Skip to main content

Rrëmbemë në hapësirë




Në sipefaqen e hirtë, të turbullt e gjithë plasa të hënës më shfaqeshin imazhet, ngjarjet e kujtimet e netëve të humbura. Kështu hëna e plotë,e pajetë dhe e varfër lulëzonte prej nesh, prej teje. Një fllad i lehtë, një puhizë prej puthjesh dhe lufta e përjetshme mes mendjes dhe zemrës. Ulesha në sixhaden e e errët të qiellit, shtrihesha mes saj dhe flokët më ngatërroheshin me yllkëzat ndricimplotë, sytë më shkëlqenin në kryqëzimin me të tutë dhe harroja ekzistencën e kohës. Koha ndalte sa herë prej harresës dhe rrethohesha nga aurorat shkëlqimplotë e shumëngjyrëshe. Akrepat nuk lëviznin dhe castet ngrinin si me magji.

Isha papeshë në fluturimin e harresës, e lehtë, e lumtur, e dëlire. Në mendje vallëzonte një amulli, por shpirti im endej në hapesirë, atje me kokën në prehrin e veshur me xixëllonjat vezulluese dhe dritën verbuese. Nëpër yjësi dhe lëmshin e mendimeve dafurroja për të gjetur mënyrën që do më mbante përgjithnjë në atë gjendje, në dehjen nga lumturia dhe të nxirrja nga mendja gjithë dokrrat që më krijonin kokëcarje.

C'më duhej koha?! Po fjalët pse më duheshin?! A më duhej të vrapoja cdo mëngjes për të arritur të pamundur e për t'u rikthyer në mbrejme me veten, sërisht vetëm dhe pa asnjërën nga ato për të cilat isha nisur që pa gdhirë?! A më duhej të flisja, kur nuk me lindte asnjë pikëpyetje në kokë, e kur përgjigjet e gjithësisë i lexoja në përkedheljet e flokëve të mi?! A më duhej dëgjimi, kur gjithcka më buciste në vesh ishte një heshtje e dhimbshme, por  mendja më bënte ca si përshpërima të embla, mbase me zërin tënd ?!

Po shikimi më duhej, në atë zbrasti, ku dielli digjej si i marrë, meteorët vijnin rreth e perqark me vrull e fikeshin përnjëherë dhe ndejsia e vetme që kisha ishte një marramendje e vrullshme, e cila më bënte të mbahesha edhe më fort te ty, të  shtrengoja dhe t’i premtoja vetes se pa rrokjen tonë, hapësira do humbiste e do zhbëhej.


©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *