Skip to main content

Medito përmes ditarit të dashurisë së një shkrimtari




Javët e fundit kanë qënë të ngarkuara, të mbushura me detyra e angazhime dhe koha për t’u përkushtuar në letërsinë artistike ka qënë e pakët. Ky nuk është një justifikim për mungesën time të gjatë, por vetëm një shpjegim i vockël mes miqsh. 

Gjatë ditëve kur mezi gjej kohë për të përfunduar në mënyrë të suksesshme çdo detyrë , që i kam vendosur vetes gjithçka më duhet është një ushqim shpirtëror. çdo lexues i apasionuar ka një pirg librash në qoshkën pranë shtratit. Ky mal kënaqësie është burimi i energjive të mira dhe i frymëzimit, që na duhet në ditë kur motivimi na mungon e në të tjera kur shkëlqejmë më shumë si dielli i mes pranverës.

Sot dua t’ju tregoj më shumë për një nga librat që ka vite të tëra që qëndron në qoshkën time të lumturisë. ‘’Ditar dashurie i një shkrimtari’’ është libri i parë, që më njohu me një shkrimtar për të cilin nuk kisha dëgjuar kurrë më parë, Albatros Rexhaj. Për herë të parë e kam lexuar para shtatë vitesh të shkuara, kur një mikeshë e aso kohe këmbëngulte se në duar mbante një libër të rrallë e unë duhej patjetër ta shfletova. E mora nëpër duar dhe nuk i ndaja dot sytë prej rreshtave derisa e përpiva. Kjo dashuri me lexim të parë nuk mbeti me aq. Më shoqëroi për vite të tëra e nuk u nda kurrë prej qoshkës sime të frymëzimit.

‘’Ditar dashurie i një shkrimtari’’ është një rrëfim për dashurinë në mënyrë transparente, të hapur, të qartë e pa kornizat qesharake të klisheve e paragjykimeve. Rrëfenja aq e sinqertë dhe e guximtë hyn me elegancë në zemrën e lexuesit duke bërë që në një faqe apo në një tjetër secili të gjej veten në sinqeritetin e shkrimatarit, edhe nëse nuk ke asnjë lidhje me letërsinë.

Veçantia e të shkruarit, intimiteti që shkrimtari ndërton me muzën e tij dhe përfshirja në këtë privatësi edhe me lexuesin i jep ngjarjeve një aromë natyraliteti dhe nuance njerëzore. Shprehja e mrekullueshme e ndjenjave, mungesa e autoçensurës së autorit dhe finesa me të cilën trajtohet çdo çështje dashurore a erotike e bën lexuesin të ndihet më i guximshëm e të marri flatra teksa lexon.

Ky libër është një hapësirë meditimi për çështje në dukje të vogla, por me impakt të madh në lumturinë tonë të vërtetë, në qëtësinë shpirtërore dhe paqen mendore. Pasi e lexon duket se gjithë mendimet e ngatërruara marrin vetvetiu një rend të caktuar, jo se ky libër është shkruar brenda rregullave, por sepse sinqeriteti dhe inteligjenca me të cilat trajtohet ky ditar ndikon në këndvështrimet e lexuesit.

Në përgjithësi, pas leximit të librave të shkruara nga Albatrosi e pasi  pranon të notosh lirisht në oqeanin e tij të mendimit, ndjen se diçka ndryshon në këndvështrimin për dashurinë, mendësitë, moralin e mendja çlirohet nga paragjykimet e kota, të ngritura prej shoqërisë.

Ju ftoj në leximin e librit ‘’Ditar dashurie i një shkrimatri’’ shkruar nga Albatros Rexhaj!
Së fundmi, të gjithë krijimtarinë letrare të Albatros Rexhaj mund ta lexoni në faqen e tij zyrtare 

Rilexohemi së shpejti,

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *