Skip to main content

"Gjemia e mbytur", rrëfimi kushtuar jetëve te ndërprera




Më në fund mora guximin të shpreh përshtypjet e mia për librin “Gjemia e mbytur” shkruar nga një prej autorëve të  mi më të dashur të letërsisë bashkëkohore shqipe, Fatos Kongoli. Kongoli është një shkrimtar që sjell dhimbjen dhe vuajtjet në letërsi, nëpërmjet mënyrave më empatike. Me siguri keni lexuar qoftë edhe një nga romanet e tij, të shkruar gjithnjë me shumë elegancë, stil të vecantë, prej të cilit arrin menjëherë të kuptosh autorësinë e tij në një fragment, nëse luan gjëgjëzash dhe historitë të cilat në zemër të tyrë mbartin gjithnjë një fabul therëse të historisë së kombit tonë.

Kongoli është shkrimtari i lirisë. Liria e tij shumëfaqëshe e përfaqëson në narracion, në ndërtimin e personazheve, në retrospektivat dhe në shpërdredhjet e historive. 

Rrëfimet e tij lindin nga realiteti social-kulturor shqiptar me individët në tranzit. Gjithçka në librat e tij është në një udhë pakrye, njërëz që nuk dinë nga vijnë e ku do shkojnë, të ngecur në kohë, të transformuar nga dhimbja e hera-herës me kujtesë të shkuar.

Edhe “Gjemia e mbytur” është një kurë për tragjeditë shqiptare e fatet njerëzore, një katarsis për të gjithë ata që ndjejnë një copëz veteje në histori. Ky libër ngrihet si një homazh për ëndrrat e vrara, jetët e marra, njerëzit me fat të degdisura në skamje, në askund e vuajtje, dashuritë e prera më gjysmë e plagët që duhen shekuj të tjerë të ndalojnë së lënguari.

Me pak fjalë, rreth pesë dekada dikaturë nuk shlyhen lehtë, jo vetëm prej atyre që e jetuan dhe kanë kujtesë njërozore, veç asaj historikes për këtë periudhë, por gjithashtu për brezat e lindur pas betejës me demonët, në të cilët përfshihem edhe unë. Gjithë çka di për atë periudhë të ërrët, të trishtë, rrënqethëse e çnjerëzore janë dëshmi njërëzish, rrëfimë librash, histori filmash e dokumentarësh, por asnjë narracion përgjegjësish, askënd që mori përsipër qoftë një jetë të hedhur kushedi se në cilën humnerë të zonave me të pandriçcura të Shqipërisë, pavarësisht elektrifikimit. 

E nisa duke folur për ketë shqetësim që më mundon, sepse kjo është edhe tema kryesore e këtij romani. Si mendoni se jeton sot një ish-hetues i asaj periudhe, me ato shpirtra të mbytur mbi supe, me ato gjëmime armësh të shtira pa të drejtë, me pretekstin e frikën se pushteti kërcënohej, se propaganda shkundej e se populli do t’i rrëzonte. Si jeton njeriu me këtë peshë pendesë (nëse ndonjëherë e kanë ndjerë) me dridhjen e shpirtin kur do duhet t’i dalësh para Zotit, e me duart e ndyera ma gjak?

Me menyrën e tij rrënqethëse rrëfyese Kongoli futet në jetën e vrasësve, në shtëpitë, familjet, marrëdhëniet e mendjet e tyre. Ky roman aq sa të kall datën prej ligësisë që arrin të detektosh në mendjen e nje njëriu, aq edhe të bën vigjilent mbi fatin e madh për atë që vetë se jetuan, e mbi të gjitha empatik, për çka kanë jetuar të tjerët.

Më lejoni të rendis disa arsye pse ky libër nuk duhet të mungojë në leximet tuaja:
Së pari, njohuritë mbi këtë periudhë nuk janë kurrë shumë. Gjithnjë ka ende të reja për të dëgjuar e lexuar, e për fatin tonë të zi janë histori të vërteta ndarjesh, dhimbjesh, tragjetish, lotësh, gjaku e vdekje. Një komb që nuk njeh historinë e tij nuk është i qartë për qëllimet e së ardhmes, e për të kuptuar edhe një herë më shumë rëndësinë e gjërave që mbase brezi i ri i merr të mirëqena si të ëndërruarit, të dashuruarit, të qënit i pavarur, të shprhurit e të jetuarit ashtu si ndjen.

Së dyti, ky libër përcjell depërton mendjet njërëzore, duke fanitur çdo maskë që njërzit krijojnë për t’u përshfaqur më të mirë, më të respektueshëm e ëngjëllorë. Hera-herës më kujton luftën klasike të së mirës e së keqes, e cila tingëllon kaq naive ta thuash, por kaq e trishtë ta mendosh si pjesë e një realiteti të shkuar.

Së treti, ky libër ka fuqinë të të katapultojë në jetët e atyre që kanë shkaktuar këto drama njërëzore, ku çdo lexues ka mundësinë të lexojë se çfarë ndodh në familjet, shtëpitë, zemrat e mendjet e këtyre njërzve. Ajo që kuptohet lehtësisht është se këta njërëz kanë infektuar ligësi në familje e jo vetëm në "punë".

Në përfundim mund të them se ky libër është nga ata të cilët meritojnë leximin e atyre që jetuan gjatë diktaurës ose patën fatin të vijnin në këtë botë pas lulëzimit të sistemit të ri politik. Gjithashtu, ky roman do ju ndezi në zemër zjarrin e një revolte për drejtësi duke dashur që përgjegjësitë e këtyre vandalizmave të vihen përballë drejtësisë, të keni guximin të përballen me krimet e kryera, me shpresën se të gjithë ato shpirtra të prehen të qetë e të gjejnë paqen.

Ju ftoj në leximin e " Gjemia e mbytur"!

Lexohemi shpejt,

©RE


*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *