Skip to main content

"Zonja me kamelie" dhe dashuria klasike pa kushte



Fundjava është çasti i prehjes dhe grumbullimit me energji të bukura për të përballuar një tjetër javë të mbushur me punë e probleme të përditshmërisë, ndaj një nga mënyrat më të këndshme për t'u rikarikuar është nën shoqërinë e një libri.

Librat klasik me historitë frymëzuese të dashurisë, të cilat të kthejnë në një ëndërrimtar të pashpresë nuk janë kurrë një zgjedhje e keqe. Libri gjysmë autobiografik i Alexander Duma (i biri), "Zonja me kamelie" shkruar prej tij në moshën 23 vjeçare renditet në kolanën e librave më të admiruar sentimental të të gjitha kohërave.

Dashuria mes Armandit, një pinjolli të shtresës borgjeze me Marguerite, një nga kurtizanet më të famshme të Parisit, e njohur për të shkuarën e saj të dyshimtë është një nga historitë më emocionuese të dashurisë.

Armandi dashurohet me Margueritën në mënyrën më magjike dhe arrin të ndryshojë përgjithnjë jetën e saj.

Natyrshëm lind një paragjykim për Margueritën, qysh në faqet e para të librit lidhur me jetën e saj, mënyrën e saj të jetesës dhe damkën, që kishte zgjedhur të mbante mbu supe, por sa më shumë faqe lexon aq më tepër ky paragjykim rrëzohet përfundimisht.

Dashuria e Armandit dhe Margaritës është nga më shpirtëroret, ku harrohet trupi, mishi, lëkura e gjithçka tokësore. Armandi, djaloshi i hapur ndaj dashurisë së vërtetë, por i ndrydhur prej autoritetit të të atit gjendet shpesh mes dy zjarresh: dashurisë sublime për Margueritën dhe ruajtjen e nderit të familjes së tij.

Ky rrëfim na kujton të gjitha etapat e dashurisë duke nisur me njohjen e ëmbël, xhelozinë, sakrificat, vetëflijimin e ndarjen.
Gjatë leximit përjetohet lehtësisht lidhja e veçantë e dy të dashuruave, kimia mes tyre dhe nje ndjenjë e ëmbël e dashurisë. Nga ana tjetër, ky libër tregon më së miri forcën e opinionit të të tjerëve, ndikimin e familjes dhe pamundësinë e bashkimit mes dy të dashuruarve si pasojë e të tretëve.

Marguerite zgjodhi të largohej nga Armandi duke e dashur deri në frymën e fundit, në heshtje, për të mos i sjell të tjera probleme. Paragjykimi i krijuar në faqet e para të librit për jetën e trazuar të Marguerite shndërrohet në një admirim për mirësinë, zemrën e saj të pastër dhe karakterin e fortë.

Në përfundim mund të them se ky libër është një histori e fuqishme, e cila të kujton edhe një herë dashurinë pa kushte, atë të shpirtit për të cilën mund të ndalosh botën. Gjithashtu, "Zonja me kamelie" thërret në vëmëndje plagën e pambyllur të mungesës së lirisë vetjake për të qënë i lumtur, pa pasur parasysh mendimet e të tjerëve.

Ju ftoj në leximin e librit "Zonja me kamelie"!

Rilexohemi nesër,
©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com


Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *