Skip to main content

Kthehu edhe një herë femijë nëpërmjet ‘’Princi i Vogël’’


Sapo kaluam Ditën e 1 Qershorit, festën e vogëlushëve dhe atyre që ende ruajnë të voglin brenda vetes. Propozimi i librit për këtë fundjavë nuk mund të ishte kurrgjë tjetër vecse një libri që të kujton castet, të cilat mbartin tharmin e jetës, nga sytë e një fëmije.

 ''Princi i Vogël'' është shkruar nga autori francez Saint-Exupéry. Ky libër renditet i treti në botë, përsa i përket shitjeve dhe në këtë rast nuk flasim për shifra, por për vlera të jashtëzakonshme njerëzore, të cilat përcillen nga ''Princi i Vogël'' e burojnë nga pafajësia e fëmijëve.
Historia e një djaloshi 6-vjecar, i cili adhuronte pikturën dhe vizatimin, por ishte lodhur nga opinionet e të rriturve mbi pikturat e tij. Pasi vitet kaluan, rrjedha e jetës e beri aviator dhe avioni i tij u rrezua në shkretëtirën e Saharasë.

Në mes të askundit, krejt rastësisht ai njihet me Princin e vogël dhe planetin e tij/asteroidin në të cilin jetonte. Princi i flet për aventurat e tij dhe i kujton se një pjesë prej fëmije, ëndërrimtari dhe i ndjeshëm kishte mbetur në të edhe pse vitet ishin rrokullisur.



Ky libër trumpeton dashurinë në cdo rresht dhe alegoria, e cila është figura letrare e përdorur pamasë në të, percjell mesazhe të medha. Djaloshi e braktisi rehatinë e planetit në të cilin mbretëronte i lumtur, për t’u nisur në zbulim të universit. Gjatë këtij rrugëtimi aventuresk arriti të zbulojë sjelljet e të rriturve, u njoh me botën e tyre, por nuk u bë pjesë e saj.



‘’Princi i Vogël’’ është një kthim në botën e ëndrrave, atje ku gjithcka mban aromë sheqeri dhe atje ku lodrohet. Secili nga ne e mban fshehur fëmijën brenda zemrës, i  mungon naiviteti, ciltërsia, dashuria e sinqertë dhe mosekzistenca e frikës.

Ju fton në lexim e rilexim Për t’u kthyer edhe disa caste të vegjël e të lumtur si Princi i Saint-Exupery.

Lexohemi javën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *