Skip to main content

Drejt fluturimit



 Tre vitet e fundit i kam përjetuar si betejën më të rëndësishme derimë tani, prej së cilën nuk doja të njihja asnjë epitet tjetër vecse fitimtare. Përgjatë këtij rrugëtimi mes dijes mësova se rruga me destinacion suksesin është sfiduese, e vështirë, por shumë e bukur, kur përmes saj njeh njerëz, të cilët të besojnë, të mbështesin dhe nxjerrin në pah vlerat më të mira njerëzore.

Ndër vyrtytet që çmoj më shumë tek të tjerët është mirënjohja e përgjatë këtyre viteve ndihem falenderuese ndaj shumë dashamirësëve, të e cilët besuan tek ëndrrat e mia, mbështetën potencialin tim dhe më udhërrëfyen me profesionalizëm dhe pasion mësime, të cilat do të shërbejnë në formimin dhe karrierën time në të ardhmen.

Së pari shpreh mirënjohjen e thellë ndaj stafit akademik, të cilët më frymëzuan, e çelën për mua horizonte të reja plot dritë. Qysh në çastet e para që kam hedhur hapat drejt Universitetit Epoka jo vetëm jam ndjerë në shtëpi, por gjithashtu fatlume për mundësinë e të qënit pjesë e të rinjëve të cilët duhet të kthejnë faqen e Shqipërisë, drejt një EPOKE të re.




Diplomimi është veçse finalizimi i një kapitulli të rëndësishëm prej të cilit ndjej se mbaj mbi shpatulla një thes me mësime, shumë përgjegjësi dhe në zemër mijëra ëndrra të parealizuara ende. 
Gjatë këtyre viteve kuptova rëndësinë dhe vlerën e kohës; ndjeva dashamirësi, mbështetje dhe vlerësim prej profesorëve të mi, shëmbullin e të cilëve dua të ndjek në karrierën time; njoha miq të mirë, të cilëve i uroj një të ardhme të ndritur e gjithashtu u rrita pak e nga pak.

Mbështetja ime e përhershme, me përkushtimin dhe ngrohtësinë e tyre mbeten prindërit e mi, të cilëve u përulem për dashurinë pakushte, sakrificat e të cilëve dëshiroj t'i shndërroj në grimca krenarie dhe miliona buzëqeshje.

Suksesi është diku mes reve dhe unë sapo përgatita krahët për të fluturuar në kaltërsi!

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *