Skip to main content

Librat frymëzues të muajit shtator


                                    Image result for girlboss books

Muaji i fundit ka qënë tërësisht i përqëndruar tek rruga për të takuar ëndrrat e mia, udhëtimi i mundimshme dhe i lodhshme i ngjitjes së shkallëve për të prekur yllin, të cilin e shoh prej kohësh dhe luftës së brendshme të të mbijetuarit në një realitet të ashpër. Vendosa të lexoj më pak letërsi klasike emë shumë libra frymëzues, shkruar nga vajza e gra, të cilat kanë influencuar mendësinë e miliona të tjerave nëpër botë, që dëshiroj t’i ndaj me ju.

1.       I am that GIRL – Alexis JONES

Nëse gjendeni në një udhëkryq, mes ëndrrash e dëshirash e mungesës së vetëbesimit për të marr vendime, zgjedhur midis mundësive dhe vështirësive për të ndërtuar qëllime konkrete, ky libër do të shërbejë si një udhërrëfyes i vërtetë. Leximi i këtij libri më njohu me mësime të vërteta jete duke më rikujtuar pozitivitetin në çdo vëshirësi e disfatë. Veçantia e këtij libri qëndron tek fuqia e tij për të ndryshuar mëndësinë mbi aftësitë e tua, dashurinë për veten dhe kujtesën se TI  je një individ unik.

2.       #GIRLBOSS – Sophia AMORUSO

Nëse jeni në kërkim të një libri, të cilin e merrni në duar kur ndiheni të pashpresë, por brenda tij jeton energjia e bukur, e cila të beson se t’i mund të ndryshosh botën, lexoni pikërisht #GIRLBOSS. Sophia Amoruso, sipërmarrësia e njohur, e cila me rebelizmin dhe inteligjencën e saj arriti të ndërtonte një perandori, me peshën e përgjegjësisë dhe kënaqësisë, që vëtëm pavarësia mund të të falë ka shkruar një libër të këndshëm, me nota humori, sarkazme dhe tepër elegant. Gjatë leximit, veçse ndikohesh thellësisht nga ambicia dhe eksperienca do të përvetësosh një histori suksesi dhe disa mësime të vlefshme biznesi. Gjithashtu, ju sugjeroj të shihni serialin e prodhuar nga Netflix me të njëjtin titull, bazuar tërësisht në këtë libër.

3.       Becoming – Michael OBAMA

“Të bëhesh” mbase është ndër librit më të përfolur të verës në mbarë botën. Kureshtja për jetën e një prej grave më të arrira, vështirësitë e t’u qënit Micheal Obama dhe përjetimet e saj janë shprehur me një elokuencë të veçantë dhe ndjeshmëri të lartë. Pasi e lexova, ndjeva fuqinë e saj, rëndësinë e vetbesimit, fatin e të rrethuarit nga njerëz prej të cilëve mund të mësosh shumë dhe peshën e të qënit thjeshtë njeri. Mendoj se ky libër sjell eksperiencën e Zonjës së Parë të SHBA-së në përjetimet njërëzore, të cilat nuk e bëjnë aspak të ndryshme nga gratë e tjera.

Libra të tillë, frymëzues e me eksperienca të vërteta janë një mënyrë e thjeshtë për të kuptuar se nuk je e vetme. Së pari, të qënit në mëdyshje për jetën dhe të ardhmen tënde nuk do të jetë një gjendje e përhershme, ndaj njohja me histori të ngjashme, mbase ndihmon për mos të humbur shpresat. Së dyti, suksesi nuk është një destinacion, por një rrugëtim i tërë. Së treti, të ngarkuarit e vetes me dhjetra detyra e përgjegjësi për të prekur suksesin sa më parë nuk është zgjidhja e duhur. Mjafton që për sot të  buzëqeshësh dhe kështu e preke një rreze shkëlqimi prej suksesit.

Rilexohemi shpejt,
©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com




Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *