Skip to main content

Drita



Sa herë harrojmë të jemi mirënjohës e nuk i vlerësojmë bekimet, që na rrethojnë jetën e na mbushin shpirtin?

Sonte, dua t'i shkruaj të vetmit, që nuk e njeh fjalën braktisje, që sheh e dëgjon gjithcka, që fal e di të mëshirojë, që na do të gjithëve e na fal cdo mirësi, që na mban me shpresë e dëgjon lutjet tona.

Në mes të furtunës, kurrë gjithcka ndodh në jetën tënde është një kaos dhe dorëzohesh, derdh lotë, ankohesh e s'di të mbledhësh veten me siguri në mendje të vijnë fjalët: " Ndihmomë o Zot!". Edhe ai natyrisht është aty, e të bën që pas furtunës të shkëlqejë një ylber, të harrosh lotët, të ngrihesh e të rinisësh ecjen drejt rrugës tënde e të harrosh shenjat e dhimbshme të rrëzimit. Ai të kthen shpresën, të dhuron dritën, të mban në jetë.

Po kur dita jote shkëlqen nga gëzimi, kur zemra të gufon nga lumturia, kur përgëzohesh për suksesin tënd, kur rrethohesh nga dashuria dhe ëndrrat e tua realizohen një e nga një, a thërret me plot zemër " Faleminderit o Zot!"? A je mirënjohes për gjërat e vogla në jetën tënde,por më të rëndësishmet, për shëndetin e të shtrenjtëve te tu, për të kaluar sa më shumë vite të paharrueshme me ta, për t'i parë gjithmonë të buzëqeshur, krenar e të shpërblyer. A i falesh Zotit për kujdesin me të cilin të mbështjell, për mbarësinë me të cilën ta shtron jetën, për tryezën plot e për plot e për njerëzit e mirë me të cilët të ka bekuar në jetë? Po falje i kërkon Atij për mëkatet me ose pavetëdije, por Ai të mëshiron gjithnjë.

 A mundohesh cdo ditë të jesh një njeri më i mirë, ta tregosh dashurinë; mirënjohjen e devotshmërinë për të dhe të heqësh dorë nga gënjeshtra, llafosjet e panevojshme, zilia, xhelozia e inatet?

Sonte dhe përherë jemi mirenjohes për cdo dite që ke shkruar të gdhihemi e të ngrysemi në këtë  botë, për sfidat dhe triumfet, për dashurinë e kujdesin.

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *