Skip to main content

‘’Parfumi’’, dehja e fundjavës



Fundjavat e verës kërkojnë freski dhe mënyra më e mirë për t'u shplodhur e për të rrëmbyer energjitë pozitive për rikthimin e së hënës në aktivitetet e përditshmërisë është nëpërmjet leximit.
Libri i kësaj fundjave është ''Parfumi '',  historia  e një vrasësi shkruar nga autori gjerman  Patrick Suskind.



Ky roman ndërtohet mbi një absurd. Zhan Baptist, foshnja, e cila lindi në mes të neverisë, ndotjes dhe papastërtisë iu desh të rritej i vetëm e të gjente rrugën e jetës së tij. Askush nuk kujdesej, nuk e donte e më keq akoma cdokush e përcmonte, pasi ai nuk zoteronte aromë njerëzore, si gjithë të tjerët.Përcmimi i të tjerëve e bën të rritej i izoluar, i vetmuar dhe fillikat, por Zoti i kishte dhënë një aftësi të jashtëzakonshme, të cilën herë pas here as ai vetë nuk ishte i vetëdijëshëm se i përkiste, nuhatjen ''e imët''.


Pikërisht aftësia e vecantë dhe talenti i tij e bënë të mbijetonte. Pasi u zbulua nga një parfumator italian dhe ai arriti të deshifrojë adhurimin e Zhan Baptistit për aromat, e shfrytëzoi deri në pikën e fundit, duke nxjerrë prej tij parfumet më të preferuara të gjithë Francës.



Ai arriti të dehte popullin me aromat e krijuara nga gjithfarë  kombinimi lulesh, frutash, myshqesh e drurësh, por ajo që kërkonte me këmbëngulje e që i mungonte parfumit të tij ishte aroma njerëzore.
Vecimi dhe izolimi e bën të mos mendonte për pasojat, por vetëm për qëllimin duke u kthyer kështu në një vrasës serial. Parisi u trondit nga vrasje të bujshme, të njëpasnjëshme të vajzave të bukura, të reja dhe më tragjik ishte fakti se të gjitha vrasjet tregonin se ishin kryer nga i njëjti kriminel,në të njëjtën mënyrë. Ai kërkonte nga vajzat me aromë të mrekullueshme flokët dhe cdo substancë trupore për t’i kthyer në një shishe të vogël me aromë mahnitëse.



Ky është libri që të mëson se askush nuk lind kriminel, por shoqëria, mungesa e përkushtimit, e dashurisë dhe e edukimit ndikojnë në krijimin e një përbindëshi të paskrupullt. Zhan Baptisti nuk kishte provuar kurrë ndjenjën e dashurisë dhe e vetmja herë kur kuptoi se cfarë është admirimi ishte në castet kur populli ishte magjepsur e shtangur në të njëjtën kohë nga aftësia e tij.
Në perfundim, mund të them se ky është një libër i jashtëzakonshëm, i shkruar mjeshtërisht e i përkthyer bukur, rrjedhshëm dhe këndshëm. Ky është një libër, i cili do t’ju mbajë zemrat peshë e njëkohësisht do ju nxis të reflektoni teksa argëtoheni me historinë e pazkontë.

Ju ftoj në leximin e ‘’Parfumi’’!

Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *