Skip to main content

‘’Unë jam Malala’’, historia e vajzës që ndryshoi botën




Fundjava mbërriti e bashkë me të edhe sugjerimi nga Klubi i Librit #rrembelibrin. Muaji Qershor ishte i ngarkuar për te gjithë, plot studime, me ankthin e provimeve dhe evente të rëndësishme, por libri, i cili na  qetësoi cdo mbrëmje para fjetjes mes furtunave të Qershorit ishte ''Unë jam Malala : Vajza që u ngrit për arsimimin dhe u qëllua nga talebanët'' shkruar nga Malala Yousafzai.

Ky është një libër i pazakonte, tronditës dhe të le shumë hapësirë të meditosh. Malala tregon në vetë të parë historinë e familjes së saj, ëndrrat e një adoleshenteje, dëshirat për të ardhmen dhe njëkohësisht historinë e vendit të saj,e cila shprehet shkurtimisht nëpërmjet absurdit: ‘’ Unë vij nga një vend që u krijua në mesnatë. Kur pothuajse dhashë shpirt, ishte vetëm pas mesditës.’’
Ngjarjet e librit janë aq aktuale e të prekshme edhe sot në vende të vecanta në botë, saqe kanë aftësinë të rrënqethin e të bëjnë të lutesh për paqe dhe liri.

Unë jam moshatare me Malalën dhe asnjëherë nuk m’u cënua e drejta e fjalës, madje gati as nuk e konceptoja thellësisht mirë se cdo të thotë të mos i gëzohesh moshës së adoleshencës për arsye djallëzie,politike dhe pushteti. Unë jam sa Malala në moshë, por u ndjeva kaq e vogël para veprave të saj, e shumë të vegjël janë ndjerë politikanët e pushtetarët në të gjithë botën, para dashurisë së kësaj vajze mbi arsimimin, një dashuri e trashëguar nga i ati dhe një dëshirë, e cila nuk i frigohej as plumbave të talebanëve apo vdekjes që ata bërtisinin si refren.

Unë nuk e përjetova kurrë humbjen e lirisë, si Malala dhe vajzat e tjera të botës ku ajo jetonte, e cila nuk është një univers paralel, përkundrazi është i prekshëm, ku ende ka gra në botë, të cilat nuk mund të shkojnë as për të kërkuar kujdes shëndetësor të vetme, të pashoqeruara nga nje burrë, qoftë ai edhe një pesë vjecar. Ky realitet, ku arsimimi ndalohet dhe përthithja e dijeve nga vajzat konsiderohet si dicka e panevojshme, një humbje kohe përderisa ato nuk do dalin kurrë nga burgu i katër mureve të shtëpisë, nuk  kanë pse të japin mendime e zëri i tyre nuk do dëgjohet kurrë, në një botë talebanësh, ku feja është shtrembëruar në mënyrën më të keqe dhe ku dhimbja njerëzore lahet me gjak të pafajshmish.

Talebanët mbërriten në luginën ku Malala jetonte njësoj si gjakpirësit e Tëilight, të cilin sapo kishte lexuar. Erdhën për të shkatërruar cdo mendësi të paqtë njerëzore, cdo vlerë arkeologjike, cdo vyrtyt të lidhur me mirësinë dhe mërritën jo vetëm për të kërcënuar Pakistanin, por të gjithë botën, si rreziku i ardhur nga djalli, si keqbërësit e cakërdisur nga mendja, si të pafe, të paskrupullt dhe të neveritshëm.

Ky liber arrin ta copëtoj zemrën në njëmijeenjë pjesëza e të duhet shumë kohë sa të mbledhesh pjesët e thyera, të cilat nuk ngjiten më kurë. Ato do arrijnë të ringjiten vetëm kur në botë të mos vuaje më askush nga padija, mallkimi i ligësisë dhe patolerancës. Njëkohësisht, ky libër është një burim i pastër frymëzimi. Bota e adhuroi Malalën e bashkë me të edhe unë. Vullneti i saj, këmbëngulja, mos dorëzimi dhe forca tregojnë se në një botë burrash, ku ende kryhen aborte pse foshnja është vajzë, ne mund t’ja dalim, pa u zbrabsur nga asnjë keqdashës taleban a cfarëdo emri të mbajë.

Malala u vlerësua me Cmimin Nobel për Paqe, duke u berë kështu fituesja më e re në botë e këtij vlerësimi prestigjoz. Gjithashtu ajo u konsiderua si kronikë e gjallë e lufteës, pasojat e së cilës iu desh t’i vuante në shëndetin e saj, por u kthye në shembullin e frymëzimit të gjithë botës.
Ky libër është shkruar thjeshtë dhe do ju mbërthejë deri në faqen e fundit. Njëkohësisht fotografitë dhe ilustrimet e bashkëngjitura në libër do ju bëjnë ta prekni më nga afër këtë autobiografi të jashtëzakonshme.

Ju ftoj në leximin e ‘’Unë jam Malala’’ dhe jam e bindur që pas përfundimit të tij, botëkuptimi  pëe atë pjesë të botës do ju ndryshojë.

Lexohemi javën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *