Skip to main content

Lexuesit mëkatar. A je njëri prej tyre?

 


Pas periudhash të gjata shkëputje nga “Një tufë rrezesh nëpër RE”, hera-herës më kaplon një hezitim, nga pesha e fajit se e kam lënë pas dore e nuk kam treguar dedikimin dhe përkushtimin e një viti më parë, por më pas rikujtoj çdo mesazh që kam marr ndër vite tanimë, çdo lexues që kam njohur prej qoshkës sime të lumturisë, e çdo mik të ri që kam krijuar dhe nxitoj të shkruaj me nxitim, fjalët që më burojnë nga shpirti. 😊

Si një lexuese konsistente, librat nuk janë për mua një objekt çfarëdo me funksionin e informacionit, shpenzimit të kohës në mënyrë interesante apo kënaqësisë. Librat janë MIQTË më të vjetër që kujtoj nga vegjëlia ime dhe dashuria për ta kalon kufijtë e një afeksioni me sendet. Unë besoj plotësisht se librat kanë shpirt e lulëzojnë sa herë ndjejnë sytë lexues në rreshtat e tyre, por sot dua të flas për një shqetësim.

Në përditshmëri kam hasur disa veprime, të cilat dua t’i quaj “ mëkatet e lexuesit”. Nga vetë fjala “mëkat” nuk do shumë mend të kuptosh se bëhet fjalë për veprime të pahijshmekundrejt çdo gjallese me shpirt. Jolibërdashësit do jenë duke qeshur me zë të lartë teksa lexojnë sesi në këtë blog librash, këtyre të fundit i referohem si gjallesa, por miqtë e “Një tufë rrezesh nëpër RE” as më gjykojnë, e as nuk qeshin. Përkundrazi, jam e bindur se i vuajnë këto shqetësime njësoj si unë.

  •  Fletë dëmtuesit

Le të flasim pak për përthyerjen e fletëve. Ndjej se qarkullimi im i gjakut shtohet vetëm kur e imagjinoj si veprim. Pse dikush do zgjidhte të dëmtonte fletën e një libri dhe të mos bëhet pak kreativ për të gjetur mënyra sesi të shënjojë faqen ku ka ndërprerë leximin për t’u rikthyer sërish? Më lejoni të kujtoj disa truke SHUMË të thjeshta sesi të ndaloni së bëri këtë, nëse ende jeni në kategorinë e “fletë-dëmtuesit”.

Së pari ekzistojnë libërshënjuesit. Tanimë në treg ka versione të ndryshme, nga ato artisitiket e pikturuara nga duar të talentuar piktorësh, e deri te ato prej motivesh të ndryshme tekstile e plastike.

Së dyti, ngjitësit e vegjël shumëngjyrësh janë një formë shënjuesish. Kushtojnë pak e janë të këndshëm.

Së treti, në ato raste ku nuk ju gjendet një letër për të vendosur në cepin e librit, mos harroni se telefonin e keni gjithnjë aty. Përdoreni aplikacionin e shënimeve si një hapësirë për të kujtuar edhe këtë detaj të rëndësishëm.

  • Grabitësit e librave

Ndjesë nëse tingëlloj e ashpër me këtë term, por si rrallë herë nuk preferova të tregohem aspak delikate. Sa e sa libra keni dhënë me mirëbesimin se do ju kthehen e nuk i keni marrë më kurrë? Mua më ka ndodhur disa herë, e nësë ndonjëri prej tyre po më lexon: MBAJ MEND SECILIN PREJ JUSH! 😬

Gjithashtu, jam gjendur edhe në bangën e të akuzuarit, kështu që më lejoni të gjej rastin e të bëj një autokritikë. Të huazuarit libra, e të mos dhënit të tyre mbrapsht për disa mund të jetë një neglizhencë, disa të tjerëve mund t’i duket një harresë e parëndesishme, e për të tjerë një problem i vockël, lehtësisht i zëvëndësueshëm. Mendoj se të mos japësh mrapsht një send aq të dashur që dikush të ka huazuar nuk është  një mëkat i vogël dhe nuk jam dakord me shprehjen se vetëm një budalla do kthente mbrapsht një libër. Grabitësit e librave mëkatojnë njësoj si ato të bankave, pikërisht sepse ai libër për huadhënësin mund të këtë vlerë të paçmueshme. Nëse ke ndonje libër  që e ka zënë pirgu në bibliotekë, por dikush ta ka besuar për një kohë të caktuar shkruaji e kujtoja, mbase nuk do e dojë më mbrapsht, por mos jeto me peshën e grabitjes së një thesar.

  • Shënuesit e pashpirt

Për çfarë të duhet ai stilolapsi me bojë të shëmtuar, lapustili njollacak e lapsi me majës e thelpisur, i nderuar lexues? Në ka një veprim më diabolik mbi fletët e librit është pikërisht mbajtja e shënimeve e zhgarravitja. Edhe une dua të mëmorizoj fjali e fragmente të caktuara, mbaj shënim fraza e detaje, por kam një bllok të dedikuar për këtë. Kjo është një ide pak më e zgjuar duke ditur se të gjitha shënimet i ke të organizuara e mund t’i gjesh lirisht sa herë të të duhen. Ju lutem bëni që stilolapsi i tmerrshëm të mbajë distancë sociale me fletët e librit. Thjesht e infektojnë me virues dëmtues.

  •  Lexuesit gjysmak

Mbase do ishte një gënjeshtër të thuash se nuk kam lënë kurrë një libër pa lexuar deri në fund, por rastet duhet të kenë qënë vërtetë të pakta. Mendoj se një lexues gjysmak ka disa arsye që përfundon në i tillë. Së pari, gjendet në një rrëmujë të tmerrshme librash, që shtohen prej të rinjve duke marrë vëmëndjen e të vjetërve. Së dyti, lexuesit e disa librave përnjëherë kanë më tepër tendencë të shpërndahen e të mos përfundojnë dot asnjërin. Së treti, vrulli i jetës bashkë më kohën i merr dhe dëshirën për të lëxuar.

Do e cilësoja lënien përgjysëm të një libri si mëkat, pikërisht prej faktit se kur vendosim t’i dedikojmë kohë diçkaje duhet ta përfundojmë procesin për të dalë në përfundim e nuk duhet të paragjykojmë.

Për ta përmbledhur, në këtë artikull u mundova të shpreh disa nga veprimet e pahijshme kundër një sendi të mrekullueshëm, siç libri është. Nëse diku ndjetë doza hiberbole, ironie e vrejtjesh ka gjasa të jeni një nga mëkatarët e lartpërmendur. Kujdesuni për librat si për një pasuri të cmuar!

 

Rilexohemi shumë shpejti,

©RE


*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *