Skip to main content

Vajzat kanë atdhe



Kohët e fundit më duket sikur jetoj në faqet e romanit ‘’Kukullat nuk kanë atdhe’’ shkruar nga Flutura Açka. Gjithcka vërtitet rreth kukullash, çdonjera nga ne duket sikur shihet si një kukull pavarësisht përpjekjeve, stërmundimeve, arsimimit, rezultateve. Anjëherë nuk më ka pëlqyer diskutimi mbi feminizmin a maskilizmin; pushtetin absolut e të padiskutueshëm, sepse secili nga këto koncepte është një qasje ekstremesh, ndërsa unë jam një individ që admiroj ekuilibrat.

Realiteti tregon se kukullat nuk janë vetëm pa atdhe, por edhe pa familje, pa dashamirës, pa shoqëri, por mbi të gjitha po humbasin edhe veten. Tranzicioni i rrënjosur e që nuk di të marri udhë solli pasoja të mëdha në këtë shoqëri dilemash, qysh prej gjenezës. Vite më parë mes lindjes e perëndimit; më vonë mes komunizmit e demokracisë; tanime mes oligarkisë e largimit, por kukullat mbetën gjithnjë nën hije.

Shkëlqimi i syve zbehet kur lind një vajzë. Kufizimet ndaj saj tregojnë për një vajzë të denjë, bindja e saj tregon për një grua të përulur në të ardhmen , mungesa e saj e lirisë për të ëndërruar e vendimarrjes dhe dhënia e frerëve të jetës së saj burrave tregon respektin për babain, vëllain, bashkëshortin.

Nuk është e lehtë të jësh kukull, në duartë e të pagdhëve, të njerëzve me shumë pushtet e para, por pak dije e kulturë. Nuk është e lehtë të jetosh në një shoqëri plot rreziqe e paragjykime, ku fajtor është gjithnjë viktima e i pafaj fajtori. Madje viktima paragjykohet, nëpërkëmbet e duhet të mësohet me gjithë vrerin që do derdhet lum mbi të, ndërsa fajtori justifikohet, mbase në arrati, pa idenditet e me një ndërgjegje të pacënuar.

Vajzat e gratë në Shqipëri kanë nevojë të ndihen të vlerësuara, të barabarta, të dashura. Në vendin tonë duhet të flakim tutje kukullat e të admirojmë vajzat, të cilat duhet të gëzojnë mbrojtjen në këtë atdhe.

Unë jam ëndërrimtare, por ëndrrat nuk janë për kukullat si ne. Heshtjes i ka ardhur fundi, po ashtu edhe durimit.  Kjo nuk është një thirrje për vajzat as për gratë, sepse unë nuk besoj te lëvizjet seksiste. Kjo është kujë për të tërhequr vëmendjën e cdo individi, që beson në unitet e dashuri.

Vetëm dija dhe dashuria do e shpëtojnë këtë vend!


©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *