Skip to main content

"Zonja Vdekje", lamtumira letrare e Bukovskit




Të paturit më shumë kohë për leximin dhe pasionet e mia është ëndërrimi më i shpeshtë që lulëzon në mendjen time kohët e fundit. Kështu, mes përpjekjesh për të përbushur çdo përgjegjësi dhe njëkohësisht duke mbajtur gjallë dëshirën për t’u arratisur në botën e librit, leximi im i fundit lidhet me një autor të veçantë, larg klisheve dhe moralit, por thellësisht të këndshëm si Bukovski.

“Zonja Vdekje” është libri i fundit i Çarles Bukovskit, i botuar pas vdekjes së tij më vitin 1994. Një libër tërësisht i ndryshëm nga çka jemi mësuar të lexojmë nga ky shkrimtar, me një rrjedhë të brendshme frenetike, me personazhe që enden e vrapojnë, arratisen e rishfaqen mori vëmendjen time ditët e fundit. Gjithçka është larg autobiografisë, por përgjatë gjithë përmbajtjes së romanit gjenden referenca lehtëisht të dallueshme të jetës së tij.

Teksa ky roman dorëshkruhej, Bukovski ishte në dijeni të Zonjës Vdekje, e cila i qëndronte më pranë se kurrë e pritej ta rrëmbente çast pas çasti. I gjithë libri është ndërtuar si një alegori e mirëfilltë e një trillimi të pastër në kufijtë e një parodie të zhanerit dedektiv.

Për të hyrë pak në brëndësi të librit mund të themi se pikërisht personazhi më interesant, i cili rrotullon si një vorbull të gjithë historinë dhe mbush me pasiguri, dyshime dhe sfida personazhet e tjerë është Zonja Vdekje. Nick Belen është një dedektiv, i alkoolizuar, i cili gjen gjithfarë kotësirash për t’u marrë gjatë orarit të tij të punës. Papritur, një ditë në zyrën e tij vë këmbën Zonja Vdekje, një grua e pashme dhe e ndërlikuar, e cila e angazhon dedektivin për të hulumtuar mbi një burrë misterioz me të cilin ishte hasur në një librari të zakontë. Dyshimet e saj lidheshin me ngjashmërinë e burrit dhe shkrimtarit të njohur Selinë, i cili kishte ndruar jetë shumë vite të shkuara.

Belan, si një dedektiv i devotshëm e pranon pa e menduar dy herë këtë detyrë e krahës kësaj pune të rëndësishmen nën porositë dhe udhëzimet e kujdesshme të Zonjës Vdekje përfshihet në një mori rastesh të tjera misterioze. Gjithë atmosfera e një qyteti të shpejtë e një dedektivi të ngathët, i cili me mundim përpiqet të sinkronizohet në ritëm krijon situata komike, të cilat veçse të bëjnë të argëtohesh, ndezin në mendjen tënde pyetje ekzistencialiste, të cilat presin të marrin përgjigje.

Dedektivi Belan kërkon të zbulojë një mister ndërkohë që në të vërtetë përballet me misterin e ekzistencës së tij, gjë e cila e drejton të gjithë romanin në disa çështje humoristike-ekzistecialiste.
Duke ditur gjendjen e vështirë shëndetësore të Bukovskit teksa shkruante librin mund të kuptojmë kurajon, satirën dhe forcën me të cilën ai përballej me vdekjen. Gjithashtu, dozat e vrazhda të humorit njësoj si gjuha e përdorur gjatë rrëfimit e bëjnë këtë libër të prekshëm nga lexuesit po aq sa të pazakontë për ta dukë patur parasysh se historia bazohet në një trillim.

Nëse do më duhej të rendisja disa arsye pse ky libër duhet lexuar do vijoja si më poshtë:
Së pari, ky libër i fundit i autorit shërben si një përbledhje e gjithë krijimtarisë së tij të gjatë. Së dyti, humori dhe satira e përdorur e zhvendosin këtë libër ne një tjetër dimension, duke e zhveshur nga klishet e librave tepër serioz. Së treti, në një jetë të shpejtë, të vrazhdë, të ashpër dhe të lodhshme kur destini i fundit është Zonja Vdekje, një libër i tillë të prezanton ndryshe me të, jo vetëm si fataliti që na ndjek pas, por nganjëherë si telashi që kërkojmë vetë.
Ju ftoj në leximin e “Zonja Vdekje” nga Bukovski.

Rilexohemi shpejt,
©RE[10/30, 17:45

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *