Skip to main content

"Të kesh dhe të mos kesh", Depresioni i Madh në sytë e Heminguej



Cdo muaj i ri shënjon një libër te ri në Klubin e Librit #rrembelibrin. Gjatë muajit Gusht, miku ynë më i mirë ishte ‘’Të kesh dhe të mos kesh’’ shkruar nga Ernest Hemingëej. Ky libër rradhitet ndër gjashtë  veprat më të mira të një nga shkrimtarët më të dashur të Brezit të Humbur.

Gjithë romani vërtitet rreth Herri Morgan, një peshkatari të varfër, zemërmirë, por varfëria e drejton rrugëve të egra, të panjohura, të rrezikshme e të paligjshme.Herri është i gatshëm të ofrojë lundrimin në det për cdo të apasionuar pas peshkimit dhe cdo turist të gatshëm, për t’u njohur me aventurat detare. Bashkë me të në varkë, mban një pijanec, i cili gjatë romanit duket sikur thotë gjërat më të vërteta kur është i pirë e nuk funksionon aspak kur është esëll.



Herri mbetet trokë kur një udhëtar e mashtron e nuk e paguan pas shëtitjeve tri javore. Kjo situatë e vështirë ekonomike e detyron të pranojë disa pune të paligjshme, si kontrabanda e pijeve alkoolike dhe mallrave të ndryshëm mes  Kubës dhe Floridës e gjithashtu e disa qytetarëve kinez. Të gjitha këto i pranonte me arsyetimin se familja e tij kishte nevojë për të ardhurat dhe jo për ndeshmërinë e babit.



Ky libër është një pasqyrë e kristaltë e realitetit gjatë viteve të Depresionit të Madh. Gjendja e vështirë dhe e dhimbshme i detyronte njerëzit të bënin gjithcka për të mbijetuar. Herri është një personazh i pazakontë në një kohë të pazakontë.

Nga ana tjetër, mënyra sesi autori e trajton temën, vërtetësia, ashpërisia e të shprehurit dhe fakti që është i drejtpërdrejtë e gjuan si shigjetë cdo fjalë e ngjarje e bën atë unik. Herri është një personazh, I cili i përshtatet më së miri mënyrës së rrëfimit të Heminguej; me dritëhije të errëta, i cuditshëm po aq sa i zakonte, i vërteteë dhe brutal, njësoj si koha në të cilën jetonte.



Greta nga Klubi i Librit shprehet: ‘’ Ky ishte një libër i këndshëm, pavarësisht fundit të trishtë dhe sakrificës, që e coi personazhin deri ne krim dhe më pas i mori dhe jetën. Ky libër vërteton për të disatën herë se njeriu është produkt i kontekstit social.’’

Në përfundim, mund të them se ky libër është tipik i Heminguej-it. Kjo është një vepër brilante, që të bën të mendosh në cdo veprim se edhe një njeri i drejtë e i ndershëm mund të justifikojë  të jashteligjshmen, kur bëhet fjala për mbijetesë.

Kohët e vështira i lënë pak vend moralit.

Ju ftoj në leximin e ‘’Të kesh dhe të mos kesh’’ shkruar nga Hemingwej.

Lexohemi javën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *