Skip to main content

Pesë këshilla praktike si të bëjmë fëmijët të duan më shumë librat




Dashuria për librin kultivohet që në vegjëli. Të afërmit janë ata të cilët e investojnë nepërmjet kohës dhe përkushtimit të tyre edhe në krijimin e një pasioni frytdhënës, sic të lexuarit është. Vitet e fundit, të rritur e të  vegjël i janë larguar leximit dhe kjo ka ardhur si pasojë e teknologjisë dhe mosorganizimit korrekt të kohës e keqshfrytëzimit të saj. Më poshtë do të gjeni pesë këshilla praktike se si t'i afroni vogëlueshët tuaj me librin dhe si të ktheni leximi në një nga dashuritë e tyre më të mëdha.

1. Zgjidhni me kujdes librat e të vegjëlve tuaj

Vitet e fundit jam hasur nëpër libraritë e qytetit me llojë-llojë botimesh të reja të përkthyera në shqip të sistemuara në sektorin  e letërsisë për femijë. Fillimisht të lexuarit duhet të percjelli vlera.Përpara se të vendosni të përfshini një libër të caktuar në bibliotekën e të voglit tuaj, sigurohuni se është i përshtatshëm për moshën e tij, se gjuha e përdorur është një shqipe e strukturaur qartë nge e cila fëmija do përfitojë edhe disa dije mbi drejtshkrimin. Mos harroni pavarësisht cdo botimi të ri, klasikët e pavdekshëm do i adhurojë cdo femijë.

2. Jepini prioritet të lexuarit

Leximi i librave artistik duhet të kthehet në një pjesë të rëndësishme të fëmijës pas përfundimit të gjithë obligimeve me detyrat dhe përgatitjen për ditën e ardhshme të shkollës. Disa fletë para gjumit do e bëjnë atë të relaksohet e të ëndërrojë i qetë në botën e përrallave dhe c'është më e rëndësishmja fëmija dalë-ngadalë do fillojë të kërkojë vetë libra të rinj. Leximi nga një ''detyrim'' do të kthehet në një domosdoshmëri për vetë të voglin.

3. Shembullin më të mirë e japin vetë prindërit

Një femijë i cili rritet në një shtëpi ku biblioteka zë një vend të rëndësishëm e ku prindërit i sheh vazhdimisht me libra ndër duar, me siguri do kërkojë ta imitojë këtë aktivitet. Vizitat e shpeshta në libraritë dhe bibliotekat e qytetit, bisedat tuaja me fëmijët për librat dhe imazhi që atyre u krijohet prej marrëdhënies tuaj me librin janë kyce per lidhjen që ai vetë do ndërtojë me të në të ardhmen. Për të mbushur kohën e fëmijës tuaj, ndërkohe që ju vetë jeni duke përfunduar punët e përditshme përdorni librin dhe sa më pak teknologjinë, lojrat online apo edhe filmat vizatimorë të cilat ndiqen për një kohë të gjatë.

4. Krijoni fushatën e shkëmbimit të librave

Librat janë një mënyrë e mirë për të krijuar miqësi të reja  e për tu shoqërizuar. Fushata e shkëmbimit të librave është dicka që të gjithë e kemi realizuar qoftë edhe një herë të vetme në jetë. Fëmijet duke shkëmbyer librat me shokët e shoqet e klasës forcojnë dashurinë për njëri-tjetrin dhe për mikun e tyre të përbashkët, librin. Në këtë mënyrë bisedat e tyre të përditshme do të vërtiten më shumë rreth leximit dhe kjo do i bëj me social e të lumtur.

5. Keshillohuni gjithnjë me mesuesit

Binomi prind-mësues është kyc kur bëhet fjalë për të përcjell më shumë dashuri për librat e për t'i kushtuar me shumë kohë leximit. Mësuesit janë nje ndihmë e vertete kur kërkoni këshillues të mirëfilltë për letërsinë për fëmijë. Leximet jashtë klase që zhvilloheshin dikur në shkolla e njëkohësisht bisedat letrare janë indicia që mesuesit dërgojnë rrufeshëm tek fëmijët për lexim te vazhdueshëm.

Në përfundim mund të thuhet se fëmijëria është etapa më e rëndësishme e ndërtimit të një marrëdhënie me themele të forta me leximin. Investoni në këtë aspekt te të vegjëlit dhe ata do ju jenë mirënjohës në të ardhmen.

Lexohemi të shtunën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *