Skip to main content

Vetëm agimet



Net të gjata, të trishta po aq sa të lumtura, të ënderruara njësoj sa me lot nuk kishim fatin t'i kalonim shpesh. Perëndimet nuk ishin magjia që na përkisnin,por agimet na gjenin mes dembelizmit për t'i parë e shpresës për të ardhmnen.

Nata i zbehte me kujdes të gjitha yjet e qiellit,ndërkohë zëvëndësonte hënën elegante, ngjitur së cilës qëndronte me hijeshi Jupiteri dhe dielli rilindte për të panumërtën herë, i hareshëm, i ngrohtë. Ne e shihnim aty mes dy maleve, teksa lëshonte rrezet e para dhe ngjyroste gjithcka me nuancat e rozës dhe pikla të ngjyrës së livandos. Qielli shënderrohej në telajon më të arrirë që ka njohur ndonjëherë arti botëror, mes ngjyrash pastel dhe ndjesisë se ky është qielli që Zoti ka zgjedhur për të mbretëruar parajsën. Jo më kot rastiste të jetonim agimet.

Atë mëngjes,pas mijërash përleshjesh me zgjimin, pas disa minutash grindje me mua e pas një mërmëritje bezdije kur fytyrën ta mbuloi dielli e të detyroi pakundërshtim t'i bindeshe e të nisje ditën,më quajte lule shkretëtirë. Sipas teje unë isha mikja më e mirë e diellit e ai as më lodhte, as më shqetësonte.

Sytë ngjyrë safiri xixëllonin e fjalët e tua kërcenin në ajër plot lehtësi e nuk lodheshe të flisje për diellin e mua. Derisa ora nuk toleronte më, e dilje në ballkonin e vogël francez, diç përshpërisje për lulet, ankoheshe për zhurmën e automjeteve dhe lukuninë e pluhurit dhe ashtu shkujdesur nxitoje të më përqafoje e zhdukeshe duke më thënë se mbase agimi tjetër do ishte sërisht i yni.

Më lije të më merrte malli me diellin dhe vije vetëm për të më sjell yjet, hënën dhe qiellin mbushur me xhevahire.

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *