Skip to main content

Disa këshilla për të patur një mëngjes më produktiv




Zgjimi i hershëm në mëngjes, të qënit produktiv dhe i motivuar për një ditë të gjatë e të mbushur me të papritura, angazhime dhe përgjegjësi nuk janë të lehta për çdokënd. Një njeri kalon mesatarisht 25 vite të jetës së tij duke fjetur. Kur e lexova për herë të parë këtë fakt, jo vetëm pata një ndjesi të trishtë, por shërbeu si një këmbanë për t'i rikujtuar vetes rëndësinë e kohës së shpenzuar në mënyrë efikase.

Kështu nisa të kerkoja e të mendohesha për disa këshilla të thjeshta sesi të shpenzojmë me pak kohë duke fjetur, por njëkohesisht duke mos e ndjerë mungesën e energjisë.

1.Ndërto një program ditor mbi rutinën.

Të krijuarit e një rutinë të mirëorganizuar në të cilën planifikon çdo veprim të thjeshtë e të nderlikuar të përditshmërisë është hapi i parë drejt produktivitetit të mëngjesit. Planifikimi konkret i çdo veprimtarie ndihmon në motivimin për të përmbushur përgjegjësitë e mëngjesit.

2. Shkruaj mbi ndjesitë dhe mirënjohjen.

Të qenit mirenjohes është çelësi i lumturisë e i vetëplotesimit shpirtëror dhe emocional. Një nga aktivitetet më motivues për të nisur ditën mbarë dhe herët është të shkruash listën e përditshme të mirënjohjes. Ky është një zakon, të cilin unë e kryej prej shumë kohësh, qysh prej leximit të librit "Magjia" . Kjo mëyrë të ndihmon të reflektosh, të zgjohesh i motivuar e të nisësh ditën me pozitivitet. Pra, mbani pranë shtratit bllokun tuaj të shënimeve ose shkruani gjithçka në aparatin tuaj telefonik. Disa aplikacione, të cilat mund të ndihmojnë janë Journal it, Journey dhe Five Minute Journal.

3. Shmang rrjetet sociale.

Rrjetet sociale janë një nga kurthet, i cili rrëmben kohën tonë pa e kuptuar aspak. Natyrisht, të gjitha avantazhet e tyre na ndihmojnë ne përditshmëri, por për të kaluar një kohë të mbushur me efiçensë do ishte më e udhës të shkëputemi nga interneti të paktën orët e para të ditës.
Shijo rrezet e para të diellit, mëngjesin e këndshëm dhe kushtoji vëmendje gjërave të vogla, të cilat mund të ndezin shkëndija frymëzimi.

4. Gjej burimin tënd të frymëzimit.

Koha në mëngjes është e limituar, por një nga mënyrat e cila do ndryshoje gjithë energjinë e ditës është të zhvilluarit e disa veprimtarive të cilat të pelqejnë e të bëjnë ta vazhdosh ditën me dëshirë. Disa njerëz zgjedhin të dëgjojnë muzikën e tyre të parapëlqyer teksa bëhën gati, ndërsa disa të tjerë ndjekin fjalime motivuese apo programe argëtuese. Cilado qoftë zgjedhja jote ktheje këtë zakon në rutinë dhe zgjimi do jëtë më i thjeshtë.

5. Shto leximin në rutinën tënde të mbrëmjes.

Për të hequr dorë nga orët e paqta të prehjes nuk është e lehtë, por humori yt dhe performanca gjatë ditës varen nga rutina e mbrëmjes dhe cilësia e gjumit. Për një gjumë të qetë ju duhet pranë një libër dhe shëkputja nga ekranet elektronike. Leximi është terapia më e mirë për këdo me probleme pagjumësie. Në këtë mënyrë shmangni pagjumësinë deri në orët e para të mëngjesit dhe zgjimin e vështirë.

Në përfundim do te shtoja se sekretet e produktivitetit dhe energjisë pozitive që në mëngjeset e hershme janë tepër personale.
Këto janë disa mënyra, të cilat për mua funskionojnë më së miri, por jam kurioze të di edhe këshillat tuaja për produktivitetin qysh në mengjes.

Rilexohemi së shpejti,

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com


Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *