Skip to main content

Disa sugjerime sesi të festoni Ditën Ndërkombëtare të Librit



Dita Ndërkombëtare e Librit mund të quhet me plot gojë festa e tij. "Një tufë rrezesh nëpër re" është një hapësirë e krijuar vetëm për librin e dijen dhe meqënëse sot festojnë të gjithë dashamirësit e letrave, në artikullin r mëposhtëm do të rendisim disa nga aktivitetet që mund të ndërmerrni përgjatë ditës së sotme.

1. Vizito librarinë tënde të preferuar.

Për një lexues,vendi i parapëlqyer ne qytet është padyshim libraria. Gjeni kohën të bëni një shëtitje sot në qoshkën e këndshme të librave e hidhini një sy botimeve të reja ose një libri, të cilin keni dashur gjithnjë të lexoni dhe e keni harruar për një tjetër. Gjithashtu, ndaloni para librave të shitur në trotuarët e qytetit. Më besoni aty do gjeni thesare, madje me çmime shumë ekonomike.

2. Bisedo me shokun tënd të librave.

Njerëzit janë të prirur të shoqërohen me të ngjashmit, ndaj miqtë e një lexuesi nuk mund të jenë ndryshe veçse lexues. Shkruaji apo telefonoji mikut tënd të librave e shkëmbeni disa mendime mbi leximet tuaja të fundit. Me siguri do rrëmbesh ndonjë sugjerim interesant. Një tjetër sugjerim është një postim në rrjete sociale mbi librin tënd të parapëlqyer. Ku i dihet mbase frymëzon dikë të lexojë!

3. Merr iniciativën të sistemosh librat e tu.

Në shtëpinë e një lexuesi mund të gjesh libra ngado që hedh sytë. Këtë e theksoj edhe si një autokritikë. Në ditën e librit gjej pak kohë për të nisur organizimin e bibliotekës, rafteve të vegjël pranë tavolinës e pirgut të pafundëm të librave. Edhe ata kanë nevojë të prehen qetësisht në shtëpinë e tyrë të drunjtë.

4. Provo format alternative të librave.

Librat në formatin audio janë përveçse një kenaqësi dhe një mënyrë e dobishme për të shpenzuar kohën mes ecejakeve nëpër rrugët kaotike të kryeqytetit dhe transportin e ngadaltë urban. Gjithçka iu duhet janë kufjet tuaja dhe mund të dëgjoni librin tuaj më të dashur teksa jeni në lëvizje. Ju sugjeroj aplikacionin Vodafone Books, i cili ka një numër të konsiderueshëm librash në gjuhën shqipe, ndërsa përsa i përket librave shkruar në gjuhë të tjera Audiobooks from Audible dhe Audiobooks.com.

Në përfundim mund të them se për një lexues të vërtetë simbolika e Ditës Ndërkombëtare të Librit nuk rrit dozën e dashurisë për të, pasi të qënit lexues është një mënyrë jetese. Megjithatë, kujt nuk i pëlqejnë festat? 📖 Gëzuar!

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com


Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *