Skip to main content

Ngatërresa e stinës



Qielli është përzier me një hije të rëndë gri harrese.Dielli për pak ka harruar të agoi sërish  e shiu me piklat e tij të qelqta duket sikur ka vendosur të mos  i  ndahet më qytetit tim.                                        

Eshtë fund vjeshte e pemët  janë zhveshur prej gjetheve të zverdhura, për të shtruar rrugët e pa asfaltuara, të pavijëzuara, me kryqëzime ku mbizotërojnë semaforë me drita të thyera, tabela të shtembëruara, që të deshperojne t’i shohësh e jo më t’i  respektosh.Magjia e gjetheve të thara e të kalbura, krijojne  lloj-lloj iluzionesh në mendjen time, teksa ec , poshtë këmbeve ndjej se shkel në nje tjetër gropë të trotuarit të dëmtuar prej kohësh.Eshtë puhiza e lehtë ajo që me perkëdhel lehtë fytyrën e lëkurën. Aroma e lagësht e shiut është parfumi im i parapëlqyer, melodia më e bukur, askush tjetër veç kërcitjes krakullitëse të gjetheve të shkelura prej kalimtarëve.

Kjo është koha kur unë dhe qyteti  im dukemi  më të përhumbur se kurrë. Kaq të perhumbur saqe jam e bindur se nuk mund të ndjehemi  gati për të  pritur një tjetër dimër të acartë , me  më tepër shi , me rrufe si ndricim i vetëm mbi re , me bubullima të tmerrshme të cilat më kanë trembur sa e sa ëndërrime.Jo , kurrë s’di të jem gati për t’a mirëpritur dimrin. Kurrë s’do i buzëqesh shend e verë e t’i përshpëris: ‘’Mireserdhe !’’Bashkë me ketë fund vjeshte në qytetin tim, ndjej një fillim dimri në shpirt.   

Në shpirtin tim mbizotëron i ftohti, mungesa , vetmia . Dimri po troket. Sapo ka hedhur hapat e parë në natyrë, në shpirtin tim, shpirtin tënd, shpirtin tonë.Bora e pare ka nisur të shtrojë token me qilimin e saj te brishte.  Flokët e saj cdo mëngjes na mbështjellin të dyve me një aurorë të kristaltë bardhoshe, e cila shkrin brënda një casti.  Degët e pemëve te braktisura prej gjetheve kohë më parë , vërtetë e besoj sa mund ta ndjejne te ftohtin.Janë të vetmuara, të strukura në botën e tyre të vobektë  pa dashuri. Qielli tanimë merr gjithmonë një nuance grize. Një grize përtese, dhimbjeje.          

Rrallë ndodh të depërtojnë  grumbull fijezash dielli prej pambukshmërise së heshtur të reve.Edhe dita është e trishtë, e le pastaj kur ai pak diell perëndon, bie muzgu e gjithë qielli i mbetet Hënës.Befas përhumbem dhe e gjej veten të marrosur me kujtimet.  Zëri yt tingëllues, syte me shkelqimin e mrekullueshëm, hunda nazike, buzët e tulta e duart ledhatues.Rastësisht e gjej veten atje, pas qelqeve të reflektueshme të keshtjellëzës që ne ndërtuam  plot dashuri, sinqeritet e mirënjohje. E gjej veten aty, duke kundrruar qiellin e paane e pakrye, i cili duket sikur  është i vetmi që sheh gjithcka. Vetëm aty më pasqyrohet shikimi yt i brishtë, e kur vështroj qiellin me shfaqesh njeherësh  , Ti.

Kjo ndodh sepse në një mëndësi të vjetër sa vete bota thonë se ata që janë shuar janë atje lart , por ti e di, unë magjepsem pas reve të pambukta, të plasaritura, ku papritmas aty depertojnë rrezet e arta, të ngrohta e të mrekullushme të diellit. Të atij dielli që s’duket më. Të diellit të kujtimeve të mia.Të kujtoj teksa vështroj dyshemenë e ftohte e të harruar ku ende ka mbetur libri yt më i dashur . S’di pse , kur ti  ike , librin që doje aq shumë e flaka pas deres që perplase e tani s’guxoj me ta ngre.Ai liber, m’u bë sikur ishte mallkimi ynë. Ai libër është hija jote në jetën time.Aty do të ndjeja përsëri aromën tënde. Veshtroj  shënimet që ti mbaje nder faqe  me shkrimin e  crregullt, të cilin unë e njoh mire. Në atë libër gjej  ende gjurmët e gishtërinjve të holle, me të cilët ke përthyer sa e sa fletë të tij. Janë copëza të shqyera kujtimesh, fletë me shenime  per tu mbajtur mend .S’guxoj ta prek atë send te pafajshëm, gabimi i vetëm i të cilit ishte se te bëri ty të dashuroheshe pas tij. E kapërcej sa herë më duhet të shkoj diku. I shmangem vështrimit mbi të e në veshët e mi  bucasin fjalët e tua, me zërin tënd të ëmbël, teksa citoje autorin  e  parapëlqyer.    

Me siguri ndër shkronjat e shtypura qartësisht te atij libri, teksa lexoje cdo shkronjë, me ëndje pa kuptuar  do kesh harruar gjurmë të veshtrimit tënd,   As librin tënd s’do e leviz që aty e as dyshemenë s’do e pastroj.  Duket se asgjë s’ka kuptim kur ke humbur dicka të shenjtë, e cila të bënte të dashuroje.   

Ti pushton rishtazi mendimet e mia kur qëndroj e shkujdesur me mëndjen harruar pas tingujve te melodies arkaike e ngjyres se bardhë te drites elektrike jashtë dritares sime. Përhumbem në cka ti le pas, kur veshtroj pasqyrimin e hijshëm të ‘’Harkut ‘’jo triumfues, në pjesëzat e thyera të pasqyres kryenece e cila ka mbetur akoma perballë me gjurmë lotesh zemërate.  Të mendoj dhe menjëherë  buzëqeshja e tulatur me pushton gjithë fytyrën, madje edhe sytë. As kujtimet e mija as unë s’mbaj meri. Ndjej një përshtjellim pas kësaj me një nxehtësi të pabesueshme edhe jashtë me duket sikur ka nisur të pikojë shiu i ngrohte i gushtit. Eshtë shiu i zjarrit, i kujtimeve , tashmë  edhe kujtimet po behën kaq të largëta. Më duket se dita-dites harroj ndonjë lakim që zeri yt merr ne ca fjalë të caktuara. Harroj si tingëllon emri im nën përshpëritjen e buzëve të tua. Harroj ledhatimin e ngrohtë nga duart e tua, te cilat luanin me flokët e mi. Po harroj pranveren që celte edhe ne mes të janarit, vec prej një puthjeje shkarazi. Edhe fjalët po i harroj, dhe pak nga pak duket sikur po të harroj ty si qënie humane, për të të zbukuruar me petkun  hyjnor.E të rikujtoj, teksa vështroj karrigen  e cila ka mbetur bosh që prej ikjes sate e as unë, kurrë, s’do mundem të ulem më aty. Fshij nganjëhere pluhurin e hirtë të së shkuarës, i cili mbulon gjithë sipërfaqen e bukur të drunjtë te karriges tënde , por vetem aq.  

Por koha! Ah, koha! Gjithë faji është i saji. Ajo është kaq e pamëshirëshme. Akrepat ecin, ecin pakthim e unë jam e pafuqishme t’i ndjek pas. As që vrapoj dot me hapin e tyre. Madje as tingullin tik-tak nuk e dëgjoj dot. Bëj ta perplas diku atje tutje orën bashkë  me cikërrimat e saj e në castet e fundit kujtoj se edhe nëse do shkatërroja gjithë orët e botës, koha përsëri s’do të ndalej. Ndaj , e le orën e mundohem ta harroj. Ta fshij prej jetës sime. Dua te jetoj për kohën, pa kohen, por s’mundem.  

Krejt papritur, kur erret e muzgu fton mbrëmjen e fund vjeshtes e pragez dimrit unë persëri rri e kundroj gjithë endje qiellin e pafund e harrohem pas gjurmës ku dielli ra; mes yjesh që formojnë lloj-lloj formash perballë Henëzes madhështore, e cila mbretëron me dinjitet natën e erret, mistike e te pabesë.   

Qielli i erret,përsëri duket I ftohtë njësoj si shpirti. Pres diellin të agoj e te shkrijë akullnajën e ftohtë që vetëm shpriti njerezor di të ndërtojë. Po pres diellin e ngrohtë, të ëmbël e të mrekullueshëm. Pres diellin e dashurisë së madhe, diellin magjik, ndërsa realiteti nga I cili rrethohem ështe tjetër. Shiu troket në parvazin e mermertë të dritares sime e duket se kurrë s’do të ndalet.Shkreptin e unë e bezdisur prej zhurmes cjerrese përnjëhere mbyll veshët si për të shpëtuar prej hungërimes së qiellit. 

Errësira e dhomës sime, ndricohet tek-tuk prej ndonjë  dritëze vetetime atje lart mbi re.  Pavarësisht gjithë dashurisë, unë s’mund të hiqem si një Zhulietë e as ti si Romeo. Megjithë rendësine që ka kjo ndjenjë që të fal  jetë, të bën të frymosh e të ëndërrosh, vdekja është gjithmonë aty, e i deleguari i saj, Gabrieli  është pranë nesh për të na larguar nga kjo jetë kur t’i  jepet rasti. Vdekja tanimë është hapi I fundit i ciklit jetësor, i pranuar prej nesh edhe pse të lënduar edhe pse me dhimbje.  Teksa pres që dielli të lind, vazhdoj të endem brenda rrënojave të kështjelles sonë të shkatërruar prej pluhuri. 

Kështjella ra, por ka lënë pas nje mbreteri kujtimesh, me dy përemra, Unë e Ti.Unë duke u endur besnikërisht në gërmadhat e mbretërisë sonë të kujtimeve, e Ti , kushedi se ku.Koha po ikën. Vazhdon të rend, e unë e ndjek si e marrë. Kjo stinë dreqi është ulur këmbëkryq në shpirtin dhe qytetin tim e unë po jetoj në ‘’Dikur’’.

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *