Skip to main content

"Ciklopi", libri i veçantë i Panairit të 21 të Librit



Për të gjithë lexuesit e apasionuar, dashamirësit e librit dhe ata  që leximin e kanë kthyer në mënyrë jetese, ngjarje të përvitshme kulturore sic është Panairi i Librit priten me padurim.

Këtë vit mes listës së gjatë të librave, të cilët duhet të rrëmbej për t'i bërë pjesë të bibliotekës sime, zbulova një autor të ri shqiptar, por aq premtues dhe origjinal, saqë gjatë leximit të librit të tij "Ciklopi" më krijonte deja vu me kryeveprat boterore.Brajan Sukaj, një emër i ri premtues i letrave shqipe, kandidat për çmimin letrar ‘’KADARE 2017’’.

Autori vulos librin e tij me stilin unik, me fjalorin e përzgjedhur e të pasur dhe ngjyrime stilistikore të panumerta, të cilat i shtojnë dozën artistike romanit të tij.Ky roman i pazakontë, në të cilin nuk percaktohet drejtperdrejt as koha e as hapësira, e aq më tepër personazhet mbeten të paemërtuar, duke e humbur kështu nevojën e përshfaqjes, por duke i dhënë rëndësi ngjarjeve dhe përmbajtjes së vërtetë.
Sic mund të kuptohet edhe nga titulli, gjithcka lind me ardhjen në jetë të një fëmije me tipare të çuditshme, me shtatë gishta, nofulla të mëdha dhe sy të shkëlqyeshëm. 

Nëna e re, e cila trembej prej turmës po aq sa donte të birin, punonte, sakrifikonte dhe mundohej me mish e me shpirt për të plotësuar pako gjë për djalin e saj të vetëm. Kulmi i romanit arrihet kur gruaja kryen një vjedhje, për të plotësuar nevojat e të birit për barna dhe akuzat, gjyqi dhe gjykimi, të kthejnë edhe një herë ndër mend forcën e turmës, padijes dhe pashpirtësisë së brohorimave për dënim.

Gjykatesi, një nënpunës i arsyeshëm, korrekt dhe i drejtë, por me një fund tragjik për shkak të rrethanave, gati sa nuk e tregoi hapur se një nënë nuk mund të dënohet as për hajdutëri, nëse këtë të fundit e kryen për të shpëtuar jetën e fëmijës së saj.

Gjithcka merr për kot në këtë qytet, i cili në fund pushtohet nga flakët, si për të treguar se gjindtë kanë një kujtesë të dobët historike. Një nga hollësitë që më bëri më shumë përshtypje, teksa lexoja romanin është ndjeshmëria e lartë për figurën e nënës dhe gruas. Duket se simbolika e nënës është epiqendra e librit dhe dashuria e vetme e treguar,pakushte dhe e fuqishme sa një katastrofë natyrore, ajo mes fëmijës dhe nënës.

Ky libër rrjedh natyralisht duke përforcuar te lexuesi dy bindje: se pari dashurinë sublime mes nenës dhe krijesës se saj dhe nga ana tjeter rolin e turmës dhe ndikimin e saj përmes papërgjegjshmërise, agrsivitetit, padijes. 

Përshkrimi i vazhdueshëm i qytetit, ngjyrës së pandryshuar gri, mjegullave të paqartësisë dhe ankthit e trishtimit janë elementë, të cilët e bëjnë rrëfimin më emocionues dhe të prekshëm. 
Gjithashtu, gjyqi, vendimet drastike, lebetitjet e turmës dhe historia e një fëmije me pamje të papranuar nga shoqëria rrisin ndjeshmërinë njerëzore duke e përfshirë lexuesin në dilemën, që shoqëron romanin deri në faqen e fundit, drejtësinë.

Fatkëqesia e nje qyteti, e cili vjen nga lindja e një fëmije të rrallë e me tipare të pazakonta, por njëkohësisht mesazhet e pafajësise, dashurisë dhe paqes, që kjo krijesë percjell pa dialoguar, por vetem duke qenë pjesë thelbësore e historisë kthen në vemendjen e lexuesit mesazhin e rëndësishëm se të qenit ndyshe nuk të bën të parëndësishëm.

Libri është rrëmbyes, të mban zemrën peshë, te shton ankthin e të bën ta lexosh deri ne faqen e fundit. Gjithashtu, pasi e mbyll kapakun, të bën te mendosh pak më gjatë dhe lë akoma disa ceshtje të pazgjidhura në kokën e lexuesit. 

Ky roman merr kthesa të papritura dhe është shkruar bukur me një rrjedhshmëri të brendshme të vecantë.

Ju ftoj në leximin e një libri emocionues dhe të rrallë, ‘’Ciklopi’’ shkuar nga Brajan Sukaj.

Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *