Skip to main content

‘’Rruga në të cilën rrallë shkohet’’ miku, i cili nuk do ju braktisi në caste të vështira





Jeta është një udhëtim plot të papritura dhe mistere,të cilave nuk i japim dot shpjegim. Shumë nga shqetësimet e vogla të dites, të cilat na shkatërrojnë humorin e na falin luhatje të pashpjegueshme emocionale, brenda vetes nuk dimë as t'i japim shpegim.

Veprime të vogla ushtrojnë ndikim të madh e pikërisht për këtë arsye libra, të cilët të ndihmojnë të gjesh lumturinë dhe paqen shpirtërore, nëpërmjet këshillave të profesionistëve të vërtetë vlejnë gjithnjë të lexohen. I tillë është libri ''Rruga në të cilën rrallë shkohet'' shkruar nga psiko-analisti dhe autori i njohur amerikan Scott Peck. 

Ky libeër është përmbledhje e përshkrimit të disa faktorëve, të cilat e bëjnë një njeri të ndihet i përmbushur dhe i realizuar. Libri është shkruar bazuar në studimet e autorit me pacientet e tij dhe njëkohësisht prej provojes së tij personale.



Ky libër përbëhet nga tre pjesë kryesore. Pjesa e pare dhe më e rëndësishmja, që sipas autorit, pikërisht aty nis rruga drejt lumturisë dhe suksesit është disiplina. Disiplina lidhet pazgjidhshmërisht me balancën dhe ekuilibrimin e shëndetit psikologjik, fizik e shpirtëror. Disa nga format, të cilat ndihmojnë në kalitjen e disiplinës është një punë e palodhur me veten në aspektin e të mësuarit me përgjegjësi, detyra, afate, qëllime, pikësynime dhe të mesuarit me faktin se lumturia e kënaqesia mund të vonojnë, e madje nuk do të vijnë kurrë nga hici.

Pjesën e dyte, autori ia kushton ndjenjës më të rëndësishme që njeriu provon gjatë jetës së tij, dashurisë. Ai analizon dashurinë në forma të ndryshme, por ndalet gjatë në dashurinë romantike, duke theksuar se dashuria është një varësi dhe të dashururarit nuk është një ndjenjë, që lind nga hici, por nga nevoja jonë për të përjetuar ndjesitë, të cilat të fal dashuria. Gjithashtu sipas tij, dashuria, e cila në përbëerjen e saj ka vetëm ndjenjën është e destinuar të jetë shkatërruese dhe nëse elementë të tjerë thelbësorë ( si respekti)  i mungojnë kësaj marrëdhenie, gjithacka parashikohet të shkoj persëmbrapshti. Dashuria e vërtetë është një akt që ndërmerret me vetëdije të  plote, ku individi është i gatshëm të thyej muret mbrojtës, të cilat i ka ndërtuar rreth vetes për kushedi sa kohë, vetëm për të hyrë në bashkëveprim me dikë tjetër. Rrëzimi i këtyre barrierave është një formë e altruizmit, që shkrin kufijtë e egos, për të përfshirë edhe dikë tjetër, në rrethin e tij intim.



Në pjesën e fundit të librit, Peck flet për fenë, pikëpamjet dhe mendimet e tij mbi botën e religjionit, bazuar në eksperiencat e ndryshme me pacientët dhe për nocionin e mëshirës dhe ringritjes shpirtërore.

Ky është një nga librat që ka ndikuar në mënyrë të drejtperdrejt në jetën time. Gjithashtu mund të them se që nga hera e parë që e kam lexuar e kam rilexuar edhe dhjetra herë të tjera dhe cdo rradhë zbuloj mendime të fshehura, të cilat nuk i kisha vënë re më parë. Ky është një libër, i cili duke u lexuar ndërkohë që mban dhe shënime të ndihmon më shumë të përmirësohesh e të mësosh. Nga ana tjeter, lexohet lehtësisht dhe është i këndshëm. 

Në përfundim, mund të them se leximi i këtij libri ndikon në përmirësimin e vyrtyteve tona, na ndihmon të shembim pasiguritë dhe të gjejmë përgjigjet e pikëpyetjeve, të cilat ndërtojmë në mendjet tona. Ky është libri ideal, nëse doni t'i kushtoni më shumë kohë vetes dhe vetëplotesimit tuaj. 

Ju ftoj në leximin e një margaritari, i cili do ju shërojë shpirtin e do ju ndricojë mendjen!

#rrembelibrin ''Rruga në të cilën rrallë shkohet'' shkruar nga Scott Peck.


Rilexohemi të shtunën e ardhshme,

©RE




Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *