Skip to main content

Kamy, përgjithmonë ‘’I huaji’’



Stina e vjeshtës kalohet më bukur në shoqërinë e një libri të mirë. Libri i parë për vjeshtën, të cilin zgjodhëm të lexojmë së bashku në Klubin e Librit #rrembelibrin është shkruar prej një nga autorëve më të dashur te letersise frenge, Albert Kamy. 

Kamy njihet per stilin e tij të vecantë në të shkruar, origjinalitetin, temat e thjeshta po aq sa edhe absurd edhe për përcjelljen e ideve të tij ekzistencialiste. Mënyra e të shkruarit të tij është e pakoklavitur, e rrjedhshme lehtësisht, me fjali të shkurtra dhe figuracion të pakët. Gjatë muajit që lamë pas, ne lexuam ‘’I huaji’’ nga Albert Kamy.



Subjekti i romanit përshkruhet nga tre vdekje të rëndësishme, të cilat shënjojnë përgjithmonë rrjedhën e ngjarjeve. Personazhi kryesor, Merso një djalë pa angazhime serioze dhe në përgjithësi një njeri, i cili e merr jetën lehtë ishte një njeri i pazakontë. Mënyra sesi e konceptonte jetën, vdekjen, opinionin e të tjerëve, fakti qe ishte thuajse i pandjeshëm ndaj dashurisë  e shumë arsye të tjera e bejnë Musoin një personazh atipik.

Në pjesën e parë të romanit, Merso mëson për humbjen e së ëmës, e cila jetonte prej vitesh në një shtëpi për kujdesin e të moshuarëve. Përpara kësaj vdekje, cuditërisht ai duket i ftohtë, e kapërcen dhe e pranon. Më pas Merso përballet për të dytën herë me vdekjen, por këtë herë në rolin e një vrasësi. Këmbëza e armës shkrepet padashur, teksa dielli i pengon shikimin dhe e verbëron. Pas vdekjes së arabit, gjithë jeta e tij shkërmoqet e merr një tjetër kthesë.  Në pjesën e dytë të romanit, Merso ndodhet në burg dhe ecejaket e vetme të tij janë në birucin pa dritë e të ndotur. Mendimet e tij vërtiten përreth gjykatave, akuzës për vrasje, ndëshkimit me vdekje dhe jetës së tij. Merso është i huaji për këto që e njeh dhe mbetet i huaj edhe para vetes deri në fundin e tij. Ai mbetet një fajtor pa faj, i cili e pranon krimin, por duke i lënë fajin diellit. Merso konsiderohet një personazh i absurditetit.



Në diskutimet e Klubit të Librit, Gerta shprehet për ‘’ I huaji’’ si më poshtë:
‘’ Ky libër më rrëmbeu, më preku dhe më bëri ta lexoj brenda një natë. Më kaloi në mendje si një film, ndërkohë që e lexoja.’’

Një tjetër lexuese shkruan:
‘’Gjatë leximit ky libër me lodhi shumë e mezi prisja ta mbaroja, por mendoj se ia vlen ta lexosh, pasi të bën të mendosh me qartë.’’

Mikesha tjetër në Klubin e Librit shprehet:
‘’Për mua Mersoi duke qënë personazh kryesor shtrihet në dy linja. Së pari, jeta e tij brenda ‘’pallatit me banorë të cuditshëm’’ dhe së dyti portretizimi i tij. Përsa i përket jetës në pallat, i cili nuk është gjë tjetër veçse një godinë me hyrje, dhoma që dyert e të cilave përfaqësojnë, hyrjen për te ndjenjat, te ndërgjegja, tek emocionet dhe për të prekur kujtimet e tij jetime.  Ai nuk është  i huaj vetëm për botën, por ajo që është më  e rëndësishme, ai është i huaj për veten, pasi AI nuk njeh dyert e qënies së tij.

Gjithashtu duke u mbështetur te portretizimi i Mersoit , e kjo si rezultat i shumë përshkrimeve pa ngjyrë. Mersoi nuk është një personazh bosh, as i humbur apo i pushtuar nga egoizmi, brutaliteti, por ai është një pikturë e realizuar me laps, ku emocioni nuk mund të ndjeki ‘’ëndrrat’’ e ngjyrave. Mersoi jeton në kornizën që i thur vetëvetes."

Në përfundim, ju ftoj në leximin e këtij romani të jashtëzakonshëm, i cili do ndryshojë botëkuptimin tuaj për jetën, vdekjen dhe marrëdhëniet me të tjerët e veten.


Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *