Skip to main content

Remarku, triumfuesi i Brezit të Humbur





Fundi i javës është momenti më i dashur për të gjithë, prej qetësisë dhe freskisë pas një jave të ngarkuar. Për dashamirësit e librit është një cast i përsosur për t'u zhutur në letërsi, teksa pushojnë nen shurshurimat e dallgeve dhe perkedheljet e rrezeve të diellit.


Libri i fundjavës në ''Një tufë rrezesh nëpër RE'' është një nga kryeveprat e letërsisë botërore.
''Harku i triumfit'' është një nga librat më të pëlqyer të autorit gjerman Erih Maria Remark, tëpër i dashur për lexuesit në mbarë botën, i mirenjohur dhe i suksesshëm.

Ky libër u botua më vitin 1948 dhe historia e tij lidhet ngushtë me periudhën historike dhe përjetimet e luftës.Raviku një kirurg i zoti, i dëbuar nga atdheu i tij, Gjermania, i duhet të zvarritet sa në një vend në tjetrin, i pashpresë për të jetuar një jetë normale, mes mijëra idenditetesh të rreme dhe pa një shtepi së cilës t’i përkiste. Historia e tij si refugjat në rrugët e botës, përzëniet sa në një vend në tjetrin dhe vështirësistë për të gjetur një strehëz të stabilizuar, diku nëpër botën e madhe e bën të ndalojë në Paris, në të cilin jeta e tij mori një tjetër kthesë.


I pashpresë, i kapluar nga ankthi se mos e zbulojnë, frika se do përjetojë një tjetër arrestim, i cili e
drejton për te debimët e njëpasnjëshme dhe odiseja për një tjetër shtëpi e bënin të jetonte disi i izoluar duke punar si kirug i fshehur, krah disa mjekëve mesatarisht të zote në Paris. Mes marramendjeve të Kalvadosit, tymit të duhanit, rrugeve me drita të zbehta të Parisit, kohës së vranët dhe një ankthi, i cili nuk largohej kurrë, ai njeh Xhoanën, dashurinë pasionante, të madhe, të bukur, së cilës iu dha me gjithë shpirt.

Historia e dashurisë së Xhoanës dhe Ravikut është një nga më të bukurat e letërsisë botërore. Dashuri e cila pengohet nga rrethanat, historia, të njohurit, të panjohurit, të gjallët, të vdekurit, nga vetë të dashuruarit e nga të papriturat. Lindi si një rastesi e nuk përfundoi as pas humbjes së Xhoanës.



Ky liber është tronditës, i bukur dhe i fuqishëm. Historia e dashurisë e ndërthurur në mënyrë dramatike, po aq sa dhe reale me përjetimet e gjithe atyre që iu desh te vuanin një jetë prej fashizmit.
Në të paraqitet drama e të mos përkiturit në atdheun tënd; drama e dashurisë së humbur, së pamundur, së vështire; drama e miqësive të lëna; e tradhëtive dhe përndjekjeve.

‘’Harku i triumfit’’ është libri më triumfues i Remarkut, që sa më shumë ta lexosh e rilexosh, aq më shumë e dashuron. Shkruar nga autori më përfaqësues  i Brezit të Humbur, fati i të cilit ka bërë të përjetojë nga afër shumëcka nga ato që ka shkruar. Shqipëruar nga mjeshtri i fjalëve Robert Shvarc e me parathënien e të madhit Ismail Kadare.



Ky libër nuk ka shumë nevojë për fjalë. Ju mbetet vetëm për ta lexuar!

Ju ftoj në leximin e ‘’Harku i Triumfit’’,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *