Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një
libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë
javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj
francez. Në të vërtetë nuk është hera e
parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të
bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë
javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut.
‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831
dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’.
Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr.
Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi
mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku
zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e
braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte
shtëpinë misterioze e cimbiste edhe kuriozitetin e doktorit për të hyrë atje e
për të mësuar dicka më shumë. Pas disa ditësh u takua me avokatin e Madame de
Merret, i cili ishte i autorizuar për të ruajtur shtepinë e për ta mbrojtur nga
sytë kureshtarë e të panjohurit, pas vdekjes së saj.
Ky misticizëm dhe proteksion e rritën edhe më shumë
kërshërinë e tij e për këtë arsye kërkoi të zbulonte historinë. Doktori mësoi
se Madam de Merret kishte qënë një grua e sërës së lartë, por jetonte në një
martesë të palumture. Ajo kishte gjetur një rreze dielli te një dashuri e
krijuar rishtazi me një spanjoll, e cila ishte pikasur në mënyrë flagrante nga i
shoqi. Për t’i shpëtuar turpit, Madam de Merret kishte genjyer duke u betuar
mbi një kryq, por bashkëshorti I saj kërkonte me doemos të muroste dollapin nga
i cili kishte dëgjuar zhurmën e spanjollit, që Madame de Merret e kishte
fshehur me shpejtësi. Natyrisht, muratori mbërriti dhe në përpjekjet e largimit
të spanjollit pa u vërejtur prej të shoqit, Madam de Merret hasi shikimin depërtues
të tij, shikim i cili nuk e la të qetë për shumë gjatë. Ky incident tepër i papëlqyeshëm
bëri që ajo ta konsideronte këtë shtëpi si misterioze e të vendoste ta linte të
braktisur edhe pas vdekjes.
Ky libër është një margaritar jo vetëm për pushimet e verës,
por përgjatë gjithë vitit. Stili realist, i hollësishëm e i mrekullueshëm i
Balzakut e përkthimi i këndshëm i Klio
Evangjelit, të rikthejnë në botën franceze në mënyrën më të bukur. Historia
njerëzore, e cila përfshin dashurinë, tradhëtinë, egoizmin, pendimin, misterin
e të panjohurën bën që mos t’i ndahesh librit deri në fjalinë e fundit.
Fatkeqësisht, ky është një tregim i shkurtër , por mund të
ishte shumë mirë një roman i hollësishëm,
i bukur e i gjatë.
Ju ftoj në leximin e ‘’Shtëpia misterioze’’, librit, të
cilin nuk do e lëshoni nga dora deri në përfundim.
Rilexohemi javën e ardhshme,
©RE
©RE
Dua të ndaj dëshminë time të sinqertë për Dr. Dawn dhe magjinë e pabesueshme të dashurisë që ai hodhi për mua. Pasi burri im na la mua dhe djalin tonë, u ndjeva e humbur dhe e shkatërruar. Por me magjinë e dashurisë së Dr. Dawn, gjithçka ndryshoi. Burri im u kthye, i mbushur me keqardhje dhe dashuri, dhe kërkoi falje për veprimet e tij. Ishte sikur një dritë ishte ndezur përsëri në familjen tonë.
ReplyDeleteNëse po përballeni me ndonjë sfidë në martesën ose marrëdhëniet tuaja, ose edhe nëse keni nevojë për ndihmë me çështjet gjyqësore, problemet shëndetësore ose ëndrrat për të pasur një fëmijë, ju rekomandoj me gjithë zemër të kontaktoni Dr. Dawn. Dhembshuria dhe aftësitë e tij vërtet bëjnë mrekulli. Faleminderit, Dr. Dawn, që e sollët familjen time përsëri së bashku!
Whatsapp-i i tij: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com