Skip to main content

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo




Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo.

Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri.



Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal përfaqësuesit e popullit. Ai ishte nje mbështetës i sistemit republikan kundrejt atij monarkik dhe kjo bindje del në pah në shumë vepra të tij. Gjithashtu si një karakteristikë bazë e romantizmit është vënia në një dilemë triumfi mes dy të kundërtave: e mira dhe e keqja; e bukura e më pak e hijshmja; e drejta dhe e padrejta.

"Katedralja e Parisit" është një nga kreveprat më të vlerësuara botërore. Në këtë roman mund të prekesh qartë romantizmin e vërtet, përshkrimin e imët të cdo personazhi, sendi e ngjarje, humanizmin, kontrastet e theksuara dhe dëshirën e autorit për të lartësuar figurën e Katedrales e për të respektuar popullin.



Subjekti i romanit nis të zhvillohet në Parisin e vitit 1482, përgjatë Festivalit të Gaztorëve, ku gjithë turma njihet me Kurrizon e Katedrales dhe të gjithë argëtohen me pamjen e tij të pazakontë. Pas sulmit të Kuazmondos dhe Frolos për të rrëmbyer Esmeraldën, e cila ndihmohet nga Grenduari, Kuazimondo akuzohet për  vrasjen e poetit Pier Grenduari dhe për përndjekjen e Esmeraldes,ciganes kërcimtare më të bukur në Paris dhe para se të dënohet ai do torturohet në shtyllën e turpit, ku gjithë populli do hedhi gurë e do e poshtërojë. Mes lutjeve të tij për pak ujë, i afrohet vetëm Esmeralda dhe ai dashurohet me mirësinë e saj. Kohë më vonë Esmeralda e Febysi hasen e bisedojnë. Ajo e dashuronte marrëzisht Febysin dhe nga pika më e lartë e Katedrales, veprimet e tyre përgjohen nga Frolo, katedrali, i cili ishte dashuruar me Esmeralden dhe betohej ta fuste në kurth, magjistaren që e beri të dilte nga vetja. Një mbremje ai ndjek Febysin dhe mes përleshjes mendohet se e lë të vdekur, ndërsa Esmeralda arratiset. Për ‘’vrasjen’’ e Febysit akuzohet Esmeralda, e cila përjeton para dënimit, poshtërimin në shtyllën e turpit. Kuazimondo arrin ta shpëtojë Esmeraldën duke e fshehur në Katedrale. Me kalimin e kohës, të dy miqësohen, por prita që ndërton Frolo fsheh pas një shantazh. Ai i kërkon Esmeraldës ta dashurojë ose ajo do të dënohet me vdekje dhe kjo pranon këtë të fundit. Pas vdekjes së Esmeraldës, Kuazimondo vret Frolon dhe shumë e shumë vite më vonë gjenden dy skelete eshtrash të përqafuar: njeri i një gruaje dhe tjetri i kurrizos.

Në përfundim, mund të them se vlerat e këtij romani janë të jashtëzakonshme dhe përvec historisë shumë të bukur, mesazhet që ky roman nxjerr në pah janë shumë të vërteta. Së pari dashuria triumfon dhe nuk ekslipsohet nga asgjë. Gjithashtu kuptohet mënyra e jetesës së njerëzve, mendësia dhe zhvillimi historiko-politike.
Ju ftoj në leximin e në rileximin e ‘’Katedralja e Parisit’’, shkruar nga Viktor Hygo.

Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *