Skip to main content

''Një tufë rrezesh nëpër RE'' mbush një vjeç




Një vit më parë mora guximin t’i jepja  jetë njërës prej ëndrrave të mia më të vecanta. Njerëzit e mi më të dashur gjithnjë e kanë ditur pasionin tim për librat, dedikimin tim ndaj tyre, dashurinë time për të shkruarin dhe ëndrren time të madhe, t’i tregoj edhe të tjerëve se unë dhe të shkruarit e letërsia jemi thuajse një. Në castin vendimtar për karrierën time të ardhshme, atëherë kur duhet të zgjidhja fushën në të cilën doja të përqëndrohesha për studimet e larta, në sekondat e fundit ktheva gjithë ëndrrat e mia përmbys dhe iu largova me vetëdije letersisë për të notuar në ujëra të panjohur e jo fortë të thjeshtë, sic është financa. Gjithmonë kisha besuar se ajo që vertetë ia vlen të dëgjohet është zemra e jo mendja, por vendimi im tregoi krejt të kundërtën.  Për  një kohë të gjatë ndihesha sikur i preva krahët e mi, i braktisa ëndrrat  dhe gabova. Megjithatë, muajt fluturonin dhe studimet intensive, por njëkohesisht ambicia ime për të patur rezultate të kënaqshme dhe për të zotëruar aftësitë e duhura pas investimit tim arsimor bën të përvishja mëngët dhe të nisja lundrimin e vështirë ne ujërat e ftohtë.Vitin e parë të shkollës ndihesha sikur iu largova letersise, meqë nuk zgjodha të bëja realitet ëndrrën time të pare dhe pothuajse nuk doja të prekja libër letrar me dorë. Kjo nuk ishte dicka e zakontë për mua, të cilën lexoja minimalisht dy libra në javë, qysh prej kur mbaj mend se mësova të lexoja. Kjo ndrydhje brenda vetes më bëri të mendohesha gjatë dhe në një moment të dobët emocional vendosa të krijoj ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’. Dëshiroja të kisha një arsye më shumë për të më mbajtur lidhur me ëndrrën time të madhe dhe kjo arsye është sot plot një vjec.



Blogu lindi nga dashuria e madhe për të shkruarit dhe me kohën mori udhën e tij. Sot, pas një viti shkruaj jo vetëm pjesëza të miat letrare, përshtypje mbi leximet e mia, sugjerime librash, këshilla për jetën shkollore, por njëkohësisht sot kam më shumë miq. Komuniteti virtual, i cili përqafoi idenë time që prej fillimit, më mbeshtetën e u bënë pjesë e blogut dhe janë një nga komponentët më të rëndësishëm të ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’.

Gjatë këtij viti të parë ka patur edhe ditë pa frymëzim, por dëshira e mirë për të shërbyer si urë lidhëse mes të rinjve dhe librave nuk u zbeh asnjë sekond. Sot, jam krenare të them se ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ ka krijuar imazhin e tij dhe është kthyer në një dritare ku kundrojnë dashamirësit e letërsisë. Gjithashtu shërben si një ditar publik që ka për qëllim të sjellë një tufë me rreze dielli dhe shprese në mjegullën e padijes dhe të dembelizmit.
Pas tri vitesh studime në fushën e financës jam e bindur se kam marrë vendimin e duhur dhe se asgjë nuk mundet të largojë nga pasioni i vërtetë nëse vendos gjithnjë veten para gjithçkaje.

Këtë vit të parë kam zbuluar se lexuesit e rinj shqiptarë janë tëpër të kualifikuar dhe janë në kërkim të letërsisë së mirë dhe të vërtetë. Gjithashtu, kam mësuar se miqesi të bukura lindin nëpërmjet pasionit për librat dhe mbi të gjitha kam kuptuar se ëndrra ime sapo ka celur.Shkrimi im i parë në blog ishte ‘’Kërko yjet e tu’’ dhe unë ende sot jam në kërkim të shumë yjeve që më përkasin e vezullojnë vetëm për mua, por ende nuk i kam prekur…




Ju falenderoj që jeni kthyer në lexuesit e mi besnik!

Në pamundësi për t’ju gostitur me një copë tortë, ju premtoj surpriza në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’.

Mirënjohje,
©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *