Skip to main content

Qëllimet dhe dëshirat e vitit të ri, si të ndërtojmë objektiva të realizueshme?



Ditët e para të një viti të ri janë njësoj sikur të kthesh faqen e librit e të nisësh të shkruash një kapitull tjetër jetësorë. Secili nga ne e nis vitin me ëndrra, qëllime, plane dhe një mendje të kthjellët për një fillim të ri. Artikulli i sotëm ka për qëllim të ndihmojë sadopak me hartimin e një plani konkret për të vënë në jetë dëshirat dhe për t’i parë të realizuara dhjetorin e ardhshëm.

1.       Reflekto mbi veten dhe dëshirat e tua.

Hapi i parë drejt rrugës se suksesit është reflektimi. Bilanci i zakontë se cfarë ka funksionuar e si duhet përmirësuar për të realizuar ëndrrat është i rëndësishëm për të bërë një hap para drejt progresit. Në ditët e sotme duket sikur njerëzit janë të prirur drejt përshfaqes dhe plotësimit të pritshmërive të shoqërisë për të treguar një nivel të caktuar social, financiar e kulturor. Mbase gjithë këto role që kërkojmë të zotërojmë na largojnë nga vetja, nga thelbi dhe nga e vërteta, por ka vetëm një mënyrë për të prekur suksesin të qënit i vërtetë me veten. Ndihu krenar për vyrtytet e tua dhe krijo një hartë për të kuptuar se ku ndodhesh mes atyre që kë realizuar e atyre që do arrish shumë shpejt. Disa minuta reflektimi para pasqyrës për të zbuluar veten e për të parë në sy bashkë më gabimet e mirësitë është një ndihmë e vërtetë për të qënë më afër dëshirave të realizuara.

2.       Ndërto qëllime specifike.

Në përgjithësi qëllimet mund t’i ndajmë në  afatgjatë e afatshkurtër. Teksa i shkruan të gjitha dëshirat, duhet njëkohësisht të hartojmë  një plan të vecantë për secilin sesi të arrijmë deri në realizimin e tyre. Një qëllim afatgjatë arrihet vetëm duke ngjitur secilën shkallë me durim, këmbëngulje dhe pasion. Gjithashtu, vendosi afate për secilin realizim, që doni të shihni në fund të vitit. Vendosja e afateve ndaj vetes do ndihmojë që mos të hiqni dorë e të jeni të rregullt në përmbshjen e përgjegjësive.

3.       Zgjidh fjalën kyce të vitit.
..
Nje nga mënyrat për të qartësuar idetë se cfarë doni të shihni si prioritet gjatë gjithë vitit është të gjeni fjalën, e cila do të identifikojë ditët tuaja. Kjo fjalë mund të jetë e thjeshtë, frymezuese dhe creative, por është mënyra e vetme për të përqëndruar të gjitha energjitë në tharmin e vitit për ju. Thurni shumë ëndërrime e plane, por theksoni më të rëndësishmen. Për mua fjala kyce e këtij viti do jetë ‘’këmbëngulja’’, të cilën mendoj se do e përdor si armë për të prekur të gjitha dëshirat.

4.       Planifikoje ditën duke shkruar.

Mënyra më e mirë për të qënë produktiv është duke mirëorganizuar kohën. Të shkruarit në një bllok të përsonalizuar, duke renditur nga detyrat më të vogla tëk ato më të rëndësishmet; planifikimi i cdo dite, jave dhe muaji dhe mbajtja e një kalendari do të shërbejnë në pasjen e një pasqyre reflektuese të arritjeve të tua. Për të gjithë ata që nuk janë shumë të rregulltë mund të përdorin dhe planifikuesit online.

Në përfundim dua të rikujtoj se të realizosh qëllimet nuk do të thotë të tregohesh i ashpër me veten, të tregohesh më ambicioz apo më egoist. Jeta është një garë me veten dhe në këtë botë ka vend për të gjithë që të shkëlqejnë.
Ju uroj të jeni të vendosur për të arritur cdo pikësynim!

Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 


Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *