jetës ishin më të gjalla dhe të larmishme, të bukura, të mbushura me përpjekje por të finalizuara me dashuri, dashuritë prej të cilave nuk hoqi dot dorë.

Një nga rastësitë më të bukura të librit të ndërtuar me kast nga autori është ndërtimi i jetës së tij emocionale dhe dashurore me tre breza të ndryshëm grash, të cila me njera-tjetrën kishin marrëdhenie të ngushta familjare. Këto tre gjurmë dashurish në jetën e tij e bënin jetën e tij të pazgjidhshme nga Liza, Dolora dhe Lori.

Gjithashtu, një aspekt për t’u përmendur  pas leximit të këtij romani është historia mbërthyese për lexuesin dhe mënyra mjeshtërore e të shkruarit nga Fatos Kongoli, i cili e kthen këtë roman në një kujtesë historike, emocionale dhe shpirtërore. Ky roman përvecse një histori për të mos u humbur është një mënyrë e mirë për të njohur një aspekt tjetër të viteve kur në Shqiperi sundonte Hadi.
#rrembelibrin ‘’Lëkura e qenit’’ nga Fatos Kongoli.

Lexohemi javën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *