Skip to main content

"Kam shumë për të thënë", terapia mbi dashurinë dhe dhimbjen



Pas një mungesë të gjatë, me përfundimin e studimeve dhe nisjes së pushimeve i rikthehem miqësisë sonë të përbashkët virtuale, dashurisë për librat dhe marrjes së kohës së nevojshme për një ripërtërije shpirtërore e fizike, pas një dimri të gjatë e të lodhshëm.

Këto kohë leximet e mia janë përqëndruar në libra professional, mbase asapk interesant për letërsidashësit, por të vlefshëm për zgjerimin e horizonteve vetjake. Megjithatë, Botime PEGI nuk më lanë këto kohë ta harroja tërësisht pasionin tim të zjarrtë për letërsinë. Një nga prurjet më të fundit në shqip prej tyre është libri i një shkrimtari belg, fitues i Cmimit Europian për Letësinë më vitin 2016 dhe triumfues i Cmimit të Debutuesve më vitin 2014,në vendin e tij të origjinës, Belgjikën.

Libri ‘’Kam shumë për të thënë’’ shkruar nga Christophe Van Gerreway dhe përkthyer nga Irena Rama vërtetë u kthye në një mik besnik përgjatë kohës, së cilës u zhyta në leximin e tij. Ky roman është ndërtuar në formën e një rrëfimi publik mbi çështjet më private të një djali, të zhgënjyer nga lidhja e fundit dhe të ngatërruar në mendimet dhe përditshmërinë e tij.

Gjatë shfletimit, qysh në faqet e para krijohet një lidhje e veçantë mes lexuesit dhe narratorit. Mbase kjo ndodh si pasojë e thjeshtësisë dhe çiltërsisë së trajtimit të dashurisë, problemeve dashurore, të cilat i hasim çdo ditë, ndikimit të teknologjisë në jetët dhe marrëdhëniet tona dhe zbulimit të vetes në ngjarje të caktuara a karakteristika të personazheve.

‘’Kam shumë për të dhënë’’ është një tregim i sinqertë mbi dashurinë, ndarjen, zhgënjimin, gabimet, pendesat dhe depresionin. Narratori, qysh në fillesat e hershme të librit nis shkrimin e një letre. Kjo letër edhe pse disi e ngatërruar dhe e ndërlikuar dhe tërësisht e pangjashme me formatin tradicional të letërkëmbimit, merr trajta të ndryshme, duke e kthyer lexuesin herë në retrospektiv e hërë në përditshmëri. Kështu, me çiltërsi, respekt dhe inteligjencë të theksuar emocionale rrëfehen edhe detajet më të imta të një marrëdhënie dashurie të lindur në ishullin e bukur të Kretës, përgjatë pushimeve të të rinjëve. Historia rrjedh me udhëtimet e shumta të çifitit, monotonisë së krijuar në përditshmërinë e tyre, hasjen e një mungese komunikimi, e cila krijon male të tërë pengesë për bashkimin emocional të tyre deri në kufijtë e ndarjes dhe zhgënjimit.

Së pari, në këtë libër më pëlqeu thjeshtësia, e cila e bën përnjëherësh të afërt me secilin lexues. Një nga vyrtytet e kultivuara përgjatë leximeve është empatia, por ky libër nuk kërkon domosdoshmërisht një lexues shumë të stërvitur për t’u përvetësuar dhe këtë e konsideroj mjeshtëri të autorit.  Afërsia me ngjarjet,  personazhet dhe copëzat e kujtimeve bën që gjatë gjithë leximit, lexuesi të zhytet në mendime, të kthehet në retrospektiva personale dhe të mundohet të zgjidhi pikëpytjet e mbetura prej marrëdhënieve të tij.

Së dyti, sinqeriteti me të cilin trajtohet çdo element gjatë librit e kthen narratorin në një mik të besuar, me të cilin mund të ndash mendimet e të krijohet ndjesia se çështjet e zemres sa të ndryshme janë edhe kaq të ngjashme dhe ti nuk je i vetmi, që përjeton situate të koklavitura emocionale. Ky libër mund të konsiderohet si një seancë terapetutike për zemërthyerit dhe zemërplotët, sepse sado harmonike të jetë një marrëdhenie, jeta nuk është një parajse pa rrufe, shkrepëtima dhe shira të vrullshëm.

Së treti, gjatë librit preken tema të rëndësishmë mbi marrëdheniet njerëzore, miqësinë dhe dashurinë dhe mbase i jepen përgjigje disa tabuve dhe dilemave sesi marrëdhëniet përfundojnë ose transformohen.

Në përfundim mund të them se si vetë titulli i tij, ky libër më krijon ndjesinë se kam edhe unë shumë për të thënë. Ndjeva vërtetë një bashkim emocional me ngjarjen, mënyrën e trajtimit dhe personazhet. Një libër i shkruar bukur, pa ndërlikime, thjeshtë dhe me shumë ndjenjë.

Ju ftoj në leximin e ‘’Kam shumë për të thënë’’ shkruar nga Christophe Van Gerrewey!

Rilexohemi shumë shpejt,


©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *