Skip to main content

Pesë këshilla për ruajtjen e përqëndrimit gjatë procesit të studimit



Jeta e vrullshme, e mbushur me ditë të ngarkuara pune, presion për të realizuar cdo përgjegjësi dhe detyrë, shpesh shoqërohet me mungesë përqëndrimi për të përmbushur cdo objektivë. Vështirësitë në të përqëndruarit dhe kalitjen e durimit për të mos u tunduar nga çdo element, i cili ka aftësinë të largojë vemendjen tonë nga gjërat që kanë vërtetë vlerë është një nga problematikat kryesore, që na bën të përballemi me shpërqëndrimin, mosrealizimin e detyrave në kohë dhe krijimin e nje mali të papërfunduar me përgjegjësi, të cilat vetëm shtohen e shtohen.

Sot do ndaj me ju, disa mënyra sesi të mos shpërqëndroheni gjatë procesit të të studiuarit apo të punuarit.

1.       Hapësira e punës.

Për mendjen është  e rëndësishmë të veçojë ambjentet dhe aktivitetet e ndryshme. Krijimi i një hapësire të dedikuar për të punuar apo studiuar është një nga hapat e parë e më të suksesshëm për të mësuar pa u shpërqëndruar. Të gjithë këmi provuar të studiojmë në shtrat, por përfundimi ka qënë i njëjtë për të gjithë, ndjesia e përgjumjes, përvec arsyeve të pashëndetshmë të një keqqëndrimi, i cili ndikon në posturën e shtyllës kurrizore.
Një tavolinë, e cila do të shërbejë vëtëm për të studiuar/ punuar, në të cilën keni vendosur me kujdes të gjitha mjetet e nevojshme, por pa e mbingakuar atë, duke mbajtur pranë vetes vetëm mjetet e domosdoshme.

2.       Një listë me detyra.

Të shkruarit të detyrave dhe pritshmërive prej secilës punë, vecse ndihmon në realizimin e përgjegjësive në mënyrën më të përsosur. Duke shkruar në një letër gjithcka që pret të arrish në sajë të orëve të studimit/punës të ndihmon të punosh me qëllime të qarta dhe pa shpërqëndrime.

3.       Dëgjo tinguj qetësues.

Një nga shkaktarët më të mëdhënj të shpërqëndrimit janë zhurmat. Ky është një problem që eleminohet lehtësisht duke zgjedhur të dëgjosh tinguj të ndryshëm të natyrës apo muzikë klasike. Nje nga aplikacionet që iu sugjeroj për të ndihmuar në fokusim është Tide, provojeni dhe më falenderoni më vonë. 

4.       Braktis internetin.

Të qëndruarit me orë të tëra në rrjete sociale, kur në të vërtetë kemi shumë punë për të kryer është arsyeja reale pse shume nga detyrat tona i shtyjmë për një ditë tjetër. Gjithë ajo kohë e humbur në mënyrën më të padobishme kthehet në problem serioz në jetët tona, ndaj pasi jemi ndërgjegjësuar sesa kohë shpenzojmë më kot në internet duhet të mësojmë t’i vendosim vetes disa kufijë.

5.       Mos harro të pushosh.

Teksa flasim për orë të gjata studimi apo pune, një nga gjërat që ndihmon në përqëndrim është të ndërtojmë ndërtojmë një orar. Ky orar do të na ndihmojë, që pervecse të studiojmë edhe të shplodhemi. Unë preferoj pas 45 minutash studim, të pushoj rreth 10 minuta. Do ishte mirë që minutat e pushimit t’i shpenzonim larg hapësirës së studimit, në mënyrë që të krijojmë një cast shplodhje për sytë e mendjen.

Në përfundim dua të them se këto janë disa nga mënyrat, që funksionojnë për mua e i përdor cdo ditë. Megjithatë secili nga ju është i ndryshëm dhe mund të na pasurojë me të tjera këshilla të vlefshmë  sesi të përqëndrohemi.

Mos hezitoni t’i ndani këshillat tuaja me ne në komente!

Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *