Skip to main content

Nga kati i tretë





Nxitimthi ngjita shkallët e katit përdhes, sikur dic më ndiqte nga pas. Më dukej se ngutja më ndihmonte me ankthin dhe mjegulla e mendimeve do shpërbëhej me kohën. Prita të ngjitem në katengjitësin,i cili bënte zhurma të cuditshme,që ma shtonin nervozizmin dhe ishte tërësisht i celiktë, i mbërthyer prej ngjyrës gri të pandreqshme dhe me një xham të akulltë në mes.

Sapo mbërriti,hapa derën me një lëvizje mekanike, hyra brenda dhe pa u menduar gjatë shtypa katin e tretë. Asgjë s’më lidhte me katin e tretë të asaj ndërtesë të braktisur,ku dikur gjeja gjithcka e sot vetëm rrënjoja, gërmadhë dhe lëndim. Treshi ishte një numër kuptimplotë, mbase prandaj e urdhërova ashensorin të më conte në atë  kat. Treshi është numri magjik që zgjidhte gjithë veprën e Dante Aligerit, treshi është numri hyjnorë, e shkuara e lavdishme që më mban gjallë, e tashmja që nuk më lë të jetoj dhe e ardhmja  për të cilën s’di asgjë bejnë tre. Treshi është numri magjik, por për ne ishte numri shkatërrues.

Katengjitësi m’u bind dhe më la pikërisht në katin e tretë, mes rrëmujës dhe papastërtive ende, më zuri syri një shtrat të shprishur, perden e tyltë e të bardhë, që era e kishte nxjerr jashtë dritares së hapur dhe një shishe të hapur verë e të papërfunduar.
Këmbet vetë më larguan shpejt nga aty edhe pse mendja endej mes treshit. Një i tretë u kthye në apokalips, i treti shkatërrimtari.

Thirra sërisht ashensorin dhe hyra në të për t’u ngjitur më lart. Kërkoja në faqen e numrave trembëdhjetën, por nuk e gjeja dot as pas dymbëdhjetës  dhe as para katërmbëdhjetës. Kërkova në të gjithë numrat me rradhe,se mbase mund të kishte pasur një gabim me trembëdhjetën,por ajo nuk ishte aty. Mbase unë isha e vetmja që e kerkoja me kaq ngulm. Unë nuk kembengulja për të,por zemra ulëriste. Ajo kërkonte trembëdhjetën të cilën të gjithë i shmangeshin nga frika se mos hasnin të papritura të pakëndshme, por trembëdhjeta ime ishte mbresëlënëse. Me trembëdjetën në mendje zbrita sërisht te zero dhe mallkimet cjerrëse s’më largoheshin nga buzët. 

Unë po mbaja premtimet që më bëre ti!

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *