Skip to main content

Të pushtuar nga ‘’Loja e engjëllit’’




Muaji Prill, të cilin sapo pëcollëm solli në Klubin e Librit #rrembelibrin, një autor i cilësuar si një nga më të mirët e letërsisë bashkëkohore spanjolle, i vlerësuar në mbarë botën dhe i konsideruar si fenomeni, i cili i dha jetë epidemisë së dashurisë për librat e harruar, Carlos Ruis Zafon. 

Një nga librat e tij më të jashtëzakonshëm është ''Loja e engjëllit'', një triller i cili të mban mbërthyer në cdo rresht e shkronjë. Ngjarjet zhvillohen në Barcelonën e bukur, por të mistershme të viteve '20-'30 dhe ngjarja rrothullohet përqark një shkrimtari të apasionuar, të talentuar e këmbëngulës, i cili gjen qetësi vetëm nga puna e tij, të shkruarit. Gjithë jeta e tij ka qenë me lëkundje të thella duke filluar që nga fëmijëria e tij e trazuar e deri në ditët në të cilat jeton. Dukej sikur gjithmonë dicka pengonte lumturinë e tij, suksesi me përpjekje, por jo plotësisht i arritur, romanca e pamundur, misteret dhe telashet që duket se lidhen me një anë të errët të jetës së tij.
Davidi edhe pse i rrënuar emocionalisht jeton në një gërmadhë të braktisur në zemër të Barcelonës, të mbushur me zëra, thirrje, fotografi e hije e duket se pikërisht këtu nisin aventurat në jetën e tij. Ai jeton në errësirën e nëntokës,i ndricuar nga shkëlqimi dhe vezullimi i librave dhe letërsisë, derisa në një moment merr propozimin qe mund t’i ndryshojë jetën. Detyra e tij është të shkruaj librin, i cili do lumturojë njerëzit, por pikërisht ky libër është lidhja e Davidit me botën gotike, të mistershme dhe papërgjigje.

‘’Loja e engjëllit’’ është një libër, i cili lexohet me një frymë, pikërisht prej kërshërisë që shoqëron cdo faqe të librit, prej marrëdhënies së ngushtë që krijohet mes personazhit kryesor dhe lexuesit dhe natyrisht prej gjuhës së shkruar mjeshtërisht nga autori. Ky liber është përkthyer në mënyrë brilante nga Ledia Dushi dhe pasuria letrare dhe stilistike e kësaj vepre i jep një tjetër zhvillim sundukut tuaj në formë fjalori.

Carlos Ruiz Safon është një autor për të mos u humbur.Ju ftoj në leximin e një libri, i cili do ju bëjë të dashuroheni me këtë autor dhe të lexoni të gjitha titujt e tjerë të botuar prej tij, për të cilët do flasim shumë shpejt.

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *