Skip to main content

Çfarë do mbahet mend nga Panairi i 21 i Librit?


Panairi i Librit i mbylli portat edhe për këtë vit, por për adhuruesit e leximit, të cilët shkojnë me listat e parapërgatirura të librave, që dëshirojnë me kërshëri të lexojnë e njëkohësisht për ata që enden me çape të vogla nëpër stendat e shtëpive botuese, sikur ecin nëpër botën e ëndrrave dhe nuk duan të humbasin asnjë vogëlsi, këto ditë ishin festa më e rëndësishme e vitit, Festa e Librit. 

Related image

Panairi i 21-të, i cili pati siparin në vitin më të mbrapshët që kanë njohur ndonjëherë shqiptarët, por i cili arriti të kthehej në një traditë të bukur kulturore.
Festa e 2018 në Panairin e Librit do të mbahet mend për pesë ndodhi të vecanta:

1. Numri i lartë i vizitorëve, rradhët e gjata për njohjet me titujt e rinj dhe dyndjet e koasi i madh në cdo orë të dites e deri në mbrëmje, për një cast të bëjnë të harrosh statisikën e dhimbshme të këtij viti se një milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e fundit. Gjithashtu, përshtypje të vecantë më la  grupmosha e të vegjlëve, të shoqëruar përdore nga prindërit, të cilët gëzojnë me librat nëpër duar dhe grupet e fëmijëve, që vijnë në Panair në formën e një ekskursioni shkollor.
Në kontrast me pjesëmarrjen e lartë të fëmijëve ishin botimet origjinale të shkruara në gjuhën shqipe për vogëlushët. Numri i botimeve për fëmijë ishte aq i ulët, saqë Shoqata e Shtëpive Botuese Të Shqipërisë vendosi te mos nderonte me  një cmim këtë vit për librat e fëmijëve, si asnjëherë më parë.
Unë jam rritur me perrallat e Gaqo Bushakes dhe tregimet e Nasho Jorgaqit, por mesa duket femijët e sotëm nuk e kanë ende fatin të lexojnë libra më bashkëkohorë nga autor shqiptar.

2. Një tjetër element i rëndësishëm për t’u mbajtur mend nga Panairi i 21 i Librit janë cmimet e larta të librave dhe uljet minimale. Kostot e larta për dijet janë absurde dhe gati të papërballueshme, por mesa duket për këtë nuk mund të fajësohen shtëpitë botuese, por politikat e paqëna shtetërore. Mbase një arsye pse shqiptarët lexojnë pak është pamundësia financiare për të përballuar blerjet e librave, shto këtu dhe faktin se bibliotekat thuajse janë inekzistente.

3. Autorët e rinj ishin të shumtë dhe me botime cilësore. Së pari, libri më i mirë i vitit u shpall "Ciklopi" nga autori i ri Brajan Sukaj dhe kjo nuk është një rastësi. Gjithashtu emra të tjerë  u lakuan si Iva Nikolli me librin ‘’Vetëm për ty’’, Flogerta Krypi me librin " Gjithcka rreth asgjese" dhe Liridon Mulaj me librin ‘’Kërkohet një vrasës’’. Autorët e rinj, tejet premtues dhe të talentuar duket se hapën një faqe të re për Panairin e Librit.

4. Një tjetëe fakt i rëndësishëm për t’u mbajtur mend këtë vit  ishin kthimet e rikthimet e shumë autorëve shqiptar. Ndër ta mund të permendim Zija Celen me librin "Djalli komik ", Besnik Mustafajin në një rrëfim me Arta Markun me librin ‘’Letrat e mia kredenciale’’, Isamil Kadare me librin ‘’Kur sunduesit grinden’’, Mimoza Ahemti me librin ‘’Bëhu i bukur’’, Diana Culi me librin ‘’Vrasje në kryeministri’’ , Namik Dokle  me librin ‘’ Ditët e lakuriqëve të natës’’, Mustafa Nano me librin ‘’Provocateur’’, Mimoza Hafizi me romanin shkencor ‘’Pika trëndafili’’ , Tom Kuka ( Enkel Demi) me librin ‘’ Gurët e vetmisë etj.

5. Viti 2018 është shpallur si Viti I Skënderbeut, në përkujtim të 550 vjetorit të vdekjes të heroit tonë kombëtar. Një nga aktivitetet që mungoi në këtë panair është promovimi i librave kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Nje kujtesë publike me librat më të mirë të shkruar nga autorët shqiptar dhe të huaj mbi këtë periudhe të historisë së shqiptarëve do shërbente në aspektin kulturor.

Për ta përmbledhur, Panairi I Librit është një ngjarje e rëndësishme kulturore për të gjithë shqiptarët dashamirës ndaj botës së letrave. Panairi i 21-të ishte nje nga më të vizituarit dhe më të suksesshmit.

Në pritje të aktiviteteve të tjera mbi botën e librit,
©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *