Skip to main content

Mjegull lufte



Në mes të mjegullës, ku sytë kërkojnë një fije jetë dhe hedhin shtiza të mprehta për të depërtuar brenda një padukshmërie të mistershme, aty buron tek unë ndjenja e inatit. Jam e inatosur me ty, ndjej sytë e mi teksa ndizen flakë, skuqen dhe përcojme. Nxehem nga një zjarr i ethshëm në kraharor, në damar bucet fort gjaku i rrjedhshëm dhe ndër dhëmbë kafshoj mijëra fjalët që meriton të dëgjosh, por unë s'kam zë t'i bërtas.

Dëshiroj të përplas në fytyrë edhe një herë me ulërima therrëse se pabesia është vyrtyt i mosmirënjohësve. Dëshiroj të heq dore përgjithnjë, të zhdukem larg, të mos ndal vrapin derisa shpirti t'më paqtohet, por këmbët janë lodhur nga ecejaket duke të ndjekur ty drejt kurrkundit dhe duart nuk binden më kur i urdhëroj të rrëmbejnë në përqafim.
Në mendjen time ulet kembëkryq mendimi i braktisjes dhe sot braktisja më duket më e ëmbël se kurrë. Më trishton vetja! Trishtohem kam filluar të ngjaj me ty.

Urrej si ty, gaboj si ty dhe lendoj si ty.

Dëshiroj të vishem me errësirë dhe nëpër trupin tim të zbukurohem me xixat yllkëza të qiellit. Të enderroj edhe një herë, të shëroj fjalët e plagosura, t’i jap jetë imagjinatës dhe të lundroj në botën e dikurshme, ku unë dhe ti, premtuam duarlidhur se ishim të pandare.Atëherë, kur zilia dhe grindja dhe lufta nuk kishin shkelur në mbretërinë tonë. Të vetmet armë që dikur përdorinim ishim buzëqeshjet, ëmbëlsitë, ndërsa sot mësuam të godasim me fjalë, te vrasim me lëndim dhe të ndihemi krenar prej urrejtjes.

Zhgënjimi më pret krahët, më vret ëndrrat, më shuan dashurinë për ty. Lotët më pastrojnë njollat e pështira që la mbi fytyrën time, gjith’ maskarada e mashtrimeve. Edhe pse me një shpirt plot ëndrra, unë sot jam e lodhur në mes të betejes me ty e  rrethuar me turbillme .

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *