Skip to main content

‘’Kthimi’’ i Albatros Rexhaj, rruga e kthimit te vetja



Ditët e javës fluturuan dhe casti i ritakimit tonë me sugjerimin e fundjavës për librin në ''Një tufë rrezesh nëpër RE'' mbërriti. Mes një jave të ngarkuar, oazi i prehjes pergjatë mbrëmjeve ishte libri më i ri i autorit të pazakontë Albatros Rexhaj, ''Kthimi''.
Ky libër është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale,mediave, bisedave dhe diskutimeve dhe buja, e cila e shoqeroi ne Panairin e Librit në Prishtinë, ku edhe u prezantua për herë të parë, bëri që të shpallej si libri më i shitur.

Të flasësh për filozofinë urbane ,stilin dhe librat e Albatrosit nuk është e lehtë, megjithatë e vetmja fjalë që mund t’i përmbledhi të gjitha është ‘’rebel e pakorniza’’. Pikërisht, ky binom i pandashëm i autorit dhe krijimtarisë së tij është celesi i suksesit dhe fakti që njerëzit e ndjekin me kërshëri.
Libri ‘’Kthimi’’ konsiderohet nga autori si libri më personal i tij,por jo autobiografik. Ndërsa unë mendoj se tanimë lexuesi besnik i tij, e di se cfarë pret dhe në përgjithësi e ka mësuar filozofinë e tij, pra nuk merr nje frymëmarrje të panjohur më parë. Titulli është kuptimplotë, si kthimi nga largimi i tij që prej ''Zonja Z''; kthimi për pak kohë në jetën publike; kthimi i së vërtetës pa fshehje dhe zbukurime të panevojshme dhe kthimi i autorit të dashurisë.



Ky libër  përbëhet nga dy romane të titulluar ‘’Qyteti B’’ dhe ‘’Kthimi’’. Mënyra sesi autori ka gjetur rrugëdaljen për te shprehja e mendimeve të tij është vërtetë e vecantë. Gjithcka zhvillohet në një takim me lexuesit dhe pyetjet e tyre e përgjigjet e shkrimtarit bëjnë që të shënjojnë pika të vecanta të jetës së gjithsecilit. Temat janë kaq të prekshme dhe të vërteta, sa që dyshoj se lexuesi nuk e gjen veten teksa lexon librin. Ajo që më bën përshtypje është kundërshtia e herë pas herëshmë, në mendimet e shkrimtarit me të tjerët, por kjo më bën të mikpres vecantinë e tij dhe origjinalitetin. Ndërsa ‘’Qyteti B’’ nderthuret me disa krijime poetike jashtëzakonisht të vecanta dhe të bukura, ‘’Kthimi’’ mbyllet me një letër, të cilën duke ndjekur Albatrosin mund ta konsideroj si një nga ‘’letrat e lamtumirës’’, të cilat premtoi të shkruajë së shpejti.

Me librin ‘’Kthimi’’ vërtetova dhe një herë se të jesh i vërtetë dhe vetja, pa shumë përpjekje dhe kokëcarja për atë që do mendojnë të tjerët, të fal qetësi. Gjithashtu të endesh i lire, pa u kujdesur për interesin, dashuritë e rreme, shtirjen dhe hipokrizinë, në një botë të lidhur me zinxhirët e padijes dhe mendësisë së mbyllur, është një nga format që mund të të dhurojë grimca lumturie. Njëkohësisht, të lejosh veten të gabojë, të mos kontrollosh emocionet, të shprehësh dhimbjen, inatin, dashurinë, pavarësisht imazhit që do krijosh të të tjeret është një nga lehtësitë më të mëdha që mund t’i falësh vetes, për të jetuar në mos i lumtur, në paqe e ta pranosh veten pa shumë ndërlikime.

Në përfundim, mesazhet qe libri dhuron për temat universale, të cilat janë dhe më të rëndësishmet në jetët tona drejtojnë për te pranimi i vetes, pa komplekse, me të gjitha të metat dhe gabimet. Pikërisht mënyra e tij e të shkruarit parregulla, pa dashur të mbajë ekuilibra, pa dashur t’i pëlqejë askujt, pa gënjyer e pa u shtirur më bën ta lexoj e ta rilexoj e të mos harroj këshillën që më ka dhënë: ‘’ Përpara se të ulesh e të shkruash, mos e censuro kurrë veten e mos u shqetëso se cfarë do mendojnë të tjerët për ty, pasi të kenë lexuar krijimin tënd.’’

Ju ftoj në leximin e librit, i cili do ju bëjë të mendoni gjatë  e të cliroheni teksa do kujtoni cdo cast dhimbje dhe lumutrie bashkë me të.
#rrembelibrin ‘’Kthimi’’ shkruar nga Albatros Rexhaj.

Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *