Skip to main content

‘’Sikur Ana’’, libri që të mëson dashurinë





Sa herë na ka trazuar zemrat, mendimet dhe kujtimet, viti i mbrapshët '97? Viti i dhimbjes së madhe, i vuajtjeve, i lotëve dhe i trazirave është pikërisht viti i lindjes sime.

Në Klubin e Librit #rrembelibrin , gjatë muajit Maj zgjodhëm të lexonim librin ''Sikur Ana'' shkruar nga Rudina Xhunga. Ky libër është një  thesar. Ditari i nënës, fati i keq i së cilës shkroi se ajo duhet të përjetonte ndjenjat e mëmësisë në një kohë të papërshtatshme, ku baruti kundërmonte, armët gjëmonin dhe fajdet gumëzhinin.
Ky libër është si një kronikë e ngjarjeve të tmerrshme dhe përjetimeve të dhimbshme njerëzore. Një vajzë e re, e cila me emocion e lumturi, pret të jetojë bekimin më tëmadh të jetës, lindjen e vogëlushes së saj. Ëndrra këputet në mes, prej dashurisë, me dashurinë, nga i dashuri. Zhvillimet e ngjarjeve të rrëmujshme të  '97-ës bënë që pritja e ëmbël e saj, të kthehej në ndërprerje të vuajtur, agoni, ndjenjë faji dhe hidhërimi. Ditari i shkruar si një bashkëbisedim me Anën, vështirë se mund ta heqësh nga dora deri në faqen e fundit.

Ky libër prek disa tematika të forta të shoqërisë shqiptare, të cilat janë kthyer dyfish në probleme në kohë lufte, por nuk gjejnë vdekje as në kohë të paqtë.
Roli i vajzave dhe grave në shoqëri, mungesa e forcës, që të bëjnë zgjedhjet e tyre në jetë, pa iu ushtruar presion nga babai, vëllai, bashkëshorti, i dashuri, miku, armiku, dreqi e shejtani. Pavarësia e cunguar e tyre  për të qënë të lumtura, të lira, për të mos u penduar më vonë pse nuk patën guximin të jënë ato që duan dhe të mos rëndojë mbi shpatullat e tyre pesha e gabimeve të burrave të paburrë nga të cilët rrethohen.

Në një libër, ku qëndron bashkë dashuria, e cila bën jetën të lind, e urrejta, e cila bën abortin të vras; lumturia e cila ndjen nëna kur brenda saj lulëzon jeta dhe dhimbja kur rrethanat, mendësia dhe pafuqia e bëjnë të shkëputet prej saj.

Libri ‘’Sikur Ana’’ më beri të lidhem edhe më shumë pas tij, pasi në ato vite edhe unë mund të kisha patur fatin e Anes së palindur. Viti i lindjes sime, vecse viti i vuajteve, lëngatave dhe morteve, paska qene dhe viti i Anave, të cilat nuk panë dot dritën e diellit, për njëmijëenjë marrëzi. Kushedi sa Ana të tilla mbetën në botën e ëndërrimeve dhe nuk hapin syckat në botën e të gjallëve edhe sot.

Në përfundim, dua të them se ky është një libër për vajza e djem, gra dhe burra e cdo lexuesi do i dridhet zemra, do reflektojnë për veten, për njerëzit që duan, për shoqerinë  dhe atdheun tonë.

Ju ftoj në leximin e librit, me të cilin unë derdh lot me dënesë,


©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *