Skip to main content

Vepra poetike e Kostandin Kavafis, frymëmarrje për shpirtin




Në SHBA, muaji Prill i është dedikuar i tëri poezisë. Ne në Shqipëri nuk e festojmë poezinë vetëm në një periudhë të caktuar,por nëpërmjet ''Një tufë rrezesh nëpër RE'' mundohemi të flasim për të sa më shpesh. Poezia është ushqim për shpirtin, ndricon mendjen njerëzore dhe lulëzon frymëzimin.

Këtë javë do të prezantojmë për lexuesit dhe dashamirësit e poezisë, një nga poetët emblematik të letërsisë greke dhe të asaj perëndimore, Kostandin Kavafis. Ai jetoi në fund të shek. XIX- fillim të shkullit XX, banoi në Aleksandri, u arsimua në Angli dhe ishte një poliglot. Kavafis shkroi rreth 154 poezi dhe solli me poezitë e tij një frymë sa realiste edhe filozofike. Ai zgjodhi mos ta botonte kurrë para vdekjes veprën e tij të plotë, por preferonte botimet sporadike në gazeta dhe revista të kohës.

Në gjuhën shqipe përpjekjet për të sjell Kavafsin e madh kanë qenë të shumta. Emra të njohur të letrave shqipe kanë provuar ta përshtasin atë në shqip nga gjuhë të dyta e të treta, por vepra e tij e plote poetike, erdhi e shqipëruar nga Aristotel Spiro, një delvinjot, i cili punoi mbi poezitë në gjuhën origjinale dhe e pasuroi librin me një parathënie brilante, me komente mbi cdo poezi dhe së fundmi me një informacion të vyer e të detajuar për poezitë e Kavafisit, të kthyera në kenge nga kompozitor të ndryshëm grek.

Poezitë e Kavafit janë koncize dhe të hedhin në mendime. Kryesisht ai e zhvilloi poezinë e tij në tre tema të ndryshme.
Së pari, poezitë me karakter historik, në të cilat ai tregonte admirimin për periudhën helenistike dhe evokonte figurat dhe ngjarjet e historisë së lavdishme. Ndër këto poezi të bukura mund të përmendim ''Kuajt e Aklit" ku thuhet:

''  Patroklin si e panë vrarë përtokë,
   atë qe ish kaq trim, i fortë e kaq i ri,
   ia nisën gjëmës kuajt e Akilit;
   natyrë e tyre e pavdekshme ndërkrehej
   për vepër vdekjeje si kjo që po vështronte.
   Kryet tundnin, luanin krifet e gjata,
   dheun e rrihnin me këmbe dhe vajtonin
   tek e ndienin Patroklin të pajetë e të fikur,
   tashmë një mish të rëmdomtë - me shpirtin të humbur,
   të pambrojtur - krejt pa frymë -
   në Asgjënë e madhe me fytyrën kthyer nga jeta. ''

Së dyti, poezitë romantike dhe sensuale kanë në themel të tyre dashurinë. Ndërkohë që i lexon ndjen lirizmin mjeshtëror me të cilin janë shkruar. Nëpërmjet këtyre poezive preken tema të ndjeshme, jetësore dhe emocionale. Vecantia  e tyre është se kryesisht ato i referohen së shkuarës.

Së treti, poezitë filozofike janë ato që mbajnë kurorën e lavdisë në veprën e tij. Kavafis mundohet të japi një zgjidhje të mendimeve  njerëzore,të sprovave në jetët tona dhe të cdo vështirësie që hasim në përditshmëri e që në mendjet tona nuk dimë t'i vendosim një emër. Ndër to mund të përmendim poezitë si ''Muret'',  ''Qirinjtë'' etj.

Në përfundim, mund të them se Kavafi ishte një nga ata autor, i cili revolucionarizoi poezinë dhe do e bëj këtë edhe me mendimet e cdo lexuesi. Kjo është nje veper poetike, të cilën nësë e rrëmben në duar një herë, nuk e ndan më për gjithë jetën.

Ju ftoj në leximin e kësaj vepre poetike unike.

Lexohemi të shtunën e ardhshme,

©RE


Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *